Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Suzana Kuqi: Ah sikur

| E marte, 03.11.2009, 07:11 PM |


   Suzana Kuqi

    Ah sikur  

   Ah sikur të mundja të të nxirrja nga ëndrra
   edhe sikur vetëm për një çast,
                                           vetëm për një çast...
 
   tani që dhimbja duket e shtruar, e thërmuar
   mbjellë tinëzisht në kalendarë qesharakë,
                                                     sa qesharakë...
   Ah sikur...
   tani që zemërimi me fatin e Zotin është fashitur
   (fashitur duket të jetë)
   që vdekjes të paktën nuk i vuri  rradhë...
                                                 të paktën rradhë...
   Ah sikur...
   tani që të ardhmen në sy mund ta shoh
   në sy,
   pa frikë se më largon të fundit kujtim
   dhimbjen se të humba ty...
   dhimbjen se të humba ty...
 
   Ah sikur...
   të mundja të të nxirrja nga ëndrra
   nga ëndrra të të nxirrja qoftë vetëm për një çast...
   pa lotë, pa ngashërime, pa pendesa, pa dhimbje në zemrën e dhimbjes
                                                            në zemrën e dhimbjes
   të të përqafoja
   të të përqafoja të shuaja këtë mall
   tërë këtë mall...