Halit Bogaj: Medlin Ollbrajt
| E merkure, 04.11.2009, 09:29 PM |
MEDLIN OLLBRAJTNga Halit BogajKur flitet për Klintonin, Uesli Klarkun dhe Toni Blerin, është e pamundur dhe e palejueshme që në këtë rrafsh të lehet anash ikona tjetër e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, Zonja e Hekurtë Medlin Ollbrajt, me emrin e së cilës është e lidhur epoka më e ndritshme e historisë së re shqiptare.Ashtu si edhe emri i Klintonit edhe emri saj ka hyrë dhe ka mbetur i skalitur në zemrat e 12 milion shqiptarëve të Globit tokësor.Medlin Ollbrajt qëkur ishte ambasadore e SHBA-ve në OKB, e kishte parë se kush ishin serbët, duke mbetur e habitur me veprumet e tyre shtazarake me rastin e vizitës së saj në Sllavoninë lindore të Kroacisë kur serbët e gjunain me gurë, duke e quajtur edhe me emra të tjerë fyes dhe të turpshëm të cilët nuk po mund t’i shqiptoj.!Qysh atëherë ajo e kishte hetuar se me çfarë maniakësh ballkanikë kishte punë , prandaj thellë në veten e saj do të ketë thënë’’Do të kthehem një ditë për t’ua matur pulsin’’, gjë që ndodhi me të vërtetë gjatë angazhimeve të saj të parreshtura për t’u bombarduar Serbia dhe arsenali i saj ushtarak i përdorur në Kosovë.Dhe njëmend erdhi ajo ditë magjike për të gjithë ne kur Medlin Ollbarjt u bë Sekretare e shtetit dhe angazhohej vazhdimisht për t’i përmbushur premtimet e saj që ‘’Ta nxirrte Serbinë jashtë Kosovës’’. U bë realitet zëri i saj heroik që edhe ne ta fitonim lirinë tonë të synuar me shekuj, ai zë që kumbonte në lartësinë më të madhe kundër okupimit tonë nga bandat çetnike që vrisnin , masakronin dhe zhduknin shqiptarë nga të gjitha viset e vendit tonë.Dama e hekurtë/Medlin Ollbrajt/ me seriozitetin e saj të jashtëzakonshëm bënte jehonë të madhe tek burrështetasit më të shquar evroperëndimorë dhe një ditë prej ditës ajo në ‘’Balshoi Teatrin’e Moskës e bindi edhe Sergej Ivanovin./ministrin e vocërr rus të punëve të jashtme/ që të pajtohej me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, me ç’rast ai i kishte thënë asaj’’Le të bëhet por kinse ne nuk dimë asgjë’’!!!!
Të gjithë e dimë dhe jemi dëshmitarë të gjallë se ajo, krahas forcës diplomatike përdorte edhe elokuencën e kërcënimit të drejtpërdrejt ndaj satrapit të vogël ballkanik i cili ishte mbushur zullum dhe akoma nuk e kuptonte se Amerika e kishte përnjëmend! Nuk e kuptonte fare se çka do të ndodhte me fatin e tij .Se çfarë budallai ishte ai tregon edhe rasti kur kishte dashur që Serbia të hynte në Konfederatë me Greqinë, kur edhe vetë grekët dhe ministri i jashtëm jugosllav Jovanoviq ishin çuditur me propozimin e tij çmendurak, me ç’rast edhe Papandreu do të ketë thënë: ‘’Njëmend ky qenka torollak i vërtetë’’, ashtu siç kërkonte edhe ahmaku tjetër Sheshel që të krijonte Konfederatë me Rusinë në një distancë gjeografike prej 3000 kilometrash!.Pra, Medlin Ollbrajt ua’’llapërçiti’’të gjitha ëndrrat e një fantazie të sëmurë , duke ua sjellur’’takërlekun’’ që të bombardoheshin bazat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi , me ç’rast arkanët dhe sheshelët përpiqeshin që t’i jepnin gajret opinionit të tyre se kinse ata i rrëzonin avionët e NATO-s, të cilët nuk i ndërprenë fare sulmet e tyre deri në kapitulimin e plotë dhe ikjes së tyre me tre ginshtërinj të ngitur,.siç e kanë adet ata që humbjet t’i kthejnë në fitore/!Pas asaj që e përjetuam mbi supet tona dhe çlirimit definitiv të vendit, Zonja e hekurtë erdhi në Kosovë për të na e mbajtur një fjalim ngazëllyes në qendrën e Prishtinës, duke na dhënë forcë edhe më të madhe dhe duke na siguruar përgjithmonë ‘’Se policia dhe ushtria serbe kurrë nuk do të hyjnë më gjatë natës nëpër shtëpiat e shqiptarëve për t’i frikësuar fëmijët e tyre’’. Kjo ishte fjalia më magjike të cilën nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë nga ndonjë çlirimtar i yni. Kjo ishte ëndrra jonë shekullore të cilën e kishim pritur brez pas brezi, derisa erdhi dita jonë më e lumtur kur në atë shesh të kryeqendrës sonë e tha ajo që e bëri luftën tonë çlirimtare bashkë me Presidentin e saj legjendar dhe aleatët evroperëndimorë që na ndihmuan maksimalisht për t’i arritur qëllimet dhe idealet tona legjitime historike për të cilat kanë rënë qindra mijëra dëshmorë.Foli ajo që na dha shpresë të madhe për të nesërmen tonë të lirë dhe të pavarur, të cilën nuk do ta merrte dot me mend as fantastika më e zhvilluar se njëmend do të arrihej ndonjëherë ajo që u arrit për ne dhe tek ne. Dhe kush do ta paramendonte se ish stacioni policor serb në Prishtinë do të zëvendësohej me atë ndërkombëtar dhe pas dy tri vitesh me Policinë tonë kosovare!Ose kush do ta besonte fjalinë profetike të Dr. Rugovës’’Se së shpejti Kosova do të hyjë në NATO dhe në Bashkimin evropian’’, përkatësisht’’
|
Rugova dekoron Medlin Ollbrajt, me Medaljen e Artë të Lirisë (12 qershor 2004) |
‘’Së shpejti do të ndërtohet Autostrada Durrës-Kukës-Mërdar’’ , me fjalët e të cilit’’qeshnin’’dhe’’ironizonin’’skeptikët , miopët dhe dashakëqinjtë e ndryshëm, të cilëve edhe sot duhet t’iu përkujtohet/nga të huajt/ se kush ishte në të vërtetë personaliteti karizmatik i Dr.Rugovës, për të cilin foli edhe Bill Klintoni në Parlament dhe në’’ Sheshin e tij’’, duke e emocionuar masën e mbledhur me rastin e përurimit të Bustit të vetë.Në këtë kontekst , u përpoqëm që sado pak , ta ravijëzonim portretin e një femre ,e cila e bindi mbarë botën se duhej shpëtuar një popull nga gjenocidi , e që, bashkë me aleatët, arriti që ta përkulte një diktator megaloman dhe ta dëbonte njëherë e përgjithmonë nga vatrat tona shekullore.Medlin Ollbrajt është ndër figurat më të shquara dhe më të vendosura që popullin tonë e nxori përfundimisht nga errësira qindravjeçare në të cilën lëngonin gjeneratat tona të shkuara dhe ne që i përjetuam katrahurat dhe zezonat e shkaktuara nga okupimi i egër serb.Pra, edhe ne ishim dëshmitarë të drejtëpërdrejtë të vrasjeve, masakrave, burgosjeve, maltretimeve dhe dëbimeve masive që ushtroheshin ndaj nesh me vite dhe dekada të tëra.Medlin Ollbrajt e dinte dhe ishte fuqimisht e bindur se Serbia nuk merrte vesh ndryshe përveç gjuhës së forcës , ndaj ajo udhëtoi disa herë nëpër kryeqendra kryesore evropiane për t’i bindur aleatët se pa bombardimin e Beogradit /si qendër e krimit/ Millosheviqi nuk merrte vesh fare për t’u tërhequr nga Kosova . Duhej të bombardohej atje ku i dhimbte mësëtepërmi , për t’iu tronditur themelet’’Kutisë së Pandorës’’nga e cila shpërthyen tri luftra të tmerrshme.MEDLIN OLLBRAJTTy të kishimSikur nënëSikur diellE sikur hënë2Si një engjullQë bën dritëTi na doleNe në pritë3Na premtovePër çlirimDhe na solleShumë gëzim4Një ditë erdheNë PrishtinëNa uroveNe lirinë5Dhe kur hyreMidis neshDuke folurNë një shesh6Na tregoveRrugë të mbarëDrejt të ecimSa më parë7Prandaj TiOj grua trimeThellë ke hyrëNë zemrën time8Lufta joteÇlirimtareI rrënoiForcat barbare9Emri YtTepër krenarËshtë i gjallëTe çdo shqiptar10Emri YtMe plot ngrohtësiGërshetohetMe mirësi11Dhe përherëJemi me TyQë na ktheveDritë në sy12Që na ktheveNë atdheKu jetojmëMe plot hare13Emri YtGjitmonë nderohetAsnjëherëS’do të harrohet
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.