Halit Bogaj: Bajroni
| E premte, 06.11.2009, 09:21 PM |
Halit Bogaj
BAJRONI
Shkoi Bajroni në Janinë
Që ta njihte Shqipërinë
Ali Pashën ta takonte
‘’Çajld Haroldin’’ ta krijonte
2
Kur u pa me trimin tonë
Ai takim bëri jehonë
Personazhi u skalit
Ali Pasha lart u ngrit
3
Hyri thellë në përjetësi
Gjthashtu në letërsi
‘’Çajld Haroldi’përherë rron
Ali Pashën na kujton
4
Dhe sa herë që e lexojmë
Historinë ne e shfletojmë
Dhe e shohim bashkë si rrinë
Në kamish duhan kur pinë
5
Në çibukun aq të gjatë
Nëpër shekuj plot shtërngatë
Prandaj Pasha ynë shqiptar
Kishte lidhje me shkrimtarë
6
Kish arritur shumë lavdi
Si në Francë si në Angli
Për të flisnin shumë shtetarë
Nga rrëfimet që kanë ngjarë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.