Eduard M. Dilo: Margarit dhe Qirjako Dilo, dy vëllezër, dy shtylla të nacionalizmit...
| E premte, 20.11.2009, 11:07 PM |
 |
Margarit dhe Qirjako Dilo |
MARGARIT DHE QIRJAKO DILO, DY VELLEZER, DY SHTYLLA TE NACIONALIZMIT QE U-ZHDUKEN NJERI PAS TJETRIT "Atdheu krijohet nga hiri i te reneve" La MartinNga Eduard M. DiloNe Sheper te Zagorise, linden keta dy vellezer , keta dy bij te shtrenjte qe tere jeten ngelen besnike te idealit patriotik, Shqiptar.Qysh ne moshe te re, Nena e tyre, Sava Ruci Dilo, u mekoi dashurine e pa kufi per atdhene, farketuar kjo dashuri dhe ne shkollen e shqiptarizmes, qe muaren nga i ati Ilia Dilo Sheperi.E jo vetem keta, por te dhjete bijte e ketij cifti ideal Ilia - Elisaveta , ishin te gjithe te perkushtuar vetem per Atdhe.E shohim Margaritin , student ne Universitetin e Athines, qe mban leksione per atdheuen e tij , midis shokeve e profesoreve ne auditore, (e deshmojne kete dhe fotografite e datuara te viteve te tij studenteske nje nga te cilat po e botojme), e shohim tek Qirjakua qe ju perkushtua hapjes se shkollave shqip ne krahine, ne vitin 1917, atehere ku nje veprim i tille ishte shume i rrezikshem e te kushtonte jeten.Pas mbarimit te studimeve, Margariti punoi si nenpunes ne Ministrine e Botores, dhe konsulent ne shoqerine italiane Mazorana &Co. qe ndertonte rruget dhe urat ne Shqiperi.Qirjakua punoi si nenpunes ne Mininistrine e Financave. Sistemimimi i Ipotekave shqipetare dhe ratifikimi i ligjit te pronesise mbajne emrin e tij ne arshivat shqipetare.Kudo , kurdohere e ne c’do vend punuan me ndergjegje e korrektesi te larte, u shquan per ndershmeri e karakter te pa perkulur, perbuzen detyrat dhe ofiqet qe u ofruan , ne dem te interesave kombetare.Ishin shembell dliresie , korrektesie dhe konseguente ne c'do veprim qe kryenin.Vec te mirave , nuk diten te benin gje tjeter ne jete.I debuan nga Tirana , menjehere kur ne fuqi erdhen komunistet, i izoluan, duke i internuar ne Zagori, ku u privuan te drejten e c'do gjeje. Te brumosur me kulturen e lashte perparimtare, e kishin te qarte dhe e vune ne jete porosine dhe edukaten familjare qe e drejta vetem te ben te lire, e te cliron nga c’do ankth e frike.Edukuar me fryme Perendie dhe sipas mesimeve te Krishtit, perballuan me dinjitet jeten tmerresisht te keqe qe u ndertuan dhe i detyruan te jetonin nen thundren e hekurt te diktatures enveriane.Ja si shkruan poeti disident sheperjot Anastas Duka, ne vjershen Margariti , me 1960”": "Ner fshatare ne fshatin t'im Ben nje burre perjashtim... ................................... Asgjekund s'ka per te vend Ne nje mbledhja e nje kuvend.... ................................ Ndiqet po jeton i lire. |
Margariti u flet studenteve mbi Shqiperine |
