Cikël poetik nga Fadil Curri
| E merkure, 18.11.2009, 08:07 PM |
Fadil Curri lindi në Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë) në vitin 1959. Shkollimin fillor, gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Shqipe e Letërsi i kreu në Shkup. Me dekada punoi në gazetari, pastaj në arsim, ishte edhe drejtor për kulturë, rini e sport në komunën e Kaçanikut në mandatin e parë të pasluftës. Në vitin 1998 iu ndalua të hyjë në Maqedoni dhe sot e kësaj dite i mohohet marrja e shtetësisë së këtushme, të cilën e kishte në rini. Merret me krijimtari letrare, disa krijime edhe iu shpërblyen nëpër konkurset letrare në Kosovë e Maqedoni. Tekstet letrare e gazetare iu përkthyen në disa gjuhë të botës. Është autor i këtyre librave: “A(h) fati(h) ynë në peshojë”, me tekste pubiliciste e dokumentare për krimin e brigadave komuniste e çetnike ndaj fshatarëve të pafajshëm të Bllacës së Shkupit, shënime nga Belgjika e Gjermania, shkelja e të drejtave të shqiptarëve në ish - Jugosllavi. “Kohë qorre - a blnd time”, përmbledhje poezish në shqip e anglisht. “Kronikë për një dashuri”, roman që shtjellon temë të marrëdhënieve shqiptare-ballkanike nga vëzhgimet e ndërkomëbatrëve, simptomet e paraluftërave në Ballkan. “Rinjohja pas vdekjes në Kosovë”, vazhdim tematik i romanit të mëparshëm, në të cilin jepet skena nga lufta e Kosovës i një gazetari botëror. “Muzat e Hanpencit” qasje e panoramë kulturore-letrare të rrethanave në Han të Elezit. “Tregime për fëmijë”, proza letrare për fëmijë, Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati, publicistikë (2009) etj. Fadil Curri jeton në Han të Elezit dhe punon në sferën e arsimit.GRAMATIKË E PËRDHOSUREmrin e kam mbiemërYjet e përgjumur nuk po zhvishen nga plafiNuk po më miqësojnë me shpirtin e rrudhurBukuria e shëmtia martojnë jetën e vdekjenZana i uraton në zezonëDo ta pagëzojë me emrin tim klonin e atënipitVaj halli për gjyshin që nuk ka kujt t’ia zë emrin! Kur të na thonë të këndojmë marshin e Bukurisë së Tanushës mbi urën e Shenjtë, shtrenjtë do të këndojmë vajtimin e Rexhës, sepse kështu korifeu mund të na e kishte mësuar alfabetin me veriun siberian, kur përrallës me acar ia kishte shtrembëruar gjuhën ia kishte ngrirë dhëmbët para nëmosjes.Kur misteri i vrasësit të kombit do të harrohet, poetëve që sot i quani marroçë, do të përpiqeni t‘u ngreni lapidarë, por nuk do të guxojë kush ta bëjë këtë, as do të guxojë të vizitojë atë. Mbiemrin e kam përemër vetor në veten e parëUnë jam personazh historik me fatin e tri pikaveVështirë e kam të lakohemAs të zgjedhohemme shumësin e njëjësuarSepse gramatikën ma kanë përdhosurNatën e martesës në Bujë kur ranëMe fqinjen lavireMemece kronike për dashuri.MOSNIJu po më verboni përgjumshëm në mesditën me diellPo më bëni syhapur si shtërg natën e bekuar për gjumëVërtet po kam neveri nga ushqimet që po na i bëniNuk di pse po u vie duhmë peshku baltikMos po e lagni miellin me ujë të njelmtë EgjeuJu e hëngrët poçen me m… të mjaltosurTë këtillë doni të na qerasni edhe neNatën e Madhe të Ripagëzimit me formulë tjetërfareBesoni, ky bios nuk i shkon për shtati jetës time A e dini se në Puset e Nikës zotërinjtë përgjigjen para zotërave, zotërat para Zotit se kush e vrau Vdekjen gjatë varrimit pa Gjurmë.Ju njoh që gëzofët ideologjikë i ndërroni edhe verës E në dimër nuk ngopeni me borën e kuqeNuk jam fëmijë të më levërdisni me akulloreAjo është e kremosur me shurrën e Lenës.Mosni, ajo i bën intelektualët të bëhen vrastarë,të vrasin vetëvrasjen e narkotizuar. PUHIA E VETËLAZDRISËNuk po më lë të vdesFresku i bukurisë së morgutFjalët e pasosura Që prehen paharrueshëm nga kronikanëtTë gjallë, nuk po më liniTë gjykoj për ata e ti pyesJeni komb ose zomb,ju të ndjerëGati edhe mua më dehu gjumiNga puhia e vetëlazdrisëJu të rrituritMe vrazhdësinë miturakeNuk po më leni të sajoj vargjePër butësinë e fëmijëve madhorëNuk po më lenIT’ua laj borxhin prindërveNatën e ShëngjykimitAs t’ua jap huanë bijveMë thanë se qenkam fjalëkryqMe identitet të ngatërruarFillin nuk po ma gjejnë as mileniumetNë kornizat e fjalisë së pashkruarHANI I TË VERBËRVEKy vendbanimËshtë Han ku hanë të verbëritMe sy të dashuruar në rrënjë..Ku pleqtë mëkatet e tyreI lajnë cull-ak as-pak…Ku intelektuali i “pavarur” për radionShkruan letra anonime për djallin e engjëllosur në faltoreDhe kush nuk merr guxim të pyesë së paku veten:Pse vegjëlia nuk guxon ta blejë në treg barin e ofruarQë do t’ua shëronte sytë nga demofobia…Ku qeni i Sharrit plak punën e tij e bënVetëm natën e madhe me dritë të vogëlKur yjet pinë ujë te Puset e Nikës Ndërsa zotërat përkulen para këmbëve ikacakë të zotërinjveMegjithatë, zotërinjtë e zotërat shkrihen nga ZotiHan i Elezit,16.04.2004
Për ZSH: Kalosh Çeliku
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.