Cikël poetik nga Xhelal Ademi
| E hene, 16.11.2009, 08:13 PM |
Xhelal Ademi lindi në vitin 1964 në Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Kërçovë. Studimet e larta, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë dhe Tetovë. Autori deri më tani botoi këta libra: Ende kemi rrugë, poezi (1995), Mëkat nate, poezi (1995), Diell në Skëterrë, roman (1997), Rrugë detrash, roman (2005) etj.PËR TY DHE JETËNE kotë më qe udha në këtë botë të zhveshurMbi sfond të vetvetes qesh shtrirë sikur hijeShpejt u tret magjia, hapi Yt i ngjeshurNdër copëza kujtimesh kur shkoje dhe vijeNdaj udhët e korbëta heqin zvarrë këtë terrMbi themele kotjesh një ndjejnë më rri varëPërse daulle t’huaja përreth ndjellin ferrE më fikin diellin që kurrë s’e kam parëAh jetë që kalërohesh dehur si fërshëllimëJe ëndërr që këputesh ndër qiell të pa anëHerë hapesh herë mbyllesh, mjegull e vetëtimëNdaj pak të lëvduan, shumkushi të shanëKOHË E DIMËROSURA e vëren moj Mike tërë këtë natë të zezëQë ngryset mbi ne turbullonjëse shumëAsnjë copë shkëndijze s’ka më për t’u ndezëNe jemi largas n’mes ka hyrë ai lumëAh sa kemi ikur skajshmërishtë në gjumëDhe fjetja ngashëren botën përmbi neE trendur ik ëndrra që kurrë nuk e zumëFill pasi është endur gjithësishtë përmbi dhe Kjo shkretirë e madhe dimrosur ç’ka rënëA e vëren moj Mike a vëren këtë trishtimNe s’ia dalim dot në kurthë jemi zënëNdaj mëkotë derdh lot përbri Ferrit tim...POQESE NJË DITËPoqese një ditë më gjen të hutuarMos më ikë me ngut zhduku më ngadalëPor jo rrugës sime mbase është trazuarNga një mal kujtimesh e një lumë gjithë valëZhduku tamam hije siç zhduket n’mugëtirëUnë s’të vërej më as të ndjek ndër hapa Ndaç puthe puhizën me atë sharm të mirëNdaç pështyje natën po të ecën mbrapaPoqë atë ditë të çmendur më gjen Ashtu rraskapitur të lënë fillikatBesom ju përulem malli Yt më brenNdaj falëm buzqeshje ndryshe bënë mëkat…PËRTEJ PASMESNATËSTë përcolla përtej lumit ndër do hapa të trazuarGjëmëllimë qielli rreth për rreth tej një ëndërr e shëmtuarAh ç’rrugoje rrugën Tënde pa ma falur atë shikimTek sodisja vrragë fundjete seç më merrte një trishtimAuuu, kjo pritje ç’kotmkot seç m’gjymtoj një mall i riMbase Ti s’ma falje dot një shikim me sytë e ziAtëherë brita i hutuar nëpër terrin që verbonteTek udhkryqi i marrëzisë një enigmë ç’më turbullonteHapa udhën e vdeksisë nëpër shiun gjith rrëmbimPërmes flakës që u shua fal nxehtësisë së lotit tim.Njëmijë herë ç’ma pate kyqur njëmijë herë të vetmen derëÇka t’u desht e gjitha kjo pse t’pëlqeu një botë e nderëVallë të ikësh në paudhë kënd e fund një qiell zymtakVallë të fikësh ëndrrën time e t’më zhdukësh pak nga pak.Oh ! Atbotë fare s’kuptoje ikje rendas nëpër natëPas të ndiqte zëri im s’ish i kobshëm as shtërngatëPor një zë që mëkatonte gjithë atë gjamë në pakëthimFal ndjesisë së zemrës sime qe bërë zë i mallit tim…VARGJENuk di tani si foshnje në qanKur rrallë e më rrallë në ëndërr më vjenVitet seç shkuan ikën e na lanëKjo borë mëngjesi mbi kokë ç’na bjenNe zbardhemi ndaj ikim si çudirëNëpër kotsinë e kohës së shkuarLotët na takohen dikund në hapsirëDhe marrin teposhtzës zjarrin për të shuarMëpas humbasim dhe atë grimë shpresëQë përmbanë qiellit ec kotmëkotNdaj kur do vijë vjeshta gjithë vesëNe kemi ikur nuk rrojmë më dot… MË THOTË NJË ZËKur të reshën shi kujtohu në muaMbase nuk pik qielli oh vërtetë nuk pikI heshturi mallë që kurrë nuk u shuaTë vjen në dritare dhe troket or mikHape këndefund atë kanatë të shkretëE lerëm të hyjë me gjithë këto lotMjaft humbata kohën më vajti kjo jetëJashta zemrës Tënde nuk duroj më dotNdaj hape dritaren kur të reshën shiSe jam ajo vashëza që më doje tepërAto s’jan gurëzeza pos lotëve të miJanë dëshprimi im, është e jotja vepërFalëm po të ndrojta mbase pata mallëT’t