Blerim Rrecaj: Këtