Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Trimi legjendar Skenderbe, do të vij edhe tek ju

| E premte, 20.11.2009, 10:40 PM |


TRIMI LEGJENDAR SKENDERBE, DO TE VIJ EDHE TEK JU

Nga Ramiz DERMAKU

Ne mërgimtarët kur të kthehemi në Kosovë-e në Prishtinë, do ta shohim e "bisedojmë" me prisin legjendar Skënderbe.Do ta pyesim ngadal dhe të qetë?!, pse u vonove..,kaq shumë, pse na harrove ne shqiptarëve të Kos-ovës.., por nuk do të harrojmë ta pyesim, se kur do të shkosh edhe në Kosovën lindore, ilirid,Ulqin. Prandaj u bëjë
thirrje të gjithë vllëzërve shqiptarë në trojet etnike se trimi legjendar Skënderbe, një ditë..., do të vijë edhe tek ju.

Asnjë herë nuk e kamë parë popullin e Kosovës më të lumtur, më të gëzuar, më të disponuar e më të lirë., se sa me 17- nëntor. Edhe rrugët, shkollat, spitalet, fshatrat , qytetet, pyjet, institucionet tona atë ditë kanë buzëqeshur. E njejta gjë ndodhi edhe tek ne mërgimtarët në diasporë. Të gjithë mërgimtarët mendjen e kemi tek zgjedhjet në Kosovë. Të gëzur po shkojmë në punë, sepse tani kemi institucionet tona. Qeshnin mërgimtarët tanë,qeshnin njerëzit në Kosovë e trojet etnike shqiptare sepse në Kosovë tani ka ardhë trimi legjendar - Skënderbe, i cili po na jep dritë e bukuri. Ne mërgimtarët kur të kthehemi në Kosovë, e në Prishtinë,do ta shohim  e " bisedojmë " me prisin tonë më të dashur Skënderbe: Do ta pyesim ngadal dhe të qetë , pse u vonove.., kaq shumë, pse na harrove ne shqiptarëve të Kosovës.., por nuk do të harrojmë ta pyesim se kur do të shkoshë edhe në Kosovën lindore, në Ilirid e në trojet etnike shqiptare që edhe atje ta gëzosh popullin tënd i cili vite te tëra-shekuj ka mësuar për punën tuaj, kontributin, luftërat e sukseset tua, dhe tani ka ardhur koha që ngadal të shkoni dhe ata të "bisedojnë e komunikojnë " me ju..., Cdo herë kur ne mësonim në shkollë për ju shikonim portretin tënd , por dikur politika serbosllave, të largoi nga shkolla, nga drita dhe të mbyllën nepër podrume. Por në zemrat tona kishe hyrë thellë, emri dhe vepra e juaj na jepte forcë, energji, guxim e trimëri. Pushteti serb mendoi se me largimin e fotografis suaj nga shkolla, e nga institucionet tona ne do ta harrojmë emrin dhe veprën tuaj..., por ai gaboi se ne kurrën e kurrës nuk të harruam por me ju dhe për ju jetuam. Ne zemrën dhe shpirtin tonë kishe hyrë thellë dhe ata nuk mund të të largonin nga zemra dhe shpirti ynë. U munduan që të na largojnë nga ju por ata gabuan..,sepse ne shqiptarët kurrën e kurrës nuk do të lejojmë të luhet me nderin, karakterin, veprimtarinë, luftërat e sukseset tua. Ditë më parë kamë lexuar një libër për veprimtarinë tuaj, se si luftoje me kalë për të    mbrojtur e ruajtur tokat shqiptare. Një nat të kamë parë (ëndërr) se si luftoje me kalë e shpatë (duke ua prerë qafën armiqëve). Por nuk të kam parë kurrë ( asë në ëndërr ) duke shkuar drejtë Kosovës Lindore, drejtë Preshevës, Shkupit, Tetovës, Ulqinit, që nji ditë ti gëzosh edhe ata, sepse ka ardhur koha të nisesh ngadalë por i sigurt. Një ditë më pyet djali -Elbasani? Cka po lexon ? ! I thashë për hitorin e Skënderbeut. Pasë një rruge të gjatë e të mundimshme arrite tek ne në Kosovë.Tani pusho i qetë, ç´lodhu shuaje mallin për ne. Pasë një pushimi përsëri ndërhyri Elbasani. Babi pse Skënderbeun s´mund ta ndal askush ?! I themë ( atë smunden ta ndalin as  gjatë luftërave) ai nuk friksohet kur ecë në trojet shqiptare, ai e di se shqiptari ka besë dhe për besë ai vdesë.

Kali i Skënderbeut - gjatë luftërave ishte i lodhur i rraskapitur, i pikonin djersët, por ai nuk ndalej ai luftonte s`bashku me Skënderbeun. Edhe para nisjes nga Tirana për në Prishtinë, ai sikur u shtrëgua dhe tha: Unë jamë i përgatitur të nisem drejtë Kosovës, dhe u nisë.., ecte ngadal drejtë Kosovës, dhe akoma pa arritur në Kosovë..,sikur foli.., pas një pushimi në Kosovë - Prishtinë ne do ta vazhdojmë rrugën. .. Nga gëzimi dhe hareja populli i Kosovës qante, ndersa Skënderbeu me kalin e tij ecte ecte drejtë Prishtinës dhe nuk fliste (ai kishte folur më parë). Mbi 5-shekuj kur arsimtarët, profesorët, prindërit, historianët  flisnin për ju, populli ju donte ju përqafonte dhe me dashuri të madhe mbanim e i bartnim fotografit tuaja. Por mendimet,shpresat  dhe ëndërrat tona kurrë si humbëm. Prandaj u bëjë një thirrje të gjithë vllëzërve shqiptarë që jetojnë në trojet etnike: Kosovën Lindore,Iliridë e Ulqin etj, që së pari ti rregullojnë rrugët dhe vendin se ku do të pushojë trimi legjendar Skënderbe. Sepse pasë një pushimi..., ai do të niset dhe ti vizitojë të gjitha trojet etnike shqiptare, sepse andej e ka edhe rrugën. Ne shqipëtarët kemi shumë detyra për ti kryer, akoma abetaret i kemi të ndara, akoma ne ca troje shqiptare ne nuk guxojmë të mësojmë të lirë për historinë e Skënderbeut. Tani Skënderbeu ka ardhë në Prishtinë. Për të pushuar i qetë Skënderbeu në Prishtinë ne duhet ti realizojmë porositë e tij në praktikë,sepse vetëm duke i realizuar ato ne e ngrisim ate në piedestalin më të lartë kombëtar e ndërkombëtar. Pra mendoj se pasë një pushimi..., trimi legjendar Skënderbe në Prishtinë ,ai me siguri se do të vazhdojë rrugën e tij, për ti vizituar vllëzërit, nipat e mbesat, sepse andej e ka edhe  rrugën, sepse edhe ata e presin.

Punuar me 13.11.2009