Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
| E shtune, 21.11.2009, 09:36 PM |
Blerim Rrecaj
HAP DRITAREN
Hap dritaren
Kjo natë qenka e ftohtë
Shoh vetëm një yll dhe dritaren e mbyll
Të lehra qensh dëgjoj
Dhe kërkoj një varg të lirë
Zhurmë e automjeteve sonte është muzikë
Nuk e di
A do ta hap prapë dritaren
KALOI SHPEJT
Ditën e sotme sa shpejt e shuajti nata
Dhe kjo natë duket ta ketë të njejtin fat
Për t’ia dorëzuar njëra tjetrës solemnisht stafetën
E për të vazhduar, për të vazhduar me vrap…
VETEM HAP DRITAREN
Hap dritaren në këtë mëngjes
Mjegullat paskan rënë përtokë
Mund të ketë edhe vesë…
…Po dal në mal
Se kam një hall
Kam një hall edhe një mall
Do të qaj e do bërtas
Kam frikë se do të humbas
Zot veten jo s’do ta vras
Kam një hall edhe një mall
Po dal në mal
Po dal
Po dal
DUKE PRITUR
Në cepin e kafenesë
Pres
Herë-herë shfletoj një gazetë
Dhe lexoj artikullin me titull “Ku është Zoti”
Pakëz tinëz vështroj dhe më vështrojnë njerëzit përreth
Nuk ndihem aq keq
Dhe them
Në këtë qytet të tollovishëm
Kush e bëri një lutje të mirë për mua
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.