| E premte, 13.11.2009, 08:29 PM |
Revista Shqiptari,
një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
Nga Baki Ymeri
Historinë e kësaj reviste lexuesi e ka të njohur përmes
artikujve të ndryshëm. Për ata që nuk kanë njohuri për të, Shqiptari i
ditëve tona është revistë e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të
Rumanisë, e themeluar më 1888 nga Nikolla Naço, e rithemeluar në gusht të vitit
1999 nga prof.dr. Xhelku Maksuti, e drejtuar më vonë nga Luan Topçiu
(2001-2005) dhe Baki Ymeri (nga viti 2005 e këndej). Disa nga numrat e Shqiptarit
kanë një strukturë tematike: u përkushtohen figurave qëndrore të botës
shqiptare dhe filoshqiptare: Nënës Terezë, Ismail Kadaresë dhe akademikut
Grigore Brënkush (Grigore Brâncu?). Revista ruan një vertikalitet moral dhe i
shërben me dinjitet afirmimit të vlerave shqiptare në Veri të Danubit. E
theksojmë këtë fakt, sepse kemi parasysh një revistë të re, e drejtuar nga një
grup interesash të dyshimta dhe me qëllime të paqarta. Fjala është për revistën
Prietenul albanezului (Miku i shqiptarit) duke patur për drejtor
profesoreshën e kimisë, Oana Manolescu (pseudodeputete e komunitetit shqiptar),
një fletushkë muri që qet në harresë figurat qëndrore të aktualitetit shqiptar
në Rumani (që nga Xhelku Maksuti dhe Luan Topçiu, e deri te autori i këtij
shkrimi), një paçavure që kultivon nepotizmin dhe kultin e personalitetit si në
kohën e Çausheskut, në faqet e saj duke defiluar me artikuj e fotografi vetëm
tre emra: Oana Manolesku, Marius Dobresku dhe gruaja e tij (Maria Oprea).
Ku ndodhej “mikja e shqiptarëve”, në kohën kur shqiptarët
marshonin rrugëve të Bukureshtit për Paqë në Kosovë dhe ndërprerjen e
gjenocidit ndaj shqiptarëve (31 mars 1999)? Pse nuk u solidarizua Oana
Manolescu me parlamentarët rumunë për të miratuar kërkesën e NATO-s për
shfrytëzimin e hapsirës ajrore rumune për bombardimin e forcave kriminale të
Millosheviqit (prill, 1999)? Pse nuk votoi pro/pavarësisë së Kosovës në
Parlamentin rumun kur ky parlament rumunësh të mashtruar nga propagandat serbe,
konvokoi dy seanca kundër pavarësisë (2007/2008)? Pse e nënshkroi kryeredaktori
i Mikut të shqiptarit (Marius Dobrescu) Komunikatën kundër bombardimeve
të NATO-s “për mbrojtjen e sovranitetit të shtetit serb” (1999)? Ja pra se kush
janë antishqiptarët që gëlltisin buxhetin e Qeverisë rumune destinuar
komunitetit shqiptar, duke mos patur asnjë shqiptar në gjirin e redaksisë së
revistës Miku i shqiptarit, respektivisht Miku i mykur!
Deri tani janë botuar mbi 100 numra të revistës Shqiptari. Në
njërin nga numrat e saj (106), dedikuar shqiptarit më të njohur të ditëve tona
(Ismail Kadaresë), krahas intervistës që ia dha Kadareja shtypit rumun (Ballkanasit
u janë besnikë klaneve e jo principeve) si dhe artikullit Kadareja në
Rumani, Shqiptari i Xhelku Maksutit boton artikullin e filoshqiptarit
Tiberius Puiu Konsolidimi i pushtetit komunist në Shqipëri, poezi shqipe
nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, ballinat librash të Kadaresë (Ra ky mort e
u pamë/Ditar politik për Kosovën), Engjëll Sedajt (Papa shqiptar
Klementi XI-Albani), Mazllum Sanesë (Pe ndonjë ëndërr), Hajrullah
Hajrës (Harmoni gjuhësore), një reçension të Bardhyl Berberit mbi Fjalorin
shqi/rumanisht, si dhe artikullin e Komitetit udhëheqës të Bashkësisë
Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë Përgjigje ndaj “të vërtetave” të zonjës
Oana Manolesku. Bëhet fjalë në kuadrin e këtij artikulli, për hallet e
komunitetit të këtushëm shqiptar, për pandjeshmërinë shpirtërore të deputetes
Oana Manolesku ndaj bijve dhe bijave të rilindasve tanë, për shijet e saja
paranoike, që pas gllabërimit të pagave parlamentare në emër të komunitetit
shqiptar, tenton ta hedhë kandidaturën edhe për një mandat të ri. Po e
përsërisim: Ku ndodhej deputetja apo “mikja e shqiptarëve”, në kohën kur
shqiptarët etnikë marshonin rrugëve të Bukureshtit për Paqë në Kosovë, dhe
ndërprerjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve (1999)!
