Blerim Rrecaj: Gjuha prej tuli e fjalët me (pa) pare ose flas si mendoj unë
| E shtune, 14.11.2009, 08:29 PM |
Blerim RrecajGjuha prej tuli e fjalët me (pa) pare ose flas si mendoj unëNjerëz
të ftohtë akull. Me tension të lartë e të ultë. Të pakënaqur. Disa në
mes dy a më shumë zjarresh. Pak buzëqeshje ashtu siç kanë kuptim.
Psherëtima dhe ofshama. Mllefe dhe fjalë të rënda. Ndrydhje vetvetesh.
Gishtin në kokë dhe gropa asfaltesh. Llofologë aktualiteti dhe ngulmime
mosndryshimesh. Përpjekje dhe ide. Ndërprerje rryme dhe ndalje
vrullesh. Dyshime dhe kalim kohe. Të njohura dhe të panjohura. Ditë që
lënë pas njëra tjetrën. Zhurmë dhe tollovi. Sallamadi dhe hallakamë.
Kotësi e përgjumje. Ngushtëtira e lëvizje. Sharje dhe vetpërmbajtje.
Adresa dhe numra telefoni. Stuhi çastesh me intenzitet. Re dhe
mjegulla. Pluhur dhe kutërbime. Papastërti dhe rrjeta merimangash.
Imagjinatë e fantazi. Kacafytje dhe lëshim udhe. Realitet dhe
iracionalitet. Emocione dhe turbullimë. Ndryshim gjendjesh e mendimesh.
Kokëfortësi e këmbëngultësi. Seriozitet dhe diplomaci. Makiato e
shweps. Embëlsi e hidhur. Përzierse betoni. Bashkëjetesë me të
(pa)pranueshmen. Iluzione e vizione. Qe dhe korba. Ca pëllumba në një
cep gjelbërosh hanë kaftjall me trohat që ua kish hedhur dikush. Ecje.
Një tufë zogjsh mali me vrull fare pranë kokës sime nisen fluturimthi.
Reklama e posterë. Takime të zakonta. Ftohtë dhe kallaballëk. Gotë
gjysmë e zbrazët dhe gjysmë e mbushur.Artikuj dhe fotolajme.Ai po bëhet
gati për t’u nisur në një konferencë ndërkombëtare për shëndetësi. Dhe
shumë gjëra tjera. Më mire më bije ta përfundoj një punë timen që e kam
lënë në gjysmë…Unë nuk jam budallë,Në zgjedhje për me dalë.Fushata në përfundimKryefjalë premtimiKallëxuesi zhgënjim.Bërrlogun krekosen për me hjekëAta që posterat i vunë në çdo cep, në çdo ndërtesëE në çdo shteg…Hajredin Kuqi,Blerim Shala,Lutfi Haziri,Besa Gaxherri,Ibrahim Makolli,Blerim Kuqi…Dhe shumë emra tjerëNë mesin e gazetarëve të mjerë.Partitë harxhuan milionatNa premtojnë pos tjerash edhe makaronatNë koncerte këndonGenta, Ciljeta, Leonora, Mirsa,Soni,Nora, Labi, Meda…Më erdh një sms për ta votuar atëTensione, inskenime, skenareTë gjithë janë njësh fare.Nëpër rrugë shpërndahen dhe shumëVizitkarta, broshura, materialeMe emra kandidatëshPër këto zgjedhje lokaleNë një cep të rrugës intervistohen quranëtNë një cep tjetër bëjnë e shesin cd-muzikore indianët…S’po di tjetër çfarë të themNdoshta mbledhim mendtë…
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.