Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët

| E hene, 16.11.2009, 08:24 PM |


Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët

Nga Ilir Sefaj

E ndjej obligim ta evidentoj të vërtetën se konkursin për gazetarë në Klan Kosova, tash  e gati një vit më parë e pata pritur me goxha entuziazëm. Duke e marrë parasysh se Tv Klan nga Shqipëria, shikuesve të vet vazhdimisht u ofron programe cilësore, mendoja se një pjesë e këtij televizioni, e politikës redaktuese të tij, do të bartej në Kosovë. Faktikisht isha shumë skeptik për një detaj të cilin nuk mund të mos e përmend. Pata dëgjuar se drejtues i këtij televizioni në Prishtinë do të jetë Baton Haxhiu, një “gazetar” provincial i cili shumë pak, për të mos thënë fare, merr erë në gazetari. Pra, ky detaj sikur më stoponte të trokitja në dyert e Klan Kosovës. Megjithatë, i shtyrë nga një mik i imi gazetar (shih. aktualisht punoj kamerier), pata konkurruar. Intervistimi i kandidatëve ishte tepër cinik, duke qenë një gjysmanalfabet, Baton Haxhiu, nuk e kishte idenë se çka në fakt kërkonte nga konkurrentët e shumtë të mbledhur në hollin e shtëpisë televizive. Ta zëmë pyetja për një gazetar të ardhshëm të mundshëm të këtij televizioni do ishte: çka është për ty shkencore?! Pastaj; cili është libri i fundit që keni lexuar?! Këto ishin pyetjet e njeriut i cili gjatë tërë karrierës së tij, nuk besoj t’i ketë lexuar më shumë se pesë libra të plotë. Gjatë kohës sa qëndrova në Klan Kosova, pata përshtypjen se më shumë bëhej fjalë për një konkurs bukurie sesa për një konkurs ku kërkoheshin gazetarë. Përzgjedhja më sa kuptova më vonë kishte qenë; e bukur- gazetare, më e bukur- redaktore, edhe më e bukur- kryeredaktore, edhe e bukur edhe e “xhymertë”, zëvendësdrejtor. Kjo ishte praktika e pranimit në këtë televizion. Rezultatet normal se u bënë të njohura më vonë.  Tash kur na bie ta shikojmë Tv Klan Kosova.
Si do që të jetë, me ose pa pëlqimin e dikujt, të gjithë s’mund të jenë të bukur, kjo dihet, disa duhet të jenë të mirë. Të gjithë rriskën e vet.  
   Ta lëmë rehat Batonin. T’i kthehemi televizionit.
Pse është i mirë ose cilësor Tv Klan Kosova, ose pse është i keq apo i dobët Tv Klan Kosova?
Kur flasim për të mirën, mendoj se ky televizion e ka vetëm një. Atë se nëse ulesh pranë ekranit të këtij televizioni ke çfarë të shikosh. Moderator-e të bukura të cilat një shikues eventual paksa “idiot” i mendon në të gjitha pozicionet, vetëm se normal me kusht që televizioni të jetë me volumin zero. Mbase, pas kësaj që thashë kam hyrë në Fërrk (bela) me armiqtë e shprehjes së lirë, por për ta unë kurrë se kam lodhur kokën, dhe as që mendoj ta lodh ndonjëherë.
Tash, pse është i dobët Klan Kosova?!
Ky televizion ka një politikë redaktuese shumë destruktive tendencioze, politikë kjo e cila e fut shikuesin në nihilizëm, duke shtrembëruar faktet, duke margjinalizuar atë që në fakt është shumë me interes për publikun shikues.
Çdo gjë është prodhimi i këtij televizioni është schund e kitch, duke filluar nga programet që kanë të bëjnë me informimin e publikut, pastaj lajmet nga arena ndërkombëtare deri të ato me tematik zbavitëse.
Meqenëqë, për këtë dhe tematika të kësaj natyre do të flasim më hollësisht në ndonjë paraqitje tjetër, këtë shfaqje po e mbyll me një shpresë, dëshirë. Dhe cila është kjo dëshirë; ajo që gazetarë të sojit të Baton Haxhiut dhe televizione të sojit të Klan Kosovës, mos të mbin në shtetin tonë i cili ka synim Bashkimin Europian, demokracinë e mirëfilltë.