Isa Mulaj: Ditëzia e vonuar dhe koincidenca me trafikantët serbë të drogës
| E enjte, 05.11.2009, 07:23 PM |
Ditëzia e vonuar dhe koincidenca me trafikantët serbë të drogësNga Isa Mulajisa.mulaj@gmail.com Komenti i z. Tafil Duraku hedh dritë ndaj një veprimi qesharak të Kuvendit të Kosovës për shpalljen e datës 2 nëntor 2009 “ditë zie” në Kosovë për viktimat në lumin Tisa. Për ata që nuk i kanë kushtuar rëndësi këtij veprimi, z. Duraku sqaron absurditetin e kësaj ditëzie. Kur kjo u shpall me vonesë pas dy javësh nga momenti kur ndodhi tragjedia, nuk ka se si të kuptohet ndryshe pos një reagim sa për sy e faqe i Kuvendit absurd. Mbase veprimi për shpalljen e ditës së zisë me dy javë vonesë mund të quhet edhe tallje që u bëhet viktimave dhe të afërmve të tyre.Ajo që i ka munguar shumicës së medieve dhe qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë rast, është identifikimi i shkaqeve të tragjedisë si përgjegjësi kryesore dhe e drejtpërdrejtë e institucioneve të Kosovës. Z. Duraku në komentin e tij shumë bukur e përmbledh këtë me thënien popullore “kur vinë me’t, hupin dhe’të”, që do të thotë se viktimat nuk do të kishin nevojë fare të marrin rrugën për në atë tragjedi po të mos i detyronte qeverisja e papërgjegjshme, korruptive dhe mafioze e ekonomisë së Kosovës nga institucionet “tona”. Këtu do të shtojmë edhe diçka që i mungon reagimit të z. Duraku, me qëllim që ditëzia qesharake të kuptohet edhe më mirë. Me datën 1 nëntor 2009, policia serbe arrestoj mbi 200 persona në Serbi të angazhuar dhe dyshuar në trafikimin e drogës. Ky cilësohet si operacioni më i madh në historinë e Serbisë kundër trafikantëve të drogës. Në po të njëjtën ditë, Kuvendi i Kosovës merr vendimin për shpalljen e datës 2 nëntor “ditë zie” në Kosovë për viktimat shqiptare në lumin Tisa në kufirin Serbi-Hungari. Muaj më parë, shërbimi sekret amerikan në bashkëpunim me atë serb kishte kapur sasi shumë të madhe të drogës në Oqeanin Atlantik që po e bënin trafikantët serb. Kur është në pyetje droga dhe serbët, shërbimi sekret amerikan dhe ai serb e parandalojnë atë në Oqeanin Atlantik, madje edhe në fundin e detit sikur në filmin e Xhems Bondit “Thunderball”. Përveç kësaj, kisha ortodokse serbe merrte masa të dhunshme kundër narkomanëve në Serbi duke i torturuar ata me metodën e ashtuquajtur “koha për mjekimin e narkomanëve”. Xhirimet e atyre torturave postoheshin dhe gjenden në internet. Komentet më të shpeshta që i bënin serbët ishin përshëndetëse në formën: “Në Serbi nuk do të ketë vend për idiotë sikur narkomanët”. Vetëm krejtësisht e kundërta është me rastin e Kosovës. Në trafikimin e drogës dhe presionin për ta droguar popullsinë, është e përfshirë policia e Kosovës dhe “shoqëria civile”. Nuk jemi në dijeni për inkuadrimin e shërbimit sekret amerikan as në parandalimin e trafikimit të drogës, e as në stimulimin e tij për çka dyshohet. është fakt se policia e Kosovës merret me trafikimin e drogës edhe nga shtabi i saj që u raportua si vjedhje. Ndërsa shërbimi sekret amerikan është fuqishëm i përfshirë në detyrimin e popullsisë së Kosovës në prostitucion dhe përdorimin e drogës. Këtë e bënë në mënyrë të tërthortë nëpërmjet të ashtuquajturës “shoqëri civile” të Kosovës. Dega në Prishtinë e mediumit kriminal serb BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese) shpesh herë e theksonte në fund të emisioneve televizive për homoseksualizmin, shtazo-seksologjinë, përdorimin e drogës, se ky emision është përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Është rregull standarde që në çdo raport ose emision që financohet nga USAID-i, të shkruhet se “pikëpamjet e shfaqura në këtë raport ose emision nuk paraqesin domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”. Kjo vërejtje gjithmonë i ka munguar emisioneve të BIRN-it, që do të thotë se pikëpamjet e BIRN-it janë