Jani Dilo, një jetë kushtuar çështjes sonë kombëtare
| E shtune, 07.11.2009, 08:58 PM |
Përgatiti Eduard M. DiloDr. Jani Ilia Dilo, tere jeten ja kushtoi vetem Shqiperise Etnike. Prej regjimit komunist , u denua me vdekje ne mungese dhe mori vetem etiketimin "Armik i Popullit"! Ishte nje nder Eksponentet e Ballit Kombetar dhe nje nga udheheqesit e luftes se kesaj organizate. Komandoje dhe doli fitimtar ne betejat e kryera kunder nazisteve ne Barmash dhe Qaf'Thane, si dhe ne shume luftime te tjera sa ne Berat ashtu dhe ne zonen e Leskovikut e te Korces.Ne Leskovik shpetoi nga pushkatimi me se njeqint burra , dhe populli trim i Leskovikut kerkoi qe me gjallje ti ngrinte permendore, si mirenjohje per kete xhest aq te larte , sa human dhe fisnik.Gjithashtu shkoi ne Kosoven kreshnike , (qe e kish aq per zemer), ne kohen e luftes, dhe u mor me organizimin e cetave te Ballit . Ka ngelur ne kujtesen e te gjitheve fjalimi aq i zjarrte patriotik , i mbajtur ne Prizerenin historik, folur ne nje gegnishte te paster, per vlerat e medha te B.K. ne Kosove. Me plot entusiazem e pasion , e kujton edhe sot , deshmimtari i atyre diteve Zotnia Kadri B.Gashi kete fjalim historik, ku cileson se fjalet e Kapiten Jani Dilo-s :"...ju kosovaret keni le ballista...., ndersa ne jemi ba te tille....!", e ngriten peshe gjithe popullin .U largua nga atdheu , ne nje ekzil te detyruar politik, dhe nderroi jete ne rrethana te dyshimta ne N.Y. Tere jeten si ne atdhe, ashtu dhe ne emigrimin e detyruar e vuri vetem ne sherbim te kombit . Ngeli shume aktiv ,ishte instruktori dhe komandanti i gjithe "bijve te shqipes "qe hidheshin me mision nga Malta per Shqiperi, kuptoi tradhetine e anglezeve ne kete mision dhe u terhoq . Perfaqesoi kauzen shqiptare kudo ku lypte nevoja: mori pjese ne shume konferenca, seminare , demostrata e aktivitete per ceshtjen e drejte kosovare. Kuptoi mire se c'do te thoshte komunizem , qe po gllaberonte atdheun, ndaj ngeli me bindje i pa pajtueshem me te.Qysh ne vitet '50-te dha orientime te sakta se si duhej te veprohej per "zvogelimin e pontecialit ushtarak te B.S. dhe aleateve...", mesim qe gjeti zbatim ne vitet "90 kur u shemb Muri i Berlinit dhe u shkermoq krejt komunizmi.Po japim pe poshte disa copeza nga shkrimet e fjalimet e tij , si dhe disa mendime nga figura te shquara shqipetare apo boterore rreth atij qe i perket "breznise se Idealisteve te Rilindjes Kombetare", i cili pati si udherrefim :"te luftojme per Shqiptare te lire ne nje Shqiperi te lire"! Pjese nga shkrimet e shumta te tij:" Ne partine komuniste cdo parim moral qe vlereson jeten ne vetvete , familjen, kombin zhduket dhe njeriu behet nje vegel e cuditeshme e partise... Kur te rinjte e sotem , te prire nga bukurite satanike , do t'u dale dehja, Shqiperia do te jete e pazonja te qendroje ne kembe per mungese gjaku dhe fuqie. Atehere , te rinjte e tradhetuar do te kene braktisur radhet e partise plot pendim , por do te jete vone per ta, per ne, per Shqiperine."(31-Korrik 1944)"...Dhe gjaku i paster... u derdh prej vellait te lig... dhe roberia qe mbulon sot vendin tone , erdh nga brenda me i fort se nga jashte. ... Mjegulla e dyzet vjeteve qe paten erresuar mendjen e disa shqiptareve dhe qe na prune gjthe ato mjerime , u daraviten. Ai qe s'ka pare qarte gjer tani, s'do te shohe me kurre . Ai qe s'e ndjen veten shqiptar tani , s'do ta ndjeje me kurre. Por keta te pakte , te verbuar ose te korruptuar , s'na interesojne....Na intereson djaleria trime qe po rritet me luft' e me gjak. Na intereson ideali i atyre qe u vrane , i atyre qe vuajne , i atyre qe lufojne per qellimin e perbashket . Pse qellim i perbashket perben kombe dhe histori kombetare."