| E marte, 03.11.2009, 07:00 PM |
 Lexues i nderuar, meqë ky
punim-sprovë nuk sfidon sa përplotëson dijen e deritashme rreth kësaj teme,
sidomos në aspektin sinkronik dhe është në pritje sponzorimi, lusim dhe kërkojmë
nga JU, lexues i nderuar dhe sidomos nga redaktorët e ortologët specialistë të
gjuhës shqipe që vërejte-vlerësimet lidhur me këtë t’i dërgoni sa më parë në
adresën: nuhiveselaj@hotmail.com, në mënyrë që ato më të arrirat si
pjesë recensioni të kihen parasysh me rastin e botimit të këtij dorëshkrimi.
Presim ndihmesën Tuaj.
Lexues i nderuar, meqë ky
punim-sprovë nuk sfidon sa përplotëson dijen e deritashme rreth kësaj teme,
sidomos në aspektin sinkronik dhe është në pritje sponzorimi, lusim dhe kërkojmë
nga JU, lexues i nderuar dhe sidomos nga redaktorët e ortologët specialistë të
gjuhës shqipe që vërejte-vlerësimet lidhur me këtë t’i dërgoni sa më parë në
adresën: nuhiveselaj@hotmail.com, në mënyrë që ato më të arrirat si
pjesë recensioni të kihen parasysh me rastin e botimit të këtij dorëshkrimi.
Presim ndihmesën Tuaj.
Ju falemnderit për mirëkuptimin.
                                                 
                     Autori
Prishtinë, tetor 2009.
  Dr. Nuhi Veselaj
 RRETH  I
D E N T I T E T I T
TË GJINISË ASNJANËSE
 NË SHQIPEN E SOTME
Pishtinë, 2009
Redaktor: 
Recensues (të deklaruar):
1.  Ak
2.  Prof. dr. Abdullah Zymberi 
3.  Prof. dr.  Ilmi Badallaj
Pasqyra e lëndës:
Parathënie
Konstatime paraprake
   1. Rreth kundërthënieve (nën)tekstore të
sipërshprehura
   2. Konstatime nga normativi “Gjuha letrare
shqipe për të gjithë”
   3. Konstatime tona vetjake
I. PRANIA E
ASNJANËSVE  NË SHQIPEN LETRARE DHE
GRUPIMI
   I TYRE SIPAS NYJE-MBARESËS SË NJËJËSIT TË
SHQUAR 
    1) Grupimi i asnjanësve  sipas nyje-mbaresave të njëjësit të shquar
    2) Konstatime rreth  grupimeve të mësipërme
      a) Grupimi sipas tipit  të nyje-mbaresave të shquarsisë
      b) Grupimi përkatës dhe  numri i shembujve
    Tabela e numrit të asnjanësve të
regjistruar në FShS 2002.
II. NËNFUSHAT SEMANTIKE
SIPAS TIPAVE TË ASNJANËSVE NË
     SHQIPEN LETRARE
A.     ASNJANËSIT E TRASHËGUAR SI
EMRA TË MIRËFILLTË (TË PAPARANYJËZUAR)
B.     ASNJANËSIMI I MBIEMRAVE TË
PARANYJËZUAR
a) Prejmbiemërorët
me kuptimësi cilësie
          b) Prejmbiemërorët  me kuptimësi gjendjeje a të qeni
 1. Rreth kuptimit strumbullar të asnjanësit
prejmbiemëror
a) Rreth
sinonimisë  së asnjanësve  prejmbiemërorë  të cilësisë
            b) Rreth 
sinonimisë së asnjanësve 
prejmbiemërorë jocilësorë
        2. Sqarime të tjera rreth
kuptimësisë  së prejmbiemërorëve
      Skema ndërsinonimike e prejmbiemërorëve
            Shembuj ilustrues fjalior në përputhje me skemën e
mësipërme
             a) Nga grupimi i prejmbiemërorëve
me kuptimësi cilësie 
             b) Nga grupimi i prejmbiemërorëve
me kuptimësi jocilësore 
        3.