hy ndër ndijime e t’t vras vetminëE nëse s’më gjen nesër ndër të gjallëTurru drejt varrezash atje kam Shtëpinë...LARGOHUSeç hyre behtas në jetën time Por ja që s’doje të mbesësh gjatëNdaj ikë e merrmi këto kujtimeSe përmes ditës më solle natëDhe në më vrefsh dikund në botëTë lutem ikë, hiç mos u ndalUnë nuk të ndjej është gjithë e kotëAs sy tinzarë s’kam të të fal Ndaj ikë e lerëm mbase është vonëse muzg i brisht më merr ngadalëKjo rrugë më s’është takimi jonëAi det harrese e fshiu ndër valëPra ik sakaq në më vrefsh kundndaq më sodit veç gjë mos m’thuajSe hap pas hapi mbërrimë në FundUnë s’jam më ai, jam bërë i huaj...TEJ E MBANËdhe në shkofsha përtej varrit dhe në iksha tej e tejkot do qajsh gjithë lemeri jo atë mallë s’ke si e shuankam kaluar në harresë aq sa gjamën nuk ta ndjejndaj kursei ato lot mëkot çmendesh mëkot vuan madje shkundi ca kujtime mbase ende nuk është vonëndofta ëndrra nuk ka fikur ballaballas Ty të pretpor në hap që hedhë papritur mos mallko Dashurinë tonëse do ngjallish lemerinë dhe një botë që keq të vretmbase fshihem nga sytë Tu e gjëkundi rash të flejështë një botë ca e hutuar nuk më gjen e as të gjejdhe në iksha diku thellë e në vafsha tej e mbanëi ka shprishur mall i shkretë katër udhtë që na ndanë…MËKATIQytetin sa mjegull e ndrydhte atëherëUnë e shuaja mallin që ndizej ngapakDuke barit udhët nëpër çap të mjerëMe sy mëkatarësh por vështrim dhelpërakDhe ja që të gjeta mes udhës së shkretëNdaj sosa në qiellë bërtimën e mekurPastaj hoqa zvarrë vetveten në jetëNdërsa Ti belbëzoje me shpirtin e prekurS’di në reshte borë apo pikte shiVeç hapëm në ngutë një të heshtur derëMbaj mend njëfarë gote tjetër gjë nuk diMbase zbrazëm lëngun e të kuqes verëMëpas krejt të dehur nga lëng i uruarMorrëm drejt Parajsës me kokat lëvarëMike ç’kënaqësi pa qenë të hutuarNa përbiu Parajsa si dy mëkatarëIKËMë s`jam ai që isha ndaj të lutem ikëMes heshtjes verbake ka kohë jam hutuarDhe kur të jesh zhdukur quam ndaq armikApo ndaq kalorës ndër hap të rënduarMerre këtë tufë ëndrrash dhe huqe në erëSepse s`gjeje dot dry qe t’i mbyll dhe ruajJam mbytur i tëri në këtë gotë me verëSipëri ç`më rëndon ky qytet i huajNdjen vallë, jam tepruar se të themi ikëSe toku me ditët e plakura n`këtë qytetQemë një kokërr shiu që nga qielli pikDhe që jeton çastet gjersa shkel mbi detKËTHIMI I VONUARKur motet t’kenë ikur ashtu me pahirëDhe bari pullazit rrënjët t’i ketë futurDo brofish nga vetja gjithë fytyrë të nxirëPër të bërë udhëtimin ndër hapin e nguturDo ecësh ditëzezën drejt mallit të stisurQë të ka rënë zemrës e s’të shqitet dotPor sakaq mban udhë një pasqyrë e grisurDo ngjall lemerinë dhe ofshama plotMbase përtej sajë je kafshzë e plagosurMe kokën thinjake, shkelur nga lëngataDhe ja një buzëqeshje mes sharmit të sosurSërish do ngjall hapin për këtkohë përmbrapa.TË KËRKOVATë kërkova hap pas hapi tek çdo cep e tek çdo dheShkunda erërat dhe furtunat gjer në netët vetmitare Ah! S’ta zura dot buzëqeshjen ku e humbe ku e le!Ndaj më vjen një tis i verbër vetë marrëzia shkatrrimtareVallë është bota kaq mizore apo unë qënkam hutuarMbase hijet shurdhmemece seç më ndjekin gjithë trishtimPo s’të gjeta dhe në ëndrra mes një ndjenje të trazuarNjëmijë vjet do më largohesh njëmijë vjet ndër këtë rrugëtimSepse larg më ikin ditët ikin zhduken në shkretiNgutem marr një udhë tinzare që mjerisht nuk di ku çonE gris hënën ajo m’qeshet përmbi kokë si kumt i zi Sakaq ndjej një akull zemre e një mallë që ndezur rronAtëherë dal bri cep të lumit e sakaq i vë një pritëAi rrebel unë i hutuar që të dy në rrugë pa këthimTeksa terret bota rreth azgjëkund nuk vrej një dritëT’na ndrijë udhët e të ikim ai në det unë n’varrin tim…
Për ZSH: Kalosh Çeliku
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.