(28-11- 1952)"Kosova po i lan per dite me gjak fushat e veta. Heronjte e rinj po u shtohen pirgjeve te heronjve te djeshem. Ata qe rane dhe po bien n'altarin e Atdheut qe renkon nen zgjedhe , ushtaret e panjohur te vendit tone, ata qe po zhduken per dite neper thellesite e burgjeve t'eger te Jugosllavise , jane shpirti i kombit tone , jane shprehja me e forte e dinjitetit njerezor dhe krenaria e races arberore.... Ashtu si Lufta e Vlores qe i beri shqiptaret kryelarte te kombit te tyre, po ashu esht bere dhe Kosova me luftrat shekullore per te drejtat e kombit shqiptar. Lufta e Vlores u be dhe u fitua nga fuqite shqiptare, kryesisht vlonjate. Ashtu behet, ashtu zhvillohet dhe ashtu do te fitohet edhe perpjekja e sotme e Kosoves. Shqiptaret , edhe ne radhe te pare kosovaret, e dine mire nga pervoja e tyre e gjate se liria dhe te drejtat nuk falen, po fitohen me gjak e sakrifica te medha. Heronjte dhe Deshmoret ...jane garancia me e mire..."("Kosova esht e cdo biri qe ka gjak shqiptari" , ne New York, 1981)"Bota esht bere nga aq "une" sa ka dhe njerez . Cdo njeri e konsideron veten me te rendesishem dhe mendon se meriton me teper konsiderate nga cdo njeri tjeter.Esht e nevojshme te kulturojme dhe ta zhvillojme me shume vetveten"."Detyra e secilit esht te sherbeje dhe jo t'i sherbehet, te jape dhe jo te marre , te ndihmoje e te inkurajoje vazhdimisht me fjale dhe me shembullin e tij. Kjo i mban te forta vjegezat e dashurise e te respektit midis njerezvet dhe e ben jeten te gezuar per te gjithe"(1957)Ja c'kane shkruar per Dr. Jani I. Dilon , ata qe e kane njohur ne emigrimin e detyruar politik:Prof. SAMI REPISHTI , PhD. City University of New York):"Jani Dilo , nje jete kushtuar ceshtjes sone kombetare"""Sot me shume se kurre , Shqiperia ka nevoje per idealiste qe, ashtu si Jani Dilo, jane ushqyer ne familje shqiptare, jane edukuar ne shkolle shqiptare dhe jane frymezuar nga veprimtaria e rilindesve tane , si Ilia Dilo Sheperi qe dhane gjithcka per Shqiperine, qe mbjellin faren e atdhedashurise dhe perparimit e, qe shperblim korren frutet e hidhura te anti- njerezores dhe anti- shshqiptares te papare ne historine e vendit tone , vendit te te pareve tane. Me gjithese me i ri nga te tjeret, Jani Dilo i takon breznise idealiste te Rilindjes Kombetare, breznise se Mit'hat Frasherit , dhe te tjereve si ai."(shkurt, 2002, N.Y.C.)Lordi BETHEL(Anglez): "E kujtoj zotin Dilo si nje njeri simpatik , si nje njeri qe me dha nje ndihme te madhe lidhur me ceshtjen shqiptare"."Si ne vendin e vet , edhe jashte Jani Dilo u dallua per kurajo dhe zgjuarsi. Nje njeri i mesuar me edukate te larte, me nje personalitet te qete, te kujdesshem dhe modest , ishte nga udheheqesit me te respektuar te emigracionit politik shqiptar. Mori pjese ne shume konferenca nderkombetare e kombetare, konventa, mitingje , duke mbrojtur kauzen tone kombetare me zotesi te madhe dhe bindje. Shkrimet e tij te shumta jane vleresuar lart..."(Dr. Ramazan Turdiu)"Dr. Jani Dilo, bir i madh i kombit, Mit'hat Frasheri i dyte ... I mrekullueshmi Jani, esht nje nga tri shenjtoret e shqiptarizmes..., ka ba pune te medhaja per cashtjen shqiptare...(Kadri Bajram Gashi)Prof. Peter R. Prifti: "Burre fisnik, me kulture dhe i shoqerueshem." "Ishte i thjeshte, i cilter, i dashur , shume i komunikushem me ne ushtaret.Jetonte perdite me problemet dhe shqetesimet tona, me ate fjalen e embel dhe te urte, te bente per vete, dhe armikun e bente mik...! Sillej shume mire me roberit e luftes, e nuk i trajtonte kurre keq . "Jemi ushtare te B.K. ,e si te tille, jemi vetem ushtare e bij te Shqiperise" (Nga bisedat me trimin kolonjar Sefer Mujo Luarasi)Mit'hat Frasheri nga fundi i luftes ne qeverine qe do te kryesonte , e kishte caktuar Minister Kombetar; Enver Hoxha ne "Rreziku anglo- amerikan" e numeron midis "baballareve te Kombit"Lordi N. Bethel , qe cituam dhe me lart, Deputet Anglez ne Parlamentin Europian , i pari qe ka ne ate parlament per ceshtjen shqiptare ne mbrojtje te Kosoves : "Ne e njihnim gjendjen ne Shqiperi nga Jani Dilo" "Rruga qe ka ndjek Jani Dilo ...ne mbrojtje te ceshtjes sone kombetare , esht e vetmja rruge e drejte"(Gazeta "Flamuri"-Nendor 1984)
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.