Shqipëria m’u duk një vend interesant ndërsa shqipja një gjuhë magjepsëse
Në numrin e (107-108), paralelisht me monografinë e Vehbi
Bajramit mbi Shqiptarët e Amerikës (The Albanians of America), botohet
artikulli i Ruksandra Konstantineskut mbi Nënë Terezën. Jepen me këtë rast,
burime të reja mbi qëndrimin e saj në Rumani, mbi prejardhjen e saj nga një
familje shqiptare katolike. Babai, Nikolla, tregtar dhe patriot i ndezur, derdh
natën, fshehtas, tesha dhe ushqim për familjet e varfëra. Në të dy gjuhët
jepen nga një faqe letrare me poezitë e Xhevahir Spahiut nga Shqipëria, Halil
Haxhosajt nga Kosova dhe Nikita Stëneskut nga Rumania. Një traditë e këtillë, e
prezentimit të vlerave shpirtërore nga të gjitha trojet shqiptare dhe rumune,
pason edhe në numrat që vijojnë. Një faqe të tërë i kushtohet aktorit shqiptar
Aleksandër Mojsiu Ambasador i kulturës humaniste evropiane (intervistë e
Xhevat Ukshinit me shkrimtarin gjerman Rudiger Schaper). Pason një faqe
tjetër me studimin e prof.dr. Xhelku Maksutit Ndikimi i Lidhjes së Prizrenit
mbi aktivitetin patriotik të shqiptarëve të Rumanisë, proza e Luan Starovës
Muzeul ateismului (Muzeumi i ateizmit), një intervistë me filoshqiptarin e
Kosta-Rikës, Dr. Gustavo-Adolfo-Loria Rivel: Shqipëria m’u duk një vend
interesant ndërsa shqipja një gjuhë magjepsëse. Jepet një fragment nga
artikulli i Marsela Topit Panorama e shtypit shqiptar post-komunist,
botohet një fragment i romanit Bukuran Lek Dashi, të shkrimtarit rumun
me prejardhje shqiptare nga Konstanca, Liviu Lungu. Në faqet e revistës
Shqiptari defilojnë artikuj të panumërt për vlerat e komunitetit shqiptar të
Rumanisë, për bijtë dhe bijat e rilindësve tanë, për shkrimtarët rumunë dhe
Kosovën shqiptare, për shtypin shqiptar të Rumanisë, etj.
Shqiptari i Xhelku
Maksutit gërsheton traditën njëqindvjeçare me subjekte aktuale të modernitetit.
Revistën fillimisht a mbante gjallë Qeveria rumune përmes Departamentit
të Minoriteteve Nacionale (1993-2001), pastaj u ndërpre kjo ndihmë ngase doli
në sqenë Liga e ligë e Oana Manolescut (Asociatia Liga Albanezilor din
România), rivale e Bashkësisë Kulturore të shqiptarëve të Rumanisë e cila fitoi
të drejtën “legjitime” që mjetet e komunitetit shqiptar të derdhen në adresë të
një organizate/fantomë, e kryesuar nga një mashtruese, dhe e përbërë nga një
grup interesash grupore, duke patur në gjirin e tij një shumicë rumune dhe një
pakicë shqiptare, nja dy familje që s’e duronin dot Xheku Maksutin pse qenka
“mysliman” (siç ka lehur një kopil i kombit kundër tij (K. K.), edhepse dr.
Maksuti vjen nga një familje e përzjerë, mamaja e tij e ndjerë duke qenë
ortodokse, gruaja e tij e florinjtë duke qenë bijë prifti, feja e tij duke qenë
atdhedashuria, ndërsa vajza e tij duke mbajtur emrin Kristia Maksuti, e jo
Hanëmshahe Hajduti.
Sa i përket fesë, Shqiptari kultivon parimet etike të
rilindësve tanë, duke i dhënë prioritet kombit dhe vlerave të tij, duke e
anashkaluar subjektin fetar si instrument mosbesimi dhe përçarjejeje, edhepse këtë
virus antishqiptar të mosbesimit e solli në Bukuresht një fundrinë komuniste e
shërbimeve të fshehta të djallit: Kopi Kyçyku. Ndërmjet viteve 2001-2005,
Shqiptarin e Xhelku Maksutit e mbajti gjallë përmes sponsorizimit, një
shqiptare me rrënjë nga Liseci i Tetovës, mjekja/stomatologe Xhemile Alia
Susliu, pronare e disa firmave të biznesit në Bukuresht dhe Konstancë.
Xhemilja, përndryshe, është e mbesa e Daut Memishit nga Sllatina e Oltenisë,
veteran i komunitetit shqiptar. Që nga viti 2005, revista del nën drejtimin e
autorit të këtij shkrimi. Në faqet e saj u jepet prioritet vlerave të
diasporës, Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe lidhjeve
rumuno/shqiptare në fushë të gjuhësisë, letërsisë dhe historisë. Botohet
herëpashere në Internet, ndërsa si numër i shtypur del një herë në vit, me
rastin e Ditës së Flamurit, duke patur për mbështeje Ambasadën e Shqipërisë në
Bukuresht.