| E marte, 03.11.2009, 07:10 PM |
Zeqirja Ballata
K o m p o z u e s i
Bot' individuale n'peshoj' trolli
I mbrumur jo me rastësi
Punën e bën si luftën Perolli
S'i duhen programe e parti
Mjaftojn' ballafaqime si Mic Sokoli.
Gaton
dashuri gëzim dhimbsuri
Si Nënë
Tereza - Gonxhe Bojaxhi
Notash pa prokurori
e donatorë
Vargun si poeti me ndjesi
t'stërhollë
E Shqiptari që pret mikun n'shtëpi.
Me
t'ndryshme ritme e metrume
Ë'
bosht i të lashtave këng'evalle
Që
i stolisë jonet jo pa Lulelajle
I
bën ballë të stuhishmeve mote
Indiferencës
kok'tule dizakorde.
S'ka kohë si të vdes
I zënë me të buk'rin ves
Vetëm po jo i vetmuar
Andante-Allegro në
veti
I ndi'shëm
pendël Shpen'deti.
Me
botë pentagramesh n'sirtar
Dhe jonet jo pa dhimbje e lot
Pa çka se mbesin n't'ngratën gjeferdar'
Pret të tyren çast n'këto kohë travaje
T'iu vijë Pëllum'përjetësimi se s'kanë çare.
Maribor,
dimër 2006