Pra sa domethenese e kuptim plote e percaktuese keto thenie , per nje te izoluar qe ne shpirt jetonte i lire!Familjeve te tyre ju muhohua e drejta te blenin buke ne fshatin ku jetonin . Nuk u flisnin fare me goje, e i vecuan ne menyre kategorike, i burgosen e torturuan cnjerezisht, i lincuan , por nuk i mposhten, nuk i tuten nga rruga e drejte e tyre, qe ishte rruga e ndershmerise!Mbeten te pa tundur ne bindjet e tyre te drejta, dhe nuk pranuan asnje kompromis me te kuqte .Kur u larguan nga kjo jete, nuk u lejua qe t’u hapej varri.Vete pjestaret e familjes Dilo, hapen varret e tyre dhe mbajten mbi supe arkivolet.Populli , bashkefshataret e tyre, ish nxenesit qe u kishin mesuar shkrim e kendim, ne kundershtim nga traditat dhe zakonet shqipetare, u ndaluan me force e presion te mos i percillnin per ne banesen e fundit.Por pati edhe ndonje "kokeforte"qe percollen ne banesen e fundit keta burra qe me dinjitet dhe vetmohim i sherbyen kombit te tyre.Ne shkrimin"A humbi shqiptarizmi ne sketerren komuniste" do ta shtjellojme kete detaj. Nderkohe , ata qe i kish njohur e tani ndodheshin ne emigracionin e detyruar politik, kur e muaren vesh vdekjen e tyre, ne kujtim te tyre shkruan ne gazetat shqiptare te Amerikes , keto qe radhisim me poshte: GAZETA :"LIRIA"(LIBERTY), VOLXXXVI, FEBRUARY 18, 1977qe botohej ne USA.MARGARIT DHE QIRJAKODY VELLEZER , DY SHTYLLA TE NACIONALIZMIT QE U- ZHDUKEN NJERI PAS TJETRITNe fshatin historik Sheper te Zagorise Margariti dhe Qirjakua, bijt e Ilia Dilo Sheperit patriotit veteran te rilindjes kombetare dhe mesuesit e gramarierit te mirenjohur te gjuhes shqipe ,u- zhduken njeri pas tjetrit brenda gjashte vjeteve. Ishin te dy idealiste dhe studjonjes te cilet ja kushtuan Atdheut rinine, punen dhe inteligjencen e tyre. Atje ne Sheper dhe kudo gjetke keta dy vellezer ishin bere nje kandile ndricimi dhe nje burim shprese- dhenes per te gjithe.Margariti lindi me 1907 dhe ndroi jete me 13-Shkurt1971. Kreu shkollen teknike ne Tirane dhe me pas ndoqi mesimet universitare ne Athine ne fakultetin e mathematikes.Sherbeu vjete me radhe mesues dhe nenpunes ne ministrine e botores. U martua me motren e Pano Xhamballos dhe la pese femije te parritur.Qirjakoja ndroi jete ne moshen 74 vjecare muajin e Tetorit te kaluar (1976).I sherbeu Atdheut si mesues , si shef i seksionit te hipotekave ne Ministri te Financavet dhe si gazetar ne bashkpunim me Leonidha Nacin . La pas shoqen Ifin e cila eshte bija e patriotit te njohur Petro Haritos, tre femije dhe nje numur te madh niper , mbesa dhe vellezer.Shkurtaz, e themi me mburrje , se ne vargun e gjate te patrioteve, Margariti dhe Qirjakoja zene vendin e posacme nderi dhe lavdie te merituar.Ketu ne Amerike kemi dy vellezerit e tyre patriote te mire-njohur dhe intelektuale te radhes se pare: Janin i diplomuar ne International Jurisprudence dhe Orestin , MD., mjek i cquar. Te dy keta vellezer , kur muarne me kabllogram lajmin e vdekjes te Qirjakos , te mallengjyer nga dashuria e thelle vellazerore, per perkujtimin e te ndjerevet vellezer , celebruan ne Kishen Shqiptare Shen Kolli ne New York, me nje meshe dhe me shtruarjen e nje dreke te plote ku pjesetuan perafersisht 200 veta zonja e zoterinj miq e te njohur Shqiptare te qarkut. Kete ngjarje te shkelqyer e themi me plot besim qe te tille vellezer meritijne nderime te posacme dhe te na jene per gjithe ne nje shembell i paharruar.U-shfaqim ngushellime me zemer dhe u- urojme jete te gjate atyre dhe tere familjes se tyre patriote.Milford, NJ. PETER V. KOLONJA(nga luftetaret e M. Gramenos, e S. Ballkamenit.