Albulena Arifi: Në Tanushë kur lufta krisi
| E diele, 08.11.2009, 07:59 PM |
Albulena Arifi
NË TANUSHË KUR LUFTA KRISI
Ra dëshmor Gazmend Arifi
La një vëlla dhe katër motra
La dy prindër-o fjalë-kadaifi
O ish i madh e s’e zuri votra!
Në Tanushë- o kur lufta krisi
Ra kushtrimi nga një trim për shpi-e
Për zjarr t’madh o nganjë degë lisi
O ndër të parët doli ky trim dai-e!
O ia kanë dhanë flakën Tanushës
Ia kanë djegur çerdhen kanjushës
Por Tanusha rreptë paska luftue
O as kanjusha-o nuk është largue!
Qindra mijëra i mungojnë vendit
O lule t’kuqe janë ndër varreza
Çejz i shtrirë n’foto para Kuvendit
O krenari do t’qëndrojnë ndër breza!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.