Vazhdimi i sqarimeve  në raportin
asnjanësi prejmbiemërorë/ barasvlerësit  sinonimikë
       1) Specifikimi i nënfushave semantike kusht i
bashkëjetesës sinonimike
       2) Gjinia mashkullore si trajtë
përfaqësuese e emërtimit të njerëzve 
sipas gjendjes a veprimtarisë së tyre
       3)
Rreth zhvillimit të strukturës sinonimike të prejmbiemërorëve
   C. ASNJANËSIMI MBI BAZË PJESOREJE
        1. Grupimi i asnjanësve prejpjesorë
sipas profilit të nënfushës semantike
         2. Disa nga karakteristikat e veçanta
të asnjanësve prejpjesorë
III. FAKTOGRAFI RRETH
SHTRIRJES SË PËRDORIMIT TË 
      ASNJANËSVE  PREJPJESORË NË GJUHËN SHQIPE
         1. Rreth qëndrimit jo të qartë teorik
e-praktik ndaj asnjanësve prejpjesorë në  shqipen e sotme letrare
          2. Rreth përfshirjes së asnjanësve në
burime të caktuara leksikografike të gjuhës sonë.
IV. VENDI I ASNJANËSVE
PREJPJESORË  NË KUADËR TË
      PREJPJESORËVE TË TJERË
         1). Treshi sinonimik dhe emërtimi i
proceseve tekniko-teknologjike në gjuhën shqipe
         2) 
Shembuj tipikë të treshit sinonimik të shqipes në krahasim me dy gjuhë
të huaja në kontakt
         3) Nënfushat semantike në raportin asnjanësi
prejpjesor / barasvlerësi sinonimik
         4) Skema e shembujve të treshit
sinonimik sipas nënfushave semantike të tyre
              Konstatime nga skema e mësipërme
               Sipërfundim
V. KONSTATIME TË TJERA
PLOTËSUESE RRETH IDENTITETIT TË 
    ASNJANËSVE TË PARANYJËZUAR
          1. Rreth identitetit formal
gramatikor të asnjanësit
         a) Raporti ndërgjinior:
asnjanës/mashkullor/femëror
         b) Raporti nyje-përcaktuese e përparme
ndaj emrit të gjinisë përkatëse
         c) Raporti asnjanës/mashkullor, sipas
nyje-mbaresës shquese
           2. Rreth identitetit semantik plotësues të
asnjanësve në raport  me sinonimikë të
tjerë.
            Skema e dallimeve ndërgjinisore
sipas nyjës së përparme dhe të nyje- mbaresave të shquarsisë
VI. ANASHKALIMI I VLERAVE
REALE TË ASNJANËSIT NË 
       SHQIPEN E SOTME LETRARE PASOJË E
KONSTATIMEVE 
       TË NXITUARA
     1) Çka mësojmë nga  reagimi i prof. A. Xhuvanit
     2) Pasojat
nga zëvendësimi i asnjanësit prejpjesor me trajta foljore në FGJSSH 1980
    3) Rreth
një konstatimi të nxituar kundërthënës të prof. A. Kostallarit
         Sipërfundim
      
VII. ÇËSHTJE TË HAPURA RRETH
ASNJANËSI  NË SHQIPEN E 
        SOTME 
1. Çështje  ose vërejtje të përgjithshme
1)  Rreth përkufizimit të emërtimeve të tipave të
asnjanësve 
         2) Çështje rreth  përkufizimit të nënfushës semantike
2. Disa vërejtje
për çështje  të veçanta   
    Sipërfundim   
VIII. MENDIMI PËRMBYLLËS
PËRGJITHËSUES RRETH
         IDENTITETIT  TË ASNJANËSVE NË SHQIPEN E SOTME
 1. Konstatime përgjithësuese
 2. Përkufizimi përmbyllës i profilimit të
nënfushave semantike  që mbulojnë tre
tipat e asnjanësve
     a) Asnjanësit si emra të mirëfilltë 
     b) Asnjanësit mbi bazë të  mbiemrave të paranyjëzuar
     c) Asnjanësit prejpjesorë të paranyjëzuar
    Përfundime rreth profilimit të nënfushave semantiket
asnjanësve
3. Edhe disa konstatime
përgjithësuese rreth asnjanësve
     Konstatime përmbyllëse
     Literatura
Gjinia asnjanëse e
emrave në gjuhën shqipe nuk është temë e patrajtuar në gjuhësinë tonë, si në
aspektin historik ashtu edhe në atë aktual, mirëpo, jo aq në rrafshin diakronik
sa në atë sinkronik në studimet e deritashme vërehen mjaft paqartësi, madje
edhe konstatime jo aq të sakta, të cilat sadopak do të do të trajtohen ose do
të vihen në pah në këtë punim.
