Jusuf Zenunaj: Shtrëngoni duart
| E merkure, 18.11.2009, 07:01 PM |
Jusuf Zenunaj
SHTRËNGONI DUART
Në vendin tonë
qê e quajmë Shqipëri
çka do qê t'ndodhë
s'ështê çudi,
një parlamentar
që n'Parlament nuk shkon
flet në Tv
për një të re, që e bën të qesh
edhe qytetarin në Banglladesh
,policia e shtetit me atë t'Bashkisë
jo larg Lanês sherrin kanë nis,
fjalë – pas fjalë janë zënë mes veti.
Por , rrëfimtari ma shumë s'e zgjatë
ndoshta ka shkuar deri n'shamatë?!
Njëfar xhaxhi Tasi
seç bën o bo,boooo,
Shipëria jonë edhe kështu në NATO!
Përbri tij ia kthen xha Sokoli
do qeshen Korabi edhe Tomori,
për Salen që vota me kutia i vodhi.
Pse mor doktor nuk e dëgjon Ramën?
Ty edhe atij, xhaja jua bëftë xhamën.
Si nuk merreni vesh siç e do zakoni?!
Me zënka nuk ju do n' sofër Europa,
shtrëngoni duart sa s'ka qeshur bota!
Jusuf Zenunaj, Dibeek, 16 nëntor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.