Agim Gashi: Një urim për Lulëbozhuren
| E shtune, 14.11.2009, 08:37 PM |
Agim Gashi
Një urim për Lulëbozhuren
Moj Kosovë zemër plagosur
Të kam marrë e futë në gji,
Neser është një ditë e madhe
Të parat zgjedhje në pavarsi!
T´kam futë n´gji e të mabj në zemër
Se jeton ti në liri,
Pse s´kujdesesh Kosova ime
Për njerzit tu në kurbet t´zi.
I harrove që janë gjallë
Ke harru që të mbajten n´jetë,
Ta dhuruan gjakun, djersen…
Sa shumë loti për Ty është derdhë.
Na i cungove të drejtat tona
Që kushtetuta na i garanton,
Mbi dy milion gra e burra
Në votime nuk i fton!
Njerz të ndryshëm dalin n´shesh
Lëshojnë gënjeshtra e deklarata,
Porse ne ktu në kurbet
Mirë i dimë kto fjalë të thata.
Mbetëm t´huaj nëpër botë
Të huaj n´Kosovë na e dhanë tretmanin,
Mbaju Ti Lulëbozhurja ime
Jemi ne që e duam Vatanin!
Na ka marrë malli për Ty
Për ato fusha e ato ara,
Nga dashuritë që ka njeriu
Dardani na je e para.
14.11.09
Diku në kurbet
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.