edhe të USAID-it dhe qeverisë së SHBA-ve. Ky dyshim shtohet edhe më tepër kur dihet se në vërejtjen standarde thuhet “jo domosdoshmërisht”. Kur vërejtja standarde mungon, pikëpamjet e shprehura dihet se edhe të kujt janë. Dhe ato pikëpamje “shoqëria civile” e Kosovës shpesh duhet t’i publikoj në faqet e internetit që udhëhiqen nga çetnikët siç është Balkan Insight. Rasti më i paskrupullt është ai i një shqipfolëse të quajtur Shega A’Mula, e cila është anëtare e programit të financuar nga USAID-i (USAID-i në Kosovë, jo në Serbi, sepse në Serbi nuk ka vend për idiotë qofshin ata/ato të USAID-it apo Serbisë). Kjo shqipfolësja Shega A’Mula boton artikuj shpifës në Balkan Insight për gjoja revolucionin në pederizëm dhe shtazo-seksologji në Kosovë. Menjëherë kërcejnë çetnikët të komentojnë artikujt e saj me fjalë patetike. Asnjë koment tjetër neutral ndaj artikujve të saj për pederizmin dhe shtazo-seksologjinë në Kosovë nuk lejohet nga administruesit e asaj faqeje. Në anën tjetër, pronarët e asaj faqe të zezë të internetit, i marrin ato informata dhe i përdorin për qëllime tjera nëpër internet, duke thënë se këto janë argumente se shqiptarët janë njerëz primitiv, merren me krime, trafikim të drogës, duhet ta ruani gruan, motrën, vajzën nga çdo kush që është shqiptar sepse ata si popull janë dhunues primitiv. Kjo propagandë serbe është shumë e përhapur nëpër botë, dhe në bazë të saj, lexuesi që nuk ka njohuri nga terreni për Kosovën dhe shqiptarët, fiton bindjen se qenkan shqiptarët që kanë bërë dhe bëjnë krime kundër serbëve, e jo e kundërta. Hulumtoni në internet dhe Youtube të shihni sa shumë akuza kanë ngritur serbët kundër shqiptarëve për dhunime.Derisa vendet e BE-së janë në proces të ndalimit të pirjes së duhanit në çdo vend publik, “shoqëria civile” e Kosovës mendon ta legalizoj përdorimin e drogës në vendin e punës, legalizoj prostitucionin, detyroj martesën e Zhivkos me Ramadanin, e shumë pislliqe tjera. Shembulli i tillë është publikimi i një raporti për fondacionin Friedrich Ebert Stiftung (FES) nga autorët Kushtrim Shaipi dhe Agon Maliqi. Ja se si e përfytyrojnë ose shtrembërojnë realitetin e shoqërisë kosovare dhe si duan vetë ta shohin këta autorë:“Pozicioni i AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës) për martesat midis gjinive të njëjta është gjithashtu i pavarur nga çfarëdo besimi fetar. Derisa partia në përgjithësi është kundër këtij fenomeni, individë brenda partisë mund të kenë mendime të ndryshme. Është me rëndësi të përmendet se pozicioni i AAK-së ndaj martesave homoseksuale nuk është i arsyetuar nëpërmjet normave universale të sjelljes, por është i paraqitur si rezultat i të kuptuarit të tyre të familjes”.Burimi: Qëndrimet e Partive Kundrejt Shoqërisë: Vlerat, Religjioni, Shteti dhe Individualiteti, Seria e Analizave të Politikave e FES Nr. 3, Maj 2009, FES, Prishtinë, f. 26. FES-i e heq përgjegjësinë ndaj përmbajtjes së raportit, por kjo është diçka fort palidhje derisa FES-i i ndjek si qen i çartuar për t’i financuar të gjithë ata që janë në gjendje t’ia imponojnë shoqërisë kosovare përdorimin e drogës, prostitucionin, dhe martesën e Zhivkos me Ramadanin. Nëse juve u rastis të thoni se nuk e përkrahim martesën e Zhivkos me Ramadanin për mijëra shkaqe, në mes tjerash, për shkakun se Zhivko deri dje na i ka djegur shtëpiat, na i ka dhunuar dhe masakruar nënat, gratë, motrat, ka prerë në fyt shumë shqiptarë, etj., atëherë shqipfolësit e kontraktuar nga FES-i do të thonë se ju qenkeni budalla. Sipas këtyre autorëve, martesa e Zhivkos me Ramadanin qenka vlerë universale, dhe secili që është kundër këtij fenomeni tepër të mbrapshtë, qenka budalla dhe kundër “vlerave” universale. Këtij raporti të “shoqërisë civile” që flet vetëm për homoseksualizëm, legalizim të drogave të lehta, legalizim të prostitucionit, e shumë çmendurive tjera