Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Ekrem Ajruli

| E shtune, 14.11.2009, 07:59 PM |


Ekrem Ajruli

cikël poetik


BABË E BIR

 

Babë

Sot teknika

Ka bërë nam

E shtinë demin

Në aparaturë

Dhe nxjerrin

Sallam

 

Bir

Kjo s’është

Risi aspak

Se unë shtiva

Sallam

Dhe nxora

Tarak

 

Malet dhe moçalet

seç e skuqët marsin

 i dridhët malet

popullit i rrasët prasin

dhe i trazuat moçalet

zbritët poshtë fushës

me synim për famë

erdhët ballin lart

plotë pordhë e piskamë

ndaj merrni të gjitha

postet, kolltukët

pa edhe “lirinë”

dhe ikni, ikni

skamjen e kemi

na e ktheni robërinë

 

KUJDES

 
Më thanë kujdes!
Është i pacipë s’ka turp

Nuk besova

vitet rëndonin më shumë

se fjalët

Më thanë: kujdes!

Gënjeshtrat i ka me tepricë

Ani thash është njeri

Ç’të bëj i mjeri

Turpi vendin e ka në ballë

nuk rin në prapanicë

 

KU BIE DRENICA

 

Atje ku shkaba

përbuzë acarin, stuhinë

ku shkau-bishë

donë të ngulfatë lirinë

atje ku s'ka vlerë

pasuria as vetë jeta

ku shtrydhet e ndrydhet

me shekuj e vërteta

atje monstrumët endet oborreve

me pushkë vazhdimisht

fëmijët vdesin burrërisht

ku bëhet istikam

çdo gur ferrë çdo prag

e shkinës i cof këlyshi në bark

pinguinët e primaçokët

pyesin ku bie Drenica

atje ku shkaut

helm i bëhet shlivovica

Drenica është

tornado uragan suferinë

që monstrumit n'damar

gjakun ia ngrinë