| E shtune, 14.11.2009, 08:10 PM |
FILMAT E KATASTROFËS
NIKOLLAS KEJXH-SËRISH NË AKSION
Nga Halit Bogaj
Filmat e katastrofës janë akoma në modë, pasiqë në
gjysmën e viteve shtatëdhjeta e kishin,të ashtuquajturën”kohën e tyre të
artë”, me ç` rast, prapë në vitet ` 9o-ta, përjetojnë renesansën e tyre brilante.Në
6-7 vitet e fundit jemi të vërshuar me sulme spektakulare dhe katastrofale të
jashtëtoksorëve,të autobusëve të shfrenuar, të anijeve dhe atykëtu ndodhin edhe
fatkeqësi të aeroplanëve, si edhe ndonjë tornado ose erupcion vullkanik.Me të
vërtetë është vështirë të jesh origjinal dhe të mendosh ndonjë formë tjetër të
re të katastrofës.Prandaj edhe nuk është çudi që Xheri Brukhajmer sërish i
është kthyer reçetës së provuar të kidnapimit të aeroplanit dhe fatkeqësisë që
del nga rënia e tij në tokë.E kemi parë -do të thoni.Para disa vitesh e
kemi shikuar serialin e njohur “Aeroporti”, por mos të mashtrohemi ngase
kësaj radhe kemi atmosferë krejtësisht tjetër dhe skenar plot kthesa dhe me
personazhe të skalitur për mrekulli.Kemi edhe pamje spektakulare ultrarealiste
dhe natyrisht – eksplodime të cilat do të mbahen një kohë të gjatë në mend
dhe sidomos në film merr pjesë një ekip madhështor i aktorëve kryesorë:Nikollas
Kejxh/laureat i çmimit oskar për filmin”Duke e lëshuar Las Vegasin”/,
Xhon Susak, Xhon Mallkoviq, Raçel Tikotin, Stiv Buskemi dhe të tjerë.Aktorët e
përmendur janë të angazhuar edhe në një varg filmash ngase janë
bërë yje të mëdhenj të filmit amerikan, të cilët për ditë e më tepër janë duke
treguar suksese të ndryshme dhe kolosale.Të gjithë aktorët e shquar/të cilët
luajnë në film/, ose janë baditët të cilët transferohen në burg tjetër,
kidnapues të aeroplanit ose personazhe pozitive/femra dhe mashkuj/ të cilët
janë gjendur në aeroplan, në mesin e të cilëve ka edhe të tillë që e ruajnë ligjin
dhe rendin amerikan. Kameron Poe/Nikollas Kejxh/ e
ka kryer burgun sepse pa
paramendim e ka vrarë një njeri që ia kishte maltretuar gruanë e tij dhe
kthehet në shtëpi pikërisht me atë aeroplan, për të arritur në ditëlindjen e
tetë të vajzës së vetë/të cilën nuk e kishte njohur asnjëherë/.Në ndërkohë,
njëri nga udhëtarët – Sirius Garrison/Xhon Mallkoviq/, me kujdes e kishte
planifikuar kidnapimin e aeroplanit të udhëtarëve, duke ia prishur takimin e
pritur Poes dhe familjes së tij.Në vazhdim – Kameron Poe bëhet hero i rastit
për të gjithë udhëtarët, duke i shpëtuar nga masakrimi i Siriusit të
gjithë ata që ishin në aeroplan .Aeroplani nuk shpëton ngase ndodhë ai
esplodimi i njohur i cili filmin e bën shumë interesant dhe spektakular.Në
film na mahnit edhe puna e regjisorit – Simon Vest i cili pati
sukses që nga skenari fenomenal i Skot Rozenbergut ta nxirrte një film të
përmasave kolosale, sidomos kur shprehej karakterizimi i personazheve. Kjo
ishte një karakteristikë që befasonte ngase Vest kishte punuar një kohë të
gjatë në videospote dhe reklama, kurse ishte edhe fakt se e kishte pjekur
profesionin e tij të adhuruar.Regjisori i përmendur ishte i gatshëm për një
projekt të tillë edhe në planin teknologjik, duke iu qasur një provokimi tejet
serioz me të cilin arriti edhe efekte të jashtëzakonshme filmore të cilat na
dukeshin se ishin autoktonte dhe origjinale.Puna me aktorët ishte një rrëfim
tjetër i gjatë, por ekipi filmor i klasës së parë kishte dhënë gjithçka nga
vetja për ta arritur qëllimin kryesor dhe përfundimtar që filmi të bëhej sa më
i shikuar dhe efektiv, duke u konsideruar edhe si njëra ndër veprat më
kulminante kinematografike të kësaj natyre.Gjithçka kishte kaluar mirë, duke
mos u tejkaluar as buxheti i filmit – siç ndodhë shpeshherë në këto raste.Rreziku
më i madh i filmit ishte shkatërrimi përfundimtar i aeroplanit – drejt në
hotelin”Sands”të LasVegasit, ngase gjithçka ishte xhiruar përnjëmend, ku
edhe hoteli i njohur “sands’ kishte qenë i paraparë që të prishej, prandaj edhe
krijuesve filmorë u ishte dhënë rasti i rrallë që ta shkatërronin aeroplanin në
mes të qytetit dhe ta shihnin të përplasur në një objekt siç ishte hoteli i
përmendur.Nicolas Cage