Luan Çipi: Mësuesi im i parë
| E enjte, 12.11.2009, 07:01 PM |
Luan Çipi
MESUESI IM I PARE
E kush nuk e mban mend
Mësuesin e tij të parë?
Ai, në kohë e vend,
Na gjëndet i pa ndarë.
Vlerësohet dhe kujtohet
Nëna, babai, gjyshi,
Po mua s’më harrohet
Mësuesi, Zenel Dervishi.
I afërt dhe i qeshur,
I pashëm dhe i ditur.
Gjithnjë me sqimë veshur.
Dhe Atdhetar i ndritur.
Mësues i nderuar
Me dije dhe kulturë
Këmbëgulës, i duruar.
I pa lodhur kurrë.
Dhe ç’ishin më të dukurat.
Dhe ç’ishin më të rrallat.
Dhe ç’ishim më të bukurat
Nga këngët dhe nga përrallat,
Mësuesi i kërkonte,
Me shumë devotshmëri
I mblidhte, i qëmtonte,
Me ndjenjë e dashuri.
E shoh në qiell ngritur,
Si yllin më ndriçues,
Njeriun fortë të ndritur
Me emrin mësues.
11,11.2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.