Në të vërtetë, në
burimet e deritashme, përveç identifikimit të tipave përkatës brendagjuhësorë,
janë vënë në dukje, mjaft mirë, edhe disa nga veçoritë e veçanta të asnjanësve
të shqipes në krahasim me asnjanësit e gjuhëve të familjes indoevropiane që e
kishin ose që ende e kanë të gjallë një gjini të tillë. Madje, me sa kemi
dijeni, si karakteristika të veçanta brendagjuhësore të asnjanësit të shqipes që
nga faza e dokumentimit të shqipes, si gjuhë e folur dhe si gjuhë shkrimi, në
burime të caktuara, kryesisht përmenden si vijon:
E para, ndonëse
thuhet se shqipja gjininë asnjanëse e ka të trashëguar nga gjuha i.e., gjuhësia
jonë dhe përgjithësisht është konstatuar, me të drejtë, se trajtat e vjetra  të protoshqipes do të jenë zhdukur në periudha
të hershme, ndërsa që të tre tipat e sotëm të asnjanësve të shqipes: asnjanësit e mirëfilltë të paparanyjëzuar
(primitivë), asnjanësit e paranyjëzuar prejmbiemërorë dhe asnjanësit e
paranyjëzuar prejpjesorë, janë krijime relativisht të vona. Që të tre tipat
janë zhvillime të brendshme të shqipes, por të përftuar mfat gjatë, shekuj me
radhë.
E dyta, si veçori
e parë formale dhe funksionale e dallimit të një emri si asnjanës ndaj dy gjinive
të tjera përmendet nyjë-mbaresa -t(ë),
p.sh.: mish-të, të mirë-t, të menduar-i/t
e numrit njëjës në rasën emërore në trajtën e shquar, për ndryshim, pra, nga
gjinia mashkullore gramatikore që po në njëjësin e shquar merr nyjë-mbaresat e
shquarsisë -i ose -u: punëtor-i,
njeri-u si dhe nga gjinia femërore, e cila po në këtë trajtë shquarsie merr
nyje-mbaresën -a ose -ja, p.sh.: nënë-a,  lule-ja. 
E treta,
gjithashtu asnjanësit dallohet formalisht e semantikisht edhe nga mbiemri a
emri i paranyjëzuar në trajtën e pashquar të numrit njëjës në rasën emërore
etj., dhe kjo shihet më së miri, kur emri përkatës parashoqërohet me nyjë-treguesin
numëror një, sepse po në këtë rasë
asnjanësi parashoqërohet me nyjën e përparme të (+ fjala përkatëse), ndërsa emrat (prejmbiemërorë a
prejpjesorë e të tjerë) të gjinive aktive marrin  nyjat përkatëse të përparme, në mashkullore i (+ fjala përkatëse) e në femërore e (+ fjala përkatëse). P.sh. një të bardhë ndaj një i bardhë (frymor) ose një
e bardhë ose  një të menduar  ndaj një (person)  i menduar ose një e menduar. Në të vërtetë, trajta në
femërore mund të jetë, varësisht nga konteksti, edhe emër abstrakt edhe emër frymori.
E katërta, si
veçori tjetër e asnjanësit të shqipes në krahasim me gjuhë të tjera, po
përmendim faktin se në gjuhën tonë asnjanësi del i identifikueshëm  edhe si tip sintetik (tipi i parë) dhe si tip analitik (dy tipat e paranyjëzuar). Në të vërtetë, dy tipat e
asnjanësit të paranyjëzuar konsiderohen si trajta të përftuara më vonë nga tipi
i parë dhe quhen analitikë vetëm pse janë
të pajisur edhe me nyjën e përparme. Krahaso: nyja e përparme të + mbiemri i
emërzuar  (të mirët) ose nyja të +  pjesorja e emërzuar (të dalët).
