Sami Islami: Zgjedhjet ''demokratike''
	| E shtune, 21.11.2009, 08:30 PM |
	 Sami ISLAMI
Sami ISLAMI
ZGJEDHJET „DEMOKRATIKE“
Më parë 15 nëntorët
Nuk më zgjonin interesim...
Por të sivjetmin e kam pritur 
Vërtetë me padurim.
Jo edhe aq, 
Se cila parti 
Do të fitonte
Që ta “shpëtonte” komunën , Kosovën...
Njëkohësisht 
Po që nga shamata… 
Veshët e mi, të më pushonin
Seriozisht..
Reklama zgjedhore,
Debate zgjedhore,
Premtime astronomike,
Rrena klasike.
E çka jo ?
Dëgjuam në fushatën e parë
Në Kosovën e pavarur...
E  „demokratike“!
 
Njëri premtonte
Vende pune sa të duash
Si në qytet
Katund...
A në fushë...
Tjetrit i dukej  
Se po i vinte „vera kah dera“
Dhe filloi të premtonte 
Për të gjithë arsimtarët 
Kompjutera!
Edhe kryeministri
Në disa komuna tona
Premtonte  investime  
Me dhjetra miliona!
Po „shyqyr“ fushata  zgjedhore 
Përfundoi
Dhe dhembja e kokës sime
Më në fund…
Pushoi.
Po  nuk di
Vallë,  nga të gjitha këto premtime 
Që u dhanë.
A pati ndonjë lider të premtonte
Aeroplanë!?
19 nëntor 2009
	
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.