| E diele, 15.11.2009, 08:53 PM |
ALBERT FINI /1936-
Nga Halit Bogaj
Albert Fini i përket asaj gjenerate të famshme të
aktorëve anglezë të cilët krijuan vlera të fuqishme filmore dhe
teatrore.Edhe ai si edhe disa aktorë të tjerë të shquar kreu Akademinë teatrore
mbretërore në Londër,duke u bërë njëra ndër figurat më të shquara të
artit të shtatë, si:Piter O`Tul, Riçard Harris, Derek Xhekobi, Entoni
Hopkins,Tom Kartnej, Dirk Bogard, e disa të tjerë të cilët krijuan kryevepra të
pavdekshme filmore.Albert Fini shkëlqente pandërprerë me rolet e tij kulminante
të cilat mbetën përherë të paharruara, duke portretizuar për mrekulli edhe
karaktere të llojllojshme siç ishin:prifti,detektivi belg, gangsteri irlandez,
avokati amerikan, mbreti skocez, reformatori religjioz gjerman, luftëtari
romak, por edhe disa heronj të tjerë të njohur.Siç dihet Albert
Fini ishte bërë i pavdekshëm sidomos me filmat”Të shtunën mbrëma, të dielën
në mëngjes”dhe”Tom Xhonsi” me të cilët arriti famë të përjetshme
qysh në rininë dhe karierën e tij të hershme.E donte sëtepërmi Shekspirin
dhe i luante si askush tjetër veprat e tij dramatike, duke shkëlqyer edhe
me doajenin tjetër - _Lorens Olivie në një pjesë teatrore.Qysh me rolin e
një ushtari romak në filmin”Kornelius”, Albert Fini tregoi se
ishte shumë i pjekur për role të paharruara dramatike.Duke i parë
padrejtësitë e shumta dhe vuajtjet e mëdha të punëtorëve të Lankshirit, Albert
Fini realizon për mrekulli rolin e tij jetësor në filmin”Të shtunën mbrëma,
të dielën në mëngjes”/1960/ , i cili konsiderohet ndër filmat më
realistë
anglezë, duke fituar edhe popullaritet shumë të madh, si edhe aktori
amerikan Brando me filmin e tij antologjik”Në portet e Nju Jorkut”, e
që na duket se kanë ngjashmëri të madhe përkah tematika dhe motivimi.Pikërisht
roli nga filmi i përmendur ia siguron famën edhe në filmin tjetër ”Tom
Xhonsi”, sipas veprës homonime të shkrimtarit Henri Filding, e cila në
shekullin kur krijohet ishte edhe bestseller i vërtetë letrar, por edhe filmi
nuk mbeti prapa popullaritetit të saj, duke u bërë si njëra ndër kryeveprat më
të shikuara filmore në mbarë botën.Albert Finney
Në filmin”Tom Xhonsi” Albert Fini realizon një
rol të shkëlqyer të një jetimi aventurier
i cili nuk dinte asgjë për prejardhjen e tij të mëhershme.Titulli
i filmit nuk ka asgjë të përbashkët me këngëtarin Tom Xhons..Anglia
nuk do të mund ta paramendonte teatrin e saj tradicional edhe pa emrin e
aktorit fenomenal Albert Fini i cili interpretoi edhe shumë personazhe të tjera
të dalluara në filmat e tij karakteristikë, duke hyrë këtu edhe
personazhe të ndryshme në të cilat dashurohen shumë femra të varfëra dhe
të pasura ngase ishte tejet i bukur, i mençur dhe simpatik.Albert Fini shkëlqen
edhe me figurën tragjike të Mbreti Lir të cilën e kemi shikuar edhe ne
nëpër kinematë tona.Ai vërtet realizoi disa role impozante të cilat kanë mbetur
përherë të pashlyera në kujtesën tonë,duke u konsideruar edhe si hite të
kohës,e sidomos kur aktori ishte në vite të rinisë dhe në shkëlqimin e
tij të plotë,por duke mos u harruar as ato nga pleqëria e tij e ndritshme kur
krijohet” Mbreti Lir”,si njëri ndër personazhet më të dhembshme në mbarë
letërsinë botërore.Albert Fini kishte kujdes tejet të madh në rrugëtimin e tij
artistik ngase e dinte se veprat e tij mbeteshin përherë pronë e pakthyer e
njerëzimit, prandaj edhe punonte me përkushtim të madh, si në film, ashtu edhe
në teatër.Përherë ishte aktiv,i palodhur dhe në lëvizje të plotë në përpjekjet
e tij të vazhdueshme për të arritur sa më tepër në jetën e tij të shkurtër ,por
e cila i dhuroi mjaft në krijimtarinë e tij të frytshme.
Fini dukej se gjithnjë ishte në kërkim të formave të
reja artistike për t` u bërë edhe si njëri ndër aktorët më të kërkuar të kohës
dhe i cili vepronte kryesisht në atdheun e vetë të dashur, ashu siç kishte
vepruar në mënyrë fanatike edhe aktori tjetër anglez me emrin – Dirk
Bogardi.Përveç me filmat nga rinia e tij e hershme,Albert Fini shquhet edhe me
ata nga pjekuria e tij , siç janë:”Plejbojët”/1992/, ”I pasuri në
dashuri”/1993/, ”Versioni Brauning”/1994/, ”Njeriu që nuk kishte
rëndësi”/1994/, ”Vrapimi për në atdhe”/1995/”Lazarusi i ftohtë”/1996/,
”Uashington Skueri”/1997/, ”Kaftjalli i kampionëve”/1999/, dhe
“Erin Bërkoviq”/2000/, në të cilin shkëlqeu aktorja e madhe Xhulia
Roberts..Albert Fini, gjatë karierës së tij artistike fitoi edhe disa
çmime, siç janë:Oskari britanik për filmin”Të shtunën mbrëma, të dilën në
mënegjes”, Çmimin e kritikëve filmorë për filmin”Tom Xhonsi”, Çmimin
e kritikëve filmorë për realizimin”Nën Vullkan”/1984/dhe Globin e artë
për filmin”Erin Bërkoviq”.Albert Finney