E pesta, edhe sa
i përket ndërtimit dhe fushës semantike që mbulojnë asnjanësit e tre tipave
dallojnë nga njëri tjetri. Ndërsa tipi i parë, asnjanësi i paparanyjëzuar
zakonisht del i përftuar si emër i mirëfilltë për të mbuluar kryesisht koncepte
nga fusha e konkretizimit, duke emërtuar jo emra të një nënfushe semantike të
specifikuar, por të ndryshme, zakonisht  nocione të emrave të lëndëve të panumërueshme
ose nocione të pjesëve të trupit të njeriut etj. (ujtë, kryet), tipi i dytë, asnjanësit
e paranyjëzuar kryesisht sipas motivimit që u jep tema prodhuese mbiemërore
dalin të specifikuar në atë nënfushë semantike, ku shprehen zakonisht nocione
abstrakte të një cilësie, gjendjeje a të qenë. Po ashtu edhe tipi i tretë,
asnjanësit prejpjesorë dalin të specifikuar për një nënfushë të veçantë
semantike, ku shprehen zakonisht  koncepte
veprimi ose ide të konceptuara veprimtarish.
E gjashta, që nga
faza dokumentuese e shkrimit të shqipes e gjithnjë në vijim konstatohet se
asnjanësi i të tre tipave nuk i ka të zhvilluara të gjitha kategoritë morfologjike
(numrin e rasën) qysh i kanë emrat e dy gjinive të tjera, dhe si pasojë gjinia
e tillë paraqitet me paradigma të mangëta (për nga numri e rasa). Mirëpo jo
vetëm për këtë, por edhe për disa elemente të tjera gjinia asnjanëse e emrave
në gjuhën shqipe nuk mund të krahasohet si gjini e barabartë me dy gjinitë e
tjera. 
E shtata, është
konstatim me vend, ndonëse në finesa shfaqen 
përjashtime, se asnjanësit e mirëfilltë (primitivë) që shprehnin
zakonisht nocione të gjë-sendeve konkrete, ndërkohë, duke i përzier ose përvetësuar
treguesit e gjinisë tjetër përkatëse, por njëherazi, duke e ruajtur vetëm temën
a rrënjën e fjalës, shkallë-shkallë janë integruar ose janë në shkrirje e sipër
në gjininë përkatëse aktive, më shumë në gjininë mashkullore e më pak në atë
femërore. 
E teta, edhe për asnjanësit
e paranyjëzuar si emra analitikë, që shprehin zakonisht nocione abstrakte janë
dhënë mendime jo të padiskutueshme se edhe këta kanë pësuar rrudhje sa i përket
nënfushave semantike e së këtejmi kanë edhe pakësim numri(!), jo nga shkrirja
në gjini tjetër, siç ngjau me asnjanësit e tipit të parë, po nga konkurrenca,
d.m.th. nga zëvendësimi i tyre me emra të prejardhur abstraktë sinonimikë të
tipit sintetik. Kështu, thuhet, se prejmbiemërorët janë zëvendësuar kryesisht
me emrat e prejardhur me prapashtesën -si, ndërsa prejpjesorët me emrat e
veprimit me prapashtesat -im ose -je a ndonjë tjetër. Për këtë shkak, siç thuhet, edhe numri i
asnjanësve të këtyre dy tipave është zvogëluar shumë dhe priret të zvogëlohet
edhe më(!). Si pasojë e një kuptimi të tillë, për ne jo të pleqnueme drejt, edhe këta dy tipa bashkë me tipin e parë
janë karakterizuar nga teoricienët e gjuhës sonë si mbeturina, pa të ardhme në
standard dhe si të tilla supozohet se do të mbesin në raste vetëm si relikte a
si trajta arkaike(!?). 