***Ne gazeten "ILLYRIA "shkruhet per Patriotin QIRJAKO ILIA DILONjerez si Qirjako Dilo, lindin rralle : ata jane te paperseritshem ashtu si esht e paperseriteshme koha qe i lindi. Lindi ne Sheper me 1902 dhe ne Tetor 1976 , ne Nivan "pushoi" zemra dhe shpirti i nje njeriu te madh.I rrepte me vet-veten, i drejte, i mencur, i urte. Ishte kurdohere prind i ndergjegjshem , vella i mire , mik i vlefshem dhe shok me koke. U percoll per ne banesen e fundit , ne Sheperin e tij mbi "supet e pak njerezve" te njerezve me te aferm (dhe te Stavri Pines - nga Sheperi), pra u percoll mbi supet e djemeve te tij dhe niperve, te cilet vete i-a hapen dhe varrin -se nuk lejohej nga pushtetaret ai qe hapte varret , te hapte varrin e ketij reaksionari - sic e quanin , "paria"e Zagorise , njelloj sic u veprua dhe me femijet e tjere te ILIA DILO SHEPERIT! Qirjakua, i sherbeu vendit si mesues qysh atehere "kur mesimi i shqipes quhej aventure" dhe nuk mungonin vrasje nga ana e shovinisteve. Hapi te paren shkolle Shqipe ne Nivan, me 1917, kur qe 15-te vjec, e me von drejtoi shkollen e Policanit ku jepte mesimin e shqipes. Vazhdoi studimet ne Bari(Itali) per Hipotekat, punoi si gazetar duke bashkepunuar me te shquarin Leonidha Naci, e me pas si drejtor drejtorie ne Ministrine e Financave.Studjonjes i palodhur, atdhetar i vertete , prandaj i perbuzi detyra te larta( si ajo e ministrit te financave ne kohen e fashizmit), ne dem te interesave kombetare. I qarte ne mendime, i pagabueshem ne gjukime, me syrin e tij kritik e te mprehte, mbeti per komunistet ne Zagori jo vetem nje hale ne sy, por "dhe nje shkemb ne Zagori". Ai sebashku me vellane e tij , Margaritin, "ishin bere ne Sheper dhe kudo gjetke nje kandile ndricimi dhe nje burim shpresedhenes per te gjithe"(Peter V. Kolonja ,"LIRIA" , Feb-18-1977).U arrestua me 1953, me preteks se i gjeten arme (vete ia kishin vene ), e liruan , pasi e torturuan se nuk pranonte t'i sherbente sigurimit e komunizmit: duke kerkuar me c'do kusht ta neneshtrojne i persekutuan familjen , me niper e mbesa.Kishte madheshtine shpirterore te mos ankohesh per vete, gjithnje i rrezikuar e i kercenuar, i brumosur me kulturen e grekerve te lashte, te pervetesuar qe ne rinine e tij te hereshme , nen kujdesin e babait te vet, besonte qe "jeta esht e perkoheshme; e verteta esht e perjeteshme". I lindur per edukator, i anzhurnuar per dite me te rejat e shkences pedagogjike Italiane e Gjermane, zoterues me themel i disa gjuheve, nuk ja gjeje shokun si mesues e edukator.La mbrapa shume dorshkrime(kujtime) dhe nje metode per mesimin e gjuhes Italiane etj.Ai eci pa u lekundur ne rrugen e te Atit , ILIA DILO SHEPERIT, dhe dajos se tij, Aristidh Rucit; nuk mund te vecohet figura e tij nga ajo e vellezerve , Jani, Orest, Margarit, Koco, Themistokli, Mihal dhe e motres Viktori qe vuajten sebashku , qendruan sebashku, paten te njejtin fund , te huaj ne vendin e tyre , ne token e tyre, per te vetmin "faj"se e deshen shume , se qene shqiptare, "me shqiptare se shqiptaret".Ne duam me te vertete kete toke , nuk mund te mos ulemi me respekt te thelle ndaj kujtimit te nje njeriu te vertete si Qirjako Ilia Dilo.
 |
Fotografi nga pas |
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.