të cilat këta i shohin si vlera universale, do t’i kthehemi në një analizë kritike të veçantë. Këtu ishte qëllimi të sqarojmë më në detaje brengat e z. Duraku kur përmendi shkaqet pse shqiptarët po detyrohen të marrin rrugët e fateve tragjike. Normal, kur të gjitha ato çmenduri në raportin e FES-it mundohen t’iu imponohen qytetarëve si vlera universale, atëherë shumica e qytetarëve nuk kanë zgjidhje tjetër pos t’ia mësyjnë rrugëve me pasoja tragjike. Përgjegjësinë më të madhe këtu e ka “shoqëria civile” që po mundohet t’i detyrojë shqiptarët të bëhen vegël homoseksuale dhe ta ftojnë Zhivkon të i dhunoj (ndoshta jo për herë të parë). Një pjesë jo e vogël e qytetarëve të Kosovës ende janë të helmuar me propagandë boshe rreth nostalgjisë së SHBA-ve në raport me Kosovën duke mos shikuar veprat e organizatave që veprojnë në Kosovë siç është USAID, i cili ka gisht edhe në raportin famëkeq të FES-it, respektivisht në njërin prej autorëve të tij, Kushtrim Shaipi. USAID-i më tutje zgjodhi si përfaqësues të denjë për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, OJQ-në e quajtur Kipred dhe i përjashtoj të tjerat. Shkaku i privilegjimit të skajshëm të Kipred-it nga USAID, ishte se i pari shpikte nacionalizmin dhe fashizmin shqiptar për banorët shqiptar të përndjekur nga shtëpitë e tyre në Mitrovicën veriore nga kriminelët serb. Ose, thënë më ndryshe, kriminelët serb në veri ishin në rrezik nag “nacionalizimi” i shqiptarëve të përndjekur! Kjo i ka pëlqyer pa masë USAID-it. Prandaj, nëse i doni milionat nga USAID-i, ju duhet ta shpikni fashizmin shqiptar, të thoni se kriminelët serb nga Serbia në veri të Mitrovicës janë të moderuar dhe se atyre po u kërcënohet rreziku serioz nga popullsia shqiptare e deportuar me dhunë nga po ata serbë. Nuk po hyjmë në infinit raste që vërtetojnë fuqishëm se organizatat e SHBA-ve në Kosovë janë kundër shqiptarëve njësoj sikur edhe Serbia. Do ta përmbyllim këtë reagim vetëm edhe me një rast; atë për ambasadorin e Kosovës në SHBA, Avni Spahiu. A iu kujtohet fort mirë se sa reagimi e kukama është bërë në Kosovë dhe më gjerë kundër këtij emërimi kontravers? Po po, iu kujtohet fort mirë. Edhe sot e kësaj dite ju çuditeni se si është e mundur ta përfaqësoj Kosovën në SHBA një ish-UDBash antishqiptar. E përgjigja e vetme për çudinë qe keni pasur dhe ende e keni, është se ai emërim nuk ishte i askujt tjetër pos Ambasadës së SHBA-ve, USAID-it dhe natyrisht Serbisë. Kur SHBA-ja dhe USAID-i të ndjekin një politikë ndaj Kosovës të ngjashme më atë që ndjekin ndaj Serbisë, nuk do të kemi prostitucion të detyrueshëm, martesa të dhunshme ndërmjet Zhivkos dhe Ramadanit, droga do të kapet mijëra kilometra larg kufijve të Kosovës e jo të shitet me dhjetëra kilogramë edhe nga shtabi i policisë, dhe shoqëria civile nuk do të bëjë më raporte për legalizimin e të gjitha këtyre çmendurive. Vetëm kjo qasje ka mundur ta parandaloj tragjedinë në lumin Tisa, dhe mund t’i ndaloj, nëse zbatohet prej ditës së sotme, tragjeditë e radhës në Danub, Dravë, kamionë frigoriferë, e shumë vende tjera gjatë emigrimit të detyrueshëm. Viktimat e Tisës nuk kishin rrugëdalje tjetër. Ose të mbeten në Kosovë dhe të merren me ato që u ofron “shoqëria civile” (prostitucion, drogë, marrëdhënie seksuale me Zhivkon dhe shtazët, dhe “vlera tjera universale”). Ditët e zisë shpallen për fatkeqësitë e rastit, e jo sikur kjo në lumin Tisa të përgatitur ose imponuar shumë kohë më parë, askund tjetër pos në Kosovë. Ju që jeni ende të hipnotizuar me nostalgjinë boshe për SHBA-të dhe USAID-in ndaj Kosovës, që aktualisht janë shumë të dëmshme, ju lutem të diskutoni me argumente se çka duhet të ndryshoj SHBA-ja dhe USAID-i në Kosovë. Diskutimet pa argumente dhe me fraza të thata e boshe, më neveritin dhe nuk kam nerva t’i lexoj. 03.10.2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.