| E premte, 13.11.2009, 07:20 PM |
Flet
këngëtarja e mirënjohur Alida Hisku, tashmë në pozicionin e një shkrimtareje
dhe si kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain"
Libri
më bëri më shumë publike, por dhe befasoi vendasit
Media
e rrethit dhe shtëpia botuese e cilësuan libri i vitit
Ja
si e ngrita grupin "Melodi Rain" me një program muzikor, udhëtim
nëpër botë
Nga Albert Zholi
Këngëtarja e mirënjohur shqitare Alida Hisku tashmë
shfaqet para publikut gjerman edhe si shkrimtare. Ende sështë mbushur muaji ku
ajo ka hedhur në treg romanin “Biografia”, një libër që i kushtohet jetës së
saj mbushur me peripeci, ngjarje, aktivitete, dhimbje, dashuri, gëzime,
hidhërime, zhgënime por ku mbi të gjitha spikat vetmohimi i saj për të mbijetuar
dhe për të rritur dy djemtë në vitet e prara të tranzicionit jashtë atdheut në
Gjermani. Jeta e saj është shumë intersante. Një ikje si në filmat hollivudianë
dhe një mbritje në Gjermna në mënyrën më të pabesueshme. Me këtë libër ajo
tashmë është bërë me një reputacion të padiskutueshëm në qytetin ku banon, ku
të gjithë qytetarët ndalin, e përshëndesin, por dhe i bëjnë pyetje, Kush e njeh
nga afër Alidën patjetër ka parë një grua të fortë, të qeshur, të dashur, që të
bën për vete. Ajo i do shumë njerëzit, pasi jeta e saj ka qenë gjithë vuajtje
që vetëm nëj grua si ajo ka ditur dhe ka mundur të përballoj sfidat e kohës.
Nisma e saj për të bërë një roman tregon edhe njëherë vullnetin, por dhe
karakterin e fortë të një gruaje shqiptare, që nuk ndalet për të rritur sadopak
personalitein e femrës shqiptare kudo në botë. Vetë bahkshorti i saj (të cilin
e kam takuar dy herë), habitet por dhe qesh me mënyrën e saj të kominukimit,
ekspresivitetin, humorin, dashurinë për fëmijët, por sidomos për dëshirën për
të parë vetëm para. Ajo fëmijët e saj i ka edukuar me një dashuri për
Shqipërinë që rrallë kush e bën dhe pse ata janë rritur në Gjermani.
Kur
doli nga shtypi libri juaj dhe si titullohet?
Libri Roman”Biografia” ime doli nga shtypi më 10tetor
2009. Ai është shkruar si fillim vetëm në gjuhen gjermane. Pra më qartë
titullohet " Die Hofnärrin des Diktators" që në shqip mund të
përkthehet, “Marjonetat ose lolot e diktatorit”, dhe nën titull :
-Nga prapaganda e shfrytëzuar.......
-Nga populli e dashur......
-Nga qevertarët,ose të plotfuqishmit e ndaluar.....
-Në
cilën shtëpi botuese e ke botuar?
Shtëpia botuese është ajo e qytetit ku unë banoj, një
nga më prestigjiozet në vend, e cila për botim ccdo vepër duhet të kalojë nëpër
disa profesionist, që të japin firmën e nivelit professional për boti,.
Shtëpia botuese quhet "Parzellers". Eshtë një shëtpi botuese me
një histori mbi 35 vjetë, e cila ka bërë botime ndër më seriozet ne Gjermani.
-Ku
u bë prezantimi i këtij libri dhe në ccfarë gjuhe është botuar?
Vetë këshilli drejtues i shtëpisë botuese e
zgjodhi si librin më të mirë të vitit dhe ky libër përfaqësoi këtë shtëpi
botuese në panirin e librit ndërkombetar që u mbajt në Frankfurt më 14-18 tetor
2009. Edhe atje ky libër tërhoqi vëmendjen e madhe të shumë vizitorëve të
panairit, e për këtë, libraria qëndrore e qytetit të Fuldës më 28 tetor i bëri
edhe promovimin e parë librit në prani të 140 artistëve dhe të ftuarve të tjerë
të rrethit.
