Agim Gjakova: Spektër poetik i veçantë
| E shtune, 07.11.2009, 08:21 PM |
AGIM GJAKOVA
ESESpektër poetik i veçantë(Duke lexuar poezinë e Jan M.Stuchlit) Në vazhdë të letërsisë polake, Jan Michal Stuchly ka arritur të kumtojë nëpërmjet të një tekstualiteti postmodern, metaforën e jetës. Simptomat semiotike të kësaj poezie shtrihen në vetëdije po aq sa edhe nënvetëdije. Impulsi ndjenjësor kapërthehet në të gjithë gamën e vargjeve, duke krijuar edhe përmasën e katërt, siç edhe shprehet autori, jo si kërkesë i yshtur nga ndonjë agjent jashtëndjenjësor, por si ndrydhje e brendshme që ka hallakatur shpirtin poetit.Poeti u lëshohet thirrjeve të mendimeve e përshpirtëzimeve të shekujve, duke i përqasur me të sotmen e vendi të tij, të universit njerëzor dhe të brezit me të cilin jeton, si fanar-jehonë e të njerëzishmes, të ekzistencës. Nuk mund e nuk shuhen shpresat e poetit për një të ardhme më të mirë, ani pse hera herë e vë në dyshim (Besimi shpresëvarur)mundësinë e unit të tij poetik për të përballuar tërësinë e qenies së tij përpara ndryshimit-vdekje. Ai nuk mbështetet në doktrina të ndryshme, qoftë edhe to fetare, siç bëjnë disa. Poeti sintetizon, në njëfarë mase krijon “doktrinë” (le ta themi kështu) më vete, e cila gjen shprehjen në “Unë i rrethuar nga të afërmit / dhe plotësisht i vetmuar”që e shpie në statusin e pohimit për të pambërrishmen, si mozaik i konstelacionit poetik-shpirtëror, por nuk e mohon kurrë deri në fund fuqinë për të realizuar jetën.Vargjet e Jan Michal Stuchly-t nuk janë sui generis i përpjekjeve për “të latuar poezi”. Sa janë konkrete, plot mendim, shprehje vuajtjeje, shqetësimi, trishtimi, që kapërthehen errësirës, por edhe në shtizat e dritës, aq janë edhe të formësuara në një abstraktim të përjetësisë. Si një “jetim” kundrejt ndjenjave të tij (“nolens volens / më duhet të besoj / në mospraninë Tënde / në zbrazëtirën qe lë pas vetes””, dialogu i Jan Michal Stuchly-t me “librin e jetës” ngërthehet në rrjetën e kohës, të së shkuarës dhe të ardhmes, me pohimin se nuk mund të zhduken kujtimet, por as të mos shtrihen në të ardhmen. Ky pohim e ka vendin jo në metafizikë (ani pse hasim raste të tilla në poezinë e poetit), por në parashtrimin të konceptit zhvillimor të botës. |
Jan Michal Stuchly |
Siç përftohet nga poezia e Jan Michal Stuchly-t, në jetën e tij, në botën e tij ekzistojnë edhe obsesionete dashurisë për atdheun, për gruan, për dashurinë, për mjaft gjëra të tjera. A mund të jenë sinonime dashuria për atdheun, për nënën, për gruan, për poezinë? Sido që të merren, këto nuk mund të mos jenë të rëndësishme, pra brenda signum temporis, siç i karakterizon autori. Arti poetik i Jan Michal Stuchly-t është i thjeshtë. Nuk vrapon pas rrallësive figurative për të krijuar imazhe të ndonjë ngrehine komplekse të sipërfaqësores maniakale të poezisë “supermoderne”. Janë të njëjta të gjitha sendet që nga “gishti i vogël” e deri tek “gjigandi”, kur këta prekin sferën emocionale dhe meditative. Duke mos hyrë në renditjen e motiveve e temave, distilimi i tyre nga poeti nuk vjen nga ndonjë pikësynim i parapërcaktuar, por si rrjedhim i entitetit poetik të autorit. Cilat mund të thuhen se janë’ tiparet karakterizuese të poezisë së Jan Michal Stuchly-t? Nuk nguron të ndërtojë vargun edhe me një fjalë, por edhe me një rresht. Dhe kjo bëhet për arsye të dinamizmit të mendimit, sipas rastit dhe logjikës që kërkon ai, dhe për të shprehur fazat e frymëzimit poetik gjatë krijimtarisë. Jan Michal Stuchly nuk hallakatet në përkushtimin e tij ndaj atdheut, dashurisë e poezisë. Është autokton i mjedisit dhe i natyrës, mendimtar për atë që e vë në spikamë para vetes. Qëndrimi përballë nocioneve themelore të jetës është i një stoiku të vendosur. Nuk shastiset të krijojë stile të ndryshme vetëm sa për të qenë “stilist”. Niset nga ajo që i ofron jeta dhe nxjerr jetën duke e kaluar nëpër prizmin e mendjes dhe ndjenjave të tij.Nga ky vëllim nuk mund të përcaktoj vendin e poetit në “hierarkinë” e poezisë polake (e cila, natyrisht edhe duhet njohur thellë e gjerësisht), por nuk vihet përpara asnjë dilemë për poezinë e tij, si të një përsiatjeje dhe të një emotiviteti të thellë. Si për asnjë poet në botë, nuk mund të thuhet e të merret model për këtë apo për atë. Individualiteti i poezisë së Jan Michal Stuchly-t është i pranishëm, i theksuar dhe kuptimplotë. AGIM GJAKOVAWyj?tkowe spektrum poetyckieW literaturze