Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
| E hene, 02.11.2009, 07:54 PM |
ZAHIR PAJAZITI ËSHTË NJË NGA THEMELUESIT E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-SË DHE ANËTAR I TIJ NGA FILLIMINga Milazim KadriuZahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë të Besianës, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, ishte ushtarak i UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës,kurse më 31 janar 2008 dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës.Në përvjetorin rditlindjes së Zahir Pajazitit,Ramush Haradinaj dhe Ismet Abdullahu vizitë familjes PajazitiKryetari i AAK-së dega në Besianë njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Besianës me bashkëpunëtorët e tij vizituan familjen e Komandantit Zahir Pajaziti. Këtij delegacioni iu bashkëngjit edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. Vizita në familjen Pajaziti u bë për nderë të datëlindjes së komandantit Zahir Pajaziti. Ky delegacion i prirë nga z. Ramush Haredinaj u pritë ngrohtësisht nga familja Pajaziti, z.Ismet Abdullahu ndër të tjera tha: “Komandanti Zahir Pajaziti, vepra e tij dhe familja e tij janë pjesë të rëndësishme e historisë sonë. Ai ishte dhe do të mbetet në kujtesën e të gjithë neve dhe të pasardhësve tanë për sakrificën e tij. Zahir Pajaziti dhe familja e tij meritojnë respektin më të madh nga të gjithë ne, sepse ai është më meritori për lirinë e Kosovës. Ne përkulemi para veprës së Komandantit Zahir Pajaziti ” z. Abdullahu i prirë nga kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj dhe i shoqëruar nga bashkëpunëtor të tij bënë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar. Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Gallapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmija i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti.Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut sepse Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.Zahiri shkollën fillore e kreu në Galab , kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin shkollor 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.Më vonë shkollimin vazhdoi në gjimnazin e Besianës Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burgPasi që kreu shkollën e mesme, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Gaalbit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në GalabNë vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Galabit.PUSHKË E PARË E LIRISËPushkë e parë e lirisë,Zahir,Krisi nga dora joteBashkë me Hakifin, Edmondin…Nderuat Kosovën.Nga rënia juaj heroikeKaluan tri viteNë PestovëU zbulua lapidari me rreze drite.Tani roje i bënin atdheutMe shikim të mprehtë nga rruga ZahiriEdmondi andej nga DukagjiniLlapin e Shalën Haifi e përcjell me shikimin e tij.Në tri anët të KosovësShikimin e kemi drejtuarMe gjakun tuaj e të martirëve tjerëLiria është fituar (M.K.)Gjatë vitit 1994, Zahiri dha kontributin e tij në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e LlapitNë janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.PESTOVËPestovë,Ti ruan kujtimin e tre trimavePushkë e parë e lirisë sonë.Pestovë,Në ty u ngritë një lapidarSimbol i tre triave të UÇK-sëTre trima të pavdekshëm luftëtarë.Pestovë,Këtu ra Zahiri komandant i parëBashkë me Hakifin e EdmondinDhanë jetën për lirinë tonë(M.K.)Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.