Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Zëri i Lirisë

| E merkure, 18.11.2009, 08:22 PM |


ZËRI I LIRISË

Doli nga shtypi Arkivi i Radios-Kosova e lirë gjatë luftës së UÇK-së

Radio-Kosova e Lirë, ka nxjerrë në dritë tri vëllime të Arkivit, ku janë prezantuar lajmet, që janë transmetuar në këtë Radio, në vend emetimin e saj në fshatin Berishë të Drenicës, në periudhën kohore prej 4 janarit deri më 21 qershor të vitit 1999. Në këtë botim integral janë përfshirë rreth 3.500 informata të kohës së luftës së UÇK-së të përgatitura nga gazetarët e Radios dhe të Agjencisë Kosovapress.
Vëllimi i parë ka 440 faqe.
Vëllimi i dytë 436.
Vëllimi i tretë 384 faqe.
Në faqet e fundit të çdo vëllimi janë botuar fotografi autentike të luftës, të filmuara nga gazetarët dhe reporterët e Radios e të Agjencisë.
Botimin e këtyre tri vëllimeve e ka financuar Qeveria e Kosovës.

M. KADRIU