Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sylejman Thaqi dhe Norë Gashi: Reagim në shkrimin e Xhavit Halitit ''mallkimi i kufinjëve shtetërorë''...

| E hene, 23.11.2009, 02:03 PM |


REAGIM NË SHKRIMIN E XHAVIT HALITIT “MALLKIMI I KUFIJVE SHTETËRORË
“MALLKIMI” I KUFIJVE TË AHTISARTI

Nga Sylejman Thaqi dhe Norë Gashi

Zotëri Xhavit Haliti, nëse nuk e keni marr këtë shkrim të gatshëm e të përkthyer nga Brukseli si ka ndodhur me Deklaratën e Parlamentit të Kosovës të 5 prillit 2007, për “aprovimin” e Planit të Ahtisarit, nuk keni pas nevojë me marr gjithë këtë mundim me na shpjegua se si po përcaktohen kufijtë e Kosovës nga “të ngarkuarit e Qeverisë të Kosovës”. Sepse e dimi të gjithë se në Planin e Ahtisarit kufijtë janë përcaktuar sipas kërkesave sllavo-greke, ndërsa në teren kjo është realizuar nga rrogëtar të zakonshëm. Të rikapitullojmë: Këta kufij janë produkt i diktaturës së BE dhe janë KUFIJTË E AHTISARIT, njësoj sikur që e kemi Kushtetutën e Ahtisarit, Flamurin e Ahtisarit, Himnin e Ahtisarit, Emblemën e Ahtisarit dhe Festat e Ahtisarit.

Zotëri Xhavit Haliti edhe vet e jep shpjegimin se si janë vendosur kufijtë e huaj brenda Shqipërisë në periudha të ndryshëm historike që nga Kongresi i Berlinit e deri me sot. Ai shpjegon se ata nuk janë vu aty pse ka pas konflikte shqiptarët mes veti, por se tjerët i kanë vendosur aty me përdorimin e dhunës kundër vullnetit të shqiptarëve. Ndarja e gjysmës së Shqipërisë mes Grekëve dhe Sllavëve u bë me mbështetjen e fuqive te Evropës dhe vazhdimisht ata kufij u shtyhen në brendësi të trojeve shqiptare, ashtu si po ndodh edhe në ditët e sotme. Populli Shqiptar i Kosovës dhe trojet e ti etnike përveç që u ndan nga trungu kombëtar, u nda edhe njëherë brenda ish RSFJ dhe u fut nën sundimin e tri republikave sllave, për tu sunduar e asimiluar më lehtë. Në pa mundësi që çështja shqiptare në ish RSFJ të shuhet në tërësi, Beogradi detyrohet që të pranon një autonomi të kufizuar për pjesën qendrore të Kosovës ku shqiptarët ishin numër shumë të madh, ku u themelua ish KSA e Kosovës, por duke lan jashtë saj viset tjera të Kosovës Lindore, Malësinë e Hotit dhe Maqedoninë Perëndimore Shqiptare nën sundimin e sllavo-maqedonëve, serbëve e malazezve.

Pra, ata kufijtë janë vu aty gjatë diktaturës komuniste titiste me Kushtetutën Jugosllavisë me përdorimin e terrorit shtetërorë, kundër të cilëve kufij Populli Shqiptar ka derdh gjak në tera luftërat e kaluara. Sepse këta kufij “ndërkombëtar” brenda trojeve tona kombëtare janë vu aty me dhunë kundër vullnetit te shqiptarëve dhe vetëm me dhune munden të mbahen aty. Kufijtë e ish KSA të Kosovës ne mund ti konstatojmë vetëm si të tillë, ashtu si janë edhe kufijtë administrativ të Shqipërisë londineze, por jo edhe ti pranojmë si kufij nacional.

Nëse sot nuk kemi fuqi ata me i ndryshua, do të kemi nesër! Këtë të drejt ju nuk mund të ua marrin askush as gjeneratave të sotme e as atyre të ardhshme. Ata janë kufij armiqësor që nuk i kemi vu vet dhe që kurrë nuk kemi me i pranua për hatër të askujt. As një kasollë shqiptare dhe as një pëllëmbë e tokës etnike shqiptare nuk ka me ju fal askujt për hatër të kur far njohjesh.

Diktaturat e huaja civile, policore e ushtarake kurrë nuk kanë arritur as do të ia arrin të na bindin që të heqim dore nga as një pjese e Atdheut ton. Tani Xhavit Haliti për hatër të republikave sllave e për hatër të Brukselit dhe të 63 shteteve që na kanë njohur po bën thirrje me i pranua edhe shtyrjet tjera të kufirit në brendësi të Kosovës. Ato vende që Xhavit Haliti i quan miq edhe pas shpalljes se pavarësisë formale i lan të digjen pikat kufitare me Serbinë nga çetniket serb që e shtyn kufirin në Ibër. Po të ndodh qe shqiptaret ti djegin pikat kufitare me Republikën e Shqipërisë Brukseli do të jap urdhër KFOR-it të hapet zjarr nga të gjitha armët, si ndodhu me 18 mars 2004. Kaq miq të mirë që kemi në Bruksel.

A jeni të vetëdijshëm zotëri se Kombi Shqiptar është vetmi popull në kontinentit e Evropës i cili vazhdimisht numerikisht po rritet, ndërsa nga BE vazhdimisht po zvogëlohet territori i ti etnik. Prandaj dërgojeni këtë mesazh Brukselit: Ose keni me lan Kombin Shqiptar me u bashkua dhe me e shtri shtetin e vet unik në territoret e veta etnike në Ballkan, ose gjysma e këtij populli do të shpërngulet në hapësirën e shteteve të Evropës. Ky do të jetë çmimi i dhurimit të trojeve etnike shqiptare te grekët dhe te sllavët nga ana e Evropës. Ky do të jetë edhe çmimi ndarjes të kombit shqiptar në 6 shtete. Leni dokrrat sepse mashtrime më nuk ka – PA INTEGRIME KOMBËTARE nuk ka INTEGRIME NDËRKOMBËTARE!

Kushtetuta e Ahtisarit është një turp dje një trup i huaj në tokën e Kosovës njësoj si kanë qene Kushtetutat e Titos e Nikolla Pashqit dhe Tnazimati i Sulltanit. Në Kosovë do të vazhdon të vlente Kanuni i Lek Dukagjinit, Programi Kombëtar i Lidhejs së Prizrenit dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku thuhet se synimi i Kombit Shqiptar mbetet bashkimi i tëra viseve etnike brenda një shteti! Respektojmë edhe Kartën e OKB për minoritet, por askush i huaji nuk mundet të behet zotë shtëpie në vendin ton me vullnetin ton. Gjendja e tanishme mundet të mbahet edhe për do kohë vetëm me dhunë. E dhuna vetëm dhunë do të prodhon! Kush kërcënon me mbajtjen e kufijve mes shqiptarëve e kërcënon paqen vet!