Halit Bogaj: Dritëro Agolli
| E premte, 13.11.2009, 08:21 PM |
DRITËRO AGOLLINga Halit BogajEdhe Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të shquar shqiptarë me emrin e të cilit është e lidhur një epokë e artit letrar.Ai na i la të shkruara një varg veprash në poezi dhe prozë me të cilat u bë poet tejet i popullarizuar duke zënë një vend nderi në sofrën e madhe letrare të popullit tonë.Çdo poezi dhe roman i tij na ngjallin asociacione të shumta dhe na joshin me stilin e tyre të lartë artistik i cili buron nga zemra atdhetare e poetit të mirënjohur i cili është bërë madhështor me krijimet e tij të llojllojshme të cilat janë produkt i jetës së përditshme të atdheut të tij të dashur dhe i njeriut të thjeshtë që e ndërtonte jetën e tij të përditshme.Poezitë dhe prozat e Dritëro Agollit janë vepra optimiste që shpërthejnë nga thellësitë më të padefinuara të shpirtit subtil të autorit të tyre i cili gjithnjë e di se çka duhet krijuar për adhuruesit e vete të shumtë në mbarë trevat shqiptare.Krijimet e tij shumëdimensionale na e ngacmojnë shpirtin dhe na bëjnë që t’i duam ato në mënyrë të përhershme.Ai ka sukses të plotë në pasqyrimin e jetës në artin letrar dhe nuk është thënë rastësisht se pas Kadaresë Dritëro Agolli është poeti dhe prozatori më i madh i letërsisë sonë, me çka e ka dëshmuar veten dhjetra herë gjatë karrierës së tij si shkrimtar.Nga veprat e dalluara të Dritëro Agollit edhe kineastët e shquar shqiptarë krijuan filmat e tyre të adhuruar të cilët u shikuan brenda dhe jashtë atdheut.Në këtë kontekst kanë mbetur të paharruar filmat’’I teti në bronz’’, sipas romanit Komisari Memo xdhe ‘’Njeriu me top’’të cilin e pavdekëson aktori i famshëm Timo Flloko.
Dritëro Agolli gjatë tërë jetës i qëndroi besnik vokacionit të tij të zgjedhur në të cilin ishte i dashuruar së tepërmi.Kur shkruan për partizanin Meke, për Mate Grudën, për Devollin, për baballarët dhe për personazhe e vise të tjera, na duket se qysh moti i kemi njohur heronjtë dhe trevat e dashura të tij.Na duket se kemi lindur me vjershat, poemat dhe romanet e tij të bukura të cilat na lënë mbresa të jashtëzakonshme gjatë leximit të tyre, siç thuhet, ‘’me një frymë’’.Është i paharruar edhe romani i tij satirik’’Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’’ i cili është përkthyer edhe në disa gjuhë botërore dhe ka zgjuar interesim të madh tek lexues të ndryshëm anembanë atdheut dhe trojeve shqiptare.Dritëro Agolli kishte ndikim të madh edhe tek shkrimtarët e rinj të cilët e vazhduan rrugën e ndritur të yllit të tyre dhe krijuan vargje të jashtëzakonshme patriotike, sociale dhe shoqërore kushtuar jetës së re shqiptare.Edhe atëherë kur flet për Lekë Dukagjinin dhe paralelen mes këtij emri të madh, të sotmes dhe të djeshmes shqiptare, Dritëroi sikur don të na tregojë se emri madhështor i princit të arbërit/Lekë Dikagjinit/në ditë tona ka kuptim dhe konatacione të tjera bashkëkohore.Në poezinë’’U zura me Lekë Dukagjinin’’ai vë në spikamë Kanunin madhështor të Lekës i cili me shekuj na shërbeu për ta ndarë drejtësinë tonë kombëtare, por i cili në ditët tona ka mbetur si një relikt i vërtetë i cili nuk ka vend në trojet dhe viset shqiptare/Ai i thotë bashkëshortes së vetë’’Grua unë për ty u zura me Lekë Dukagjinin dhe Kanunin e tij të ashpër që aplikohej ndaj femrës, por edhe i tregon asaj se ai’’Nuk ishte Leka i Lecit të lagjës sonë’’, por Leka ynë i famshëm i Epokës sonë më të lavdishme të kryetrimit tonë legjendar/Skënderbeut/ dhe njëri ndër bashkëluftëtarët e tij më të afërt,i cili /sipas një kënge popullore/ me rastin e vdekjes së tij’’I kishte nxjerrë flokët nga hidhërimi, pa e ditur se çka bënte’’dhe duke thënë: ‘’Pas ditës së sotme mbaroi Shqiptaria’’.Në kërkim të mëtejmë të shkrimeve të Dritëro Agollit lexuesi shqiptar gjen poezi të shumta të cilat janë të mbushura plot nektar dhe joshin kërshërinë tonë, secila më tepër se tjetra.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.