Pikërisht
konstatimet e fundit, nga pika 8, lidhur me 
pasivizimin deri në zhdukje të asnjanësve en bloc (që të tre tipat) që ne i mbyllëm me pikëçuditje e
pikëpyetje në kllapa, i quajmë konstatime të
nxituara, jo të qëndrueshme ose jo të pleqnueme drejt dhe gjithsesi shumë të
diskutueshme. Po shtojmë edhe këtë se jo
lumnisht, konstatime të tilla, pra shumë
të diskutueshme ose jo të pleqnueme
drejti ndeshim,  pothuajse, në të
gjitha tekstet  relevante shkollore e
universitare përkatëse të gjuhës sonë.. Ne i quajtëm konstatimet e tilla të guximshme, sepse siç do të shohim në këtë
punim ato bien ndesh me realitetin tonë gjuhësor.
 Kur themi kështu kemi parasysh dy fakte që nuk
janë vërejtur ose nuk ishin të njohura sa duhet nga studiuesit e deritashëm:
e para, në
studimet e deritashme nuk është vërejtur mjaftueshëm fakti se asnjanësit e
paranyjëzuar, të dy tipat, nuk u zëvendësuan dhe as sot nuk po zëvendësohen
plotësisht nga sinonimikët përkatës në fushën e abstraksionit që e kishin
destinacion të parë, sipas motivimit, por janë të zëvendësueshëm vetëm  për një  pjesë të fushës përkatëse të abstraksionit dhe
e dyta, nuk është
vërejtur gjithashtu fakti se prodhueshmëria dhe aktiviteti i asnjanësve të
paranyjëzuar, prejmbiemërorëve dhe sidomos i prejpjesorëve, në shqipen e sotme,
si në gjuhën e folur, ashtu edhe në atë të shkruar, faktikisht nuk del e
zvogëluar. Gjithsesi jo në atë masë sa të 
konsiderohen, si mbeturinë, përkundrazi
numri i tyre, varësisht nga konteksti  ka
mundësi të pakufizuar shumimi.
  Për një kundërvënie të tillë ne bazohemi jo
vetëm në realitetin tonë të përgjithshëm gjuhësor dialektor, por edhe në gjuhën
e sotme standarde. Po si ndodhi, pra, një lajthitje e tillë me elemente
patologjike? - mund të pyes dikush.  Edhe
ne i bëmë një pyetje të tillë vetvetes, prandaj  jemi përpjekur me e zgjidhë enigmën në 7
krerët e këtij punimi (monografik), të titulluar: Rreth vetëvetësisë (identitetit)
të asnjanësit në shqipen e sotme,
ku mjaft në hollësi dhe thellësi e kemi trajtuar këtë çështje. 
Pa u zgjatur
shumë, këtu po themi se një lajthitje e tillë, nëse mund të quhet kështu nga
dikush, konstatojmë me plot gojë se ajo nuk ekziston. E vërteta qëndron
ndryshe. Studiuesit tanë me dritën e shkencës në mendje ndërkohë, duke u
ngjitur malit të dijes, patën hyrë mjaft thellë në pyllin e panjohur më përpara
dhe atë që e panë teorikisht e përmbajtësish e patën shënuar mirë në burimet
përkatëse shkrimore, por ata për shkaqe të ndryshme, sigurisht edhe të arsyeshme
objektive e subjektive, nuk patën mundësi me depërtue edhe më thellë në atë pyllnajë,
andaj për pjesën e pashkelur dikush prej tyre pati dhënë ndonjë supozim, e
supozimet ose parashikimet herë-herë mund të dalin të qëlluara e herë-herë jo. 
Ne, ç’është e
vërteta rastisëm të hyjmë pak më thellë në atë pyll, duke ecur rrugës që
trasuan ata, për çka i falënderojmë e derisotëm. Mbase pak rrugë hapëm edhe
vetë apo jo le të vlerësohet. Kështu themi kur e kemi fjalën vetëm  për temën në shqyrtim. Pamë, paksa diçka më qartë
se ata para nesh apo jo, le të vlersësohet.. Në këtë kontekst, është e vetëkuptueshme,
mendojmë ne,se për temën në shqyrtim nuk duhet të fajësohet askush për atë që
s’ka pasur mundësi ta shohë e ta njohë. Më parë mund të fajësohemi ne, nëse nuk
jemi të zotët me e paraqitë atë risi që e kemi parë e kon statuar dhe njëherazi,
mbas tashti, mund të fajësohen edhe ata përgjegjës nga vendi i punës a pozita
që mbajnë, ose nga detyrat që kryejnë në shoqëri, që pasi të vërtetohen risimet
shkencore që tash më po dalin sheshazi, në dritën me diell, nuk i interpretojnë
si duhet ose edhe nuk i përfillin e zbatojnë apo edhe nuk i bëjnë korrigjimet e
nevojshme në burimet përkatëse për këtë temë.