polskiej Jan Micha? Stuchly poprzez postmodernistyczn? tekstualno?? zdo?a? przekaza? metafor? ?ycia. Symptomy semiotyczne tej poezji rozpo?cieraj? si? zarówno w samo?wiadomo?ci, jak i pod?wiadomo?ci. We wszystkich wierszach prze?wituje impuls uczuciowy, tworz?c czwarty wymiar, jak wyra?a si? sam autor. Nie jest to jednak wymuszona potrzeba jakiego? ponad uczuciowego czynnika, ale jako wewn?trzne przygn?bienie, które porusza dusz? poety. Twórca poddaje si? nawo?ywaniom my?li i wiekowych po?wi?ce?, porównuj?c je z dzisiejsz? sytuacj? swojego kraju, universum ludzkiego oraz pokolenia, z którym ?yje, jako ?wiat?o ostrzegawcze dla ludzko?ci i egzystencji. Nie mog? i te? nie gasn? nadzieje poety na lepsz? przysz?o??, chocia? co rusz poddaje w w?tpliwo??(Wiara uzale?niona od nadziei)mo?liwo?ci swojej integralno?ci poetyckiej, aby stawi? czo?a ca?emu swojemu jestestwu w obliczu zmiany - ?mierci. Poeta nie wspiera si? doktrynami, nawet religijnymi, jak to czyni? niektórzy. Ale syntetyzuje, w pewien sposób, mo?na rzec, tworzy w?asn? „doktryn?”, która znajduje wyraz w wierszu „Ja… otoczony bliskimi / a zupe?nie samotny”który zostaje podniesiony do statusu afirmacji dla nieosi?galnego, jako mozaika konstelacji poetycko-duchowej, ale nigdy do ko?ca nie neguje mocy do realizowania ?ycia.Wiersze Jana Micha?a Stuchlego nie s? sui generis d??eniem „do wyg?adzenia poezji”. O ile s? bardzo konkretne, pe?ne przemy?le?, przejawów cierpienia, niepokoju, smutku, przepe?nione ciemno?ci?, ale prze?wiecaj? w nich te? w promienie ?wiat?a; o tyle s? tak?e uformowane w pewn? abstrakcj? wieczno?ci. Jak „sierota” wobec swoich uczu? („nolens volens / musz? wierzy? / pod Twoj? nieobecno?? / w pustce, któr? zostawi?e? po sobie”), dialog Jana Micha?a Stuchlego w „ksi?dze ?ycia”, wpisuje si? ?ci?le w sie? ?ycia, przesz?o?ci i przysz?o?ci, w uznanie faktu, i? wspomnie? nie mo?na wymaza?, ale te? nie s? one w stanie opanowa? ca?kowicie przysz?o?ci. Ta afirmacja ma swoje miejsce nie w metafizyce (chocia? odnajdziemy takie przypadki w twórczo?ci poety), ale w przedstawieniu koncepcji rozwojowej ?wiata.Z poezji Jana Micha?a Stuchlego mo?na wyczyta?, ?e w jego ?yciu, w jego ?wiecie istniej? obsesje mi?o?ci do ojczyzny, do kobiety, mi?o?ci, i do wielu innych rzeczy. Czy mi?o?? do ojczyzny, do matki, do kobiety, do poezji mog? by? synonimiczne? Bez wzgl?du na to, jak b?dziemy je rozumie?, nie s? one bez znaczenia, a wi?c pozostaj? wewn?trz signum temporis, jak to okre?la autor.Sztuka poetycka Jana Micha?a Stuchlego jest prosta. Nie goni za figuratywnymi osobliwo?ciami, by stworzy? obrazy jakiej? z?o?onej maniakalnej struktury warstwy powierzchniowej w „supernowoczesnej” poezji. Wszystkie rzeczy, od „ma?ego palca” a? do „giganta, s? takie same, gdy dotykaj? sfery emocjonalnej i medytacyjnej. Nie wnikaj?c w uporz?dkowanie motywów oraz tematów, ich „destylacja” przez poet? nie wynika z jakiego? z góry okre?lonego d??enia, ale jest wynikiem indywidualno?ci poetyckiej autora. Co mo?na okre?li? jako „cechy charakterystyczne” poezji Jana Micha?a Stuchlego? Nie waha si? on budowa? wiersza zarówno za pomoc? jednego s?owa, jak i jednego wersu. A to wynika z dynamizmu my?lenia, w zale?no?ci od sytuacji i logiki, której szuka; ma to tak?e na celu wyra?enie kolejnych faz inspiracji poetyckiej w trakcie procesu tworzenia. Jan Micha? Stuchly nie rozprasza si? w swoim po?wi?ceniu na rzecz ojczyzny, mi?o?ci oraz poezji. Jest autochtonem ?rodowiska i przyrody;, filozofem tego, co uwydatnia przed sob?. Pogl?dy wobec podstawowych poj?? ?yciowych plasuj? go w?ród zdecydowanych stoików. Nie k?opocze si? tworzeniem innego stylu tylko po to, aby zosta? uznanym za „stylist?”. Wychodzi od tego, co proponuje ?ycie i opisuje to ?ycie przechodz?c poprzez pryzmat my?li i w?asnych uczu?.Na podstawie tego tomu nie jestem w stanie okre?li? miejsca poety w „hierarchi” poezji polskiej (któr? oczywi?cie nale?a?oby pozna? dog??bnie). Nie ma jednak ?adnego k?opotu w okre?leniu jego twórczo?ci jako refleksyjnej oraz g??boko emocjonalnej. Jak dla ?adnego poety na ?wiecie, tak?e dla tego twórcy nie da si? okre?li? ani przyj?? jakiego? konkretnego modelu. Nie mo?na jednak zanegowa? obecno?ci mocno uwypuklonego i pe?nego znaczenia indywidualizmu w poezji Jana Micha?a Stuchlego.(Përktheu nga gjuha shqipe në polonisht:MAZLLUM SANEJA)
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.