Agim Gash: Një urim për një ditëlindje! (Mikut tim Engjëll Koliqit)
| E marte, 10.11.2009, 08:03 PM |
Agim Gashi, 09-11-2009
Një urim për një ditëlindje!
(Mikut tim Engjëll Koliqit)
Nesër në mëngjez
Atje në Itali,
Miku im Engjulli
Mbush pesdhjet e tri!
O Engjëll Koliqi
Djal i Dardanisë,
Që i këndon atdheut
Edhe dashurisë.
O Engjëll Koliqi
Djal i Karadakut,
Poezia jote
Aromë lule gjaku.
I këndon atdheut
Dhe vuajtjes së tij,
Mërgimtari im
Atje n´Itali!
Miqët tanë të mirë
Në Gjilan i kemi,
Atje Skënder Korça
E Sabit Rrustemi.
T´përshëndesin miqët
Nga e mbarë bota,
Ke bërë emër miku ynë
JO me punëra t´kota!
Vepra jote e madhe
Gjurmë në kontinete,
Arbreshët n´Itali
Ty të kanë për vete.
Lum ne që të kemi
Lum dhe Arbëria,
Djal i Karadakut
Të ndjektë lumturia.
Tani miku im
Me këtë poezi
Të uroj jetë sa malet
Dhe ditëlindjen Ty!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.