Pra, konfuzioni
ka ndodhur pa të keq, sepse studiuesit që i njohim me veprat e tyre nuk kanë
mundur ta shohin çështjen në fjalë më thellë, sepse disa prej tyre tërë
energjinë e kishin harxhuar në shndritjen e gjërave nga pikëpamja historike, ku
kanë korrur, vërtet, suksese të pamohueshme, kurse nga aspekti aktual janë
mjaftuar me vështrimin vetëm të një nënfushe semantike, si  të themi gjysmë abstrakte - gjysmë konkrete,
d.m.th. procesin e  veprimit a të idesë
së konceptuar, në njërën anë dhe rezultatin e veprimit a  të idesë së konceptuar, në anën tjetër i kanë
hetuar mirë, ku me të vërtetë asnjanësi në konkurrencë me sinonimikë të tjerë,
ka pësuar rrudhje,  pasivizim e në raste edhe zhdukje në dukje. E thamë në dukje, sepse asnjanësit e tillë nuk kishin pësuar zhdukje të
vërtetë, ngase kishin bërë ndërrim-lëvizje, duke marrë përqendrim të ri pozicionimi
në një fushë të përafërt semantike, jo për të shprehur nocionin e vetë procesit
të veprimit a të idesë së konceptuar, por për konceptin e shkallës më të lartë
të atij nocioni të fushës së abstraksionit, prandaj ne gjykimet e tilla rreth
rrudhjes a shuarjes së përgjithshme të asnjanësve të paranyjëzuar i quajtëm konstatime të nxituara.
 Sidoqoftë, edhe në këtë punim tonin mund të kenë
mbetur gjëra të diskutueshme, pasi nuk kemi mundur ta konsultonim tërë
materialin që ndoshta ekziston rreth kësaj teme, madje as që pretendojmë se kemi
dhënë përgjigje për të gjitha çështjet e diskutueshme lidhur me këtë, megjithatë
kemi bindjen se  temën në fjalë e kemi
trajtuar më në hollësi, thellësi dhe gjerësi seç është bërë, me sa dimë,  më përpara në aspektin sinkronik. Së këtejmi,
kërkojmë dhe shpresojmë që përpjekja jonë për zbardhjen e problemit në fjalë,
do të mirëkuptohet nga dashamirësit e shkencës së gjuhës dhe sidomos nga
kuadrot përgjegjës, në mënyrë që shembujt e kësaj gjinie gramatikore asnjanësit
e paranyjëzuar të vlerësohen më drejt, dhe së këtejmi tashti menjëherë dhe në
të ardhmen të zënë vendin e merituar në kuadër të mozaikut të sistemit emëror
të shqipes.
            
Në fund, kërkojmë
nga lexuesi i nderuar që  gjatë leximit
dhe pasi ta lexojë e rilexojë punimin në tërësi të mbajë qëndrim kritik. Për
çdo vërejtje a vlerësim do të jemi mirënjohës. Shfrytëzojmë rastin të falënderomë
recensuesit, në mënyrë të veçantë prof. dr. Abdullah Zymberin, të cilët jo
vetëm pse dhanë vlerësimin pozitiv (me gojë) që i bënë këtij punimi, por edhe
për guximin që patën për të mbështetur qëndrimin tonë në dukje të guximshëm,
ngase nuk është lehtë me dalë në kundërvënie ndaj disa konstatimeve të mëparshme
të disa studiuesve tanë të njohur, konstatime këto, të cilat edhe janë
konsideruar si të vërteta të padiskutueshme e që ne i quajtëm të nxituara.
            
            Prishtinë, 2009
                                                      
  Autori