Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Në lumin e syve tu

| E enjte, 05.11.2009, 04:33 PM |


NË LUMIN E SYVE TU
 
Në lumin e syve tu jam fundosur,
 
bregut s'mund të ngjitem.
 
Mes valëve të shikimit tënd
 
harrova notin.
 
Kujtimeve si vargmalesh
 
fillin s'ua gjej dot,
 
në lumin e syve tu
 
peshk i druajtur
 
jam edhe sot.
 

Jusuf Zenunaj, Dilbeek, 23 prill 2008