Këze Kozeta Zylo: Dëgjofsha përherë zogun këngëtar!
| E diele, 15.11.2009, 07:18 PM |
Dëgjofsha përherë zogun këngëtar! Nga përshëndetja dërguar shkrimtares Vranari Te nderuar miq te librit, Ju falenderojme per kete dite te bukur qe keni zgjedhur, nje dite e vecante, qe i kushtohet librit dhe vetem librit, me autoren znj.Vilhelme Vranari. Kam kohe qe lexoj nga krijimtaria e shkrimtares se mirenjohur znj.Vilhelme Vranari.Pena e saj duket sikur ndez yjet nga Katakombet e erreta te kujteses.Fantazise se shkrimtares i faniten muzat, duke zgjuar gati-gati Perendite paksa te zemeruara…Lind pyetja me ke jane te zemeruara Perendite, me mua qe po e falenderoj, me bashkemoshataret qe jetoi, apo me te kaluaren misterioze? Mendoj se me te gjithe per sa shkruajta me lart mund te jene zemeruar Perendite, por per nje gje jam e sigurte se me shkrimtaren Vranari, ato nuk jane te zemeruara kurre…!Autores iu mohua e drejta per cdo gje ne regjimin komunist, por brenda shpirtit te saj ka frymuar Shqiperia, Vlora, Kanina edhe pse shkretetira e Saharase diktature, ka dashur ta gllaberoje…Ndjesite e saj per cdo gje te bukur, te fshehura ne nje enderr te gjate dimerore, perqafuan se fundi diten e bardhe, dhe u zgjuan ne nje kompleks te magjishem engjellor. Shpirti dhe syte e saj xixellojne duke shkrepur diellin e zemres se gruas shqiptare…Vilhelme Vranari nepermjet librave te saj, largon gjithe dhimbjet dhe ciceron si zogu kengetar embelsisht mbi dege ullinjsh, qe varen si kurore mbi Vloren blu, dhe ndoshta-ndoshta Perendite ju kane dhene leje dhe mergimtareve te mbajne ison e bukur labe, brenda kenges se magjishme, Vranari. Kjo kenge do te perhapet vale-vale dhe gjer ketu ne New York…Degjofsha perhere zogun kengetar dhe u djegsha brenda zerit te tij!Pac perhere suksese, mikja ime dhe qofsh e bekuar!Këze Kozeta Zylo, New Yorkhttp://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.