-Përse
bën fjalë ky libër dhe kush e ka përshatur në gjermanisht?
Në libër janë përshkruar ngjarjet më kryesore të
ndodhura gjatë periudhës së jetës sime në Shqipëri dhe këtu në Gjermani. Për
përshtatjen gramatiko-letrare gjermane kam bashkëpunuar me redaktoren Annette
Piechutta, e cila ka një ekperiencë të gjatë në fushën e letërsisë për temat e
vendeve të huaja.
Si e more këtë nismë dhe pse pikërisht në fillim në gjuhën gjermane?
E mora këtë nismë (aksion) për shkruarjen e këtij libri
në gjuhën gjermane, për shkakun kryesor se dëshiroja, ti tregoj këtij populli
prej 83 milion banorësh, se si kemi jetuar dhe mbijetuar ne si popull dhe si
artistë në sistemin komunist duke bërë dhe art të vërtetë. Por njëkohësisht dua
tu tregoj atyre që edhe sot, edhe pse në dhe të huaj,dimë të luftojmë e të
ccajmë me forcë e me shpresë për këtë jetë. Fama pozitive e shumë artistëve dhe
intelektualëve shqiptarë sot në botë është kolosale në krahasim me numrin e
popullsisë së tij. Eshtë pra kjo famë e shumë intelektualëve, sportistëve që më
mban gjallë, më frymëzon më tej për projekte të reja në emrin e Shqiperisë këtu
në emigracion.
-Si
është pritur nga kritka libri dhe cilat gazeta kanë shkrojtur për të?
Megjithëse libri im sapo ka lindur, pra as njëzet ditë,
interesimi ka qenë i madh. Deri tani kam qenë e ftuar pas një këmbnguje të
madhe për dy intervista në radion prestigjioze -HR4, dhe kanë shkruajtur 3 herë
gazeta qëndrore e qytetit si dhe 2 gazeta lokale. Jehonën positive të tij e
ndjej kur kaloj në rrugë e njerëz të panjohur më buzëqeshin ose më ndalojnë e
më bëjnë pyetje të cudiëeshme nga kurioziteti dhe mos besushmëria. Jeta ime
atyre ju duket si një ëndër….Ju duket ccudi gati, gati e pabesueshme.
-Si
quhet bashkshorti juaj profesioni tij,dhe roli qe ka luajtur ne liber
Burri quhet Thomas Keune, dhe qe prej 4-5 vjetësh është
përfaqesues për Optikën Gjermane në gjithë Botën. Gjatë 3 vjetëve të
shkruajtjes së librit ai ishte nxitësi kryesor për këtë dhe zë një rrol të
rëndësishëm, në vendosjen e skeletit të librit.
-Ku
je njohur me bashkshortin?
Para 15 vjetësh punonja si pastruese në një
hotel-Restorant,ku ai në fund jave vinte për të ngrënë.
-Ndonje
pjese nga libri qe ka tërhequr më shumë vëmendjen e lexuesit gjerman
Pyetjet më të shumta dhe më të habitshme kanë qenë rreth
mardëenieve qeveri-artist, sepse nuk mund ta konceptonin që sistemi
shtypës dominon edhe mbi artin e artistin, ku ato e quajnë artin, si një
ndjenë e talent të lirë që i shërben njerëzimit, por i pavarur nga rryma
politike e sistemit......Shumë duan të dijnë ëe shume për kohën 3 vjeccare kur
unë isha në kamp, dhe kur Nazistët e rinj erdhën për të na djegur të gjallë me
shishe me benzinë.ose disa përshkrime të bukura të fshatit "socialist",
sa herë shkonim për të dhënë koncert në kooperativat bujqësore, apo aksionet e
rinisë për mbjelljen e ullinjeve a për hapjen e rrugëve ose hekurudhave...etje
etj….Shumë prej tyre, më janë drejtuar me një përkulje duke bërë me shenjë
të heqjes së kapeles. Kjo është një sinjal i lartë respekti dhe përccimi
maksimal që ndeshey në Gjermani për gjithshka pozitive, pra të përshendesin
sikur duan të heqin kapelen edhe pse nuk kanë kapele mbi kokë.
-A
do ta botsh këtë libër në shqip dhe kur?
Këtë pyetje ma kanë bërë shumë miq e shokë të mijtë, …Në
gjuhën shqipe nuk ka ndonjë kuriozitet të madh historia e Alidës, sepse janë me
mijra Alida,e Sherifa,e të tjerë shkrimtarë qe ju vra kënga në
gojë.........Interesantja dhe pozitivja është që këtë, tja bëjmë të ditur
botës, atje ku popullsia është më e madhe dhe në atë gjuhë.që është e lexueshme
në botë.
-A
ka bërë kohët e fundit koncert Alida?
Po. Tashmë në një mënyrë krejt tjetër. Meqënëse para 1
viti vendosa të mbledh një grup artistik me 5 gra të moshëstvsime dhe nga shumë
kontinente të botës, kemi dhënë 4 koncerte në qytetin ku banoj. Grupi quhet
"Melodi Rain" me një program muzikor, udhëtim nëpër botë. Eshtë një
grup i ri, i cili tashmë ka formuar fytyrën e vet. Një grup që do ta vazhdoj rrugën
e nisur duke e shtrirë veprimtrainë e aktiviteteve në fillim kudo ku ka
emigrantë shqiptarë në Gjermani dhe më vonë kudo në Evroë. Fillimi duket i
mbarë,
Kush
ishte nismëtar për formimn e këtij grupi?
Nismëtare isha unë. E kisha ëndërr një grup të tillë. Së
fundi ëndrra u bë realitet. Tashmë na duhet organizim dhe përkushtim për të
ecur përpara.
-Po
me vajzën tuaj a e keni kënduar ndonjë duet?
Po po, në promovimin e grupit tim dhashë edhe një koncert të madh në sallën e Kulturës së qytetit dhe atje futa edhe Alinën të këndojë vetem, por edhe bashkë me grupin. Besoj dhe dëshiroj që këtë grup ta vazhdojë ta mbajë gjallë Alina në të ardhmen me shoqet e saja.
-Albini
a ka bërë ndonjë film tjetër në Gjermani?
Po! Albini po përgatit edhe një rol tjetër në një seri
tjetër filmi televiziv, dhe akoma nuk i është caktuar data e shfaqjes.
Gjithashtu ai krahas universitetit që po kryen, më shoqëron edhe mua si
meneaxher në intervista e në koncerte.
-Kush
ka qenë redaktori i librit dhe sa faqe pëemban ai?
Si e thashë edhe më lart formulim gjermanisht e kemi
punuar me znj. Annette. Por shtëpia botuese ka redaktorët e saj, të cilët kana
punuar në mënyrë të pavarur nga ne. Në fillim libri kishte rreth 500, faqe por
gjatë dhënies së formës së përshtatshme dhe ecenciale u reduktua në 300 faqe.
Mendoj se është normale për vëllimin e parë.
Pse mendoni ta vazhdoni?
Po. Ashtu mendoj. Kam ende shumë gjër për të thënë. Atë
jetë të vështirë
që bëra vitet e para në Gjermani.
Po kopertinën kush e realizoi?
Kopertinën e librit e bëra vetë, alla-shqiptarcce
(Ahaaaaaaa!).
Pra ju këtë fundviti keni dy evenimente, krijimin e grupit muzikor "Melodi Rain" dhe botimin e romanit “Biografia”. Ndhenehi e plotësuar?
Ishin dy nga synimet e mia të vitit. I realizova. Një
mbështetje të jshtzakonshme më ka dhënë bshkshorti im të cilin e falënderoj.
Dhe pse gjerman, ai asnjhëherë nuk më ka ndaluar, përkundrazi më ka ndihmuar me
shumë përzemërsi në nismat e mia. Pa një burrë të tillë, si zor se mund
të realizoja këto që folëm. Pra jam dhe me fat (Qesh).
Ju keni punuar (apo ende kur skein aktivitete) punoni me bashkëshortin?
Po, punoj me të prej shumë kohësh. Ai është mjek okulist
dhe kontakti i tij është shumë i afërt me pacientet. Nuk bëhem hicc xheloze për
të. Edhe pse jam, unë në klinikë nuk paraqitem si gruaja e tij, por si
një punonjëse e thjeshtë, duke ruajtur etikën e sjelljes.
Në Tiranë ti puthesh dhe përqafohesh me shumë njerës apo artistë. Po bashkshorti juaj nuk është xheloz?
-(Qesh). Aha…Ai është natyrë krejt, krejt tjetër. Shumë,
humë i qetë. Unë jam e vrullshme, ekspresive. Por ai nuk ka qenë dhe nuk është
fare xheloz ndaj meje. Ma njeh tipin. Mua më vinë burra e gra që më
puthin në rrugë, dhe ai e pranon dhe e aksepton qënien time si artiste. Unë kam
përfituar shumë prej tij dhe jam kacavirrur për ta kapur, në mënyrë që të arrij
aty ku ai është. Shumë gjëra që më dukeshin të dëmshme jam munduar ti heq nga
vetja. Në shtëpinë tonë nuk ka egzistuar xhelozia. Më duket se xhelozia bën
pjesë tek njerëz të një niveli tjetër, jo tek unë.
-Ju sa herë vini nuk rrini pa takuar dhe dy gra (athere fëmijë) që dikur kanë qenë në shtëpinë e fëmijës, ato janë Elida Hasani dhe Amarilda Goseni? Si jeni njohur me to në sistemin komunist?
H, histori
e gjatë! Me dy vajzat e shtëpisë së fëmijëve që ju përmendët Elida Hasani dhe
Amarilda Goseni
jam njohur një ditë vjeshte mbas një koncerti në
estradën e Tiranës,ku një grup i tyre kishte ardhë për të parë çfaqen.Ka
ndodhur para 34 vjetësh.....1984.
-Dhe si ka qenë dita e parë e takimit?
-Kjo ditë ka qenë tepër e dhimshme dhe e vçantë....sepse nuk më kishte ndodhur që të kisha adhurues(fansa) kaq të vegjël dhe sidomos nga shtëpija e fëmijës.
-Si i priste nëna juaj dhe pjestarët e familjes?
-Ah,nëna ime ishte vetë artiste dhe dinte mirë ti trajtonte adhuruesit e muzikës.Ajo tashmë ishte e lumtur që familja e saj u zgjerua dhe krenohej për këtë kudo.Ajo i trajtonte sikur të ishin të sajat.
-A nuk ndjeheshit pak ngushtë në familje nga ardhja e tyre?
-Aspak ngushtë, ato vajza ngopeshin me dashurinë e
nënës dhe të timen , ë shumë se me buke.Ato ndjenin tek ne atë që
mbase kurrë në jetën e tyre nuk e kishin ndjerë.E kjo i mjaftonte Elidës dhe
Amarildës.
-Çfarë ndihme i keni dhënë gjatë sistemit komunist të dyjave
-Në atë kohë ato ishin në shkollën fillore,e unë u kam
ndenjtur pranë që ato të kushtonin vëmendje mësimeve së pari,si dhe edukimit
moral,aty në shtëpinë e fëmijës.E tërë familja ime ndihmonte që të dyja të
integroheshin me ambjentin familjar si dhe të pregatiteshin që në të ardhmen të
bëheshin nëna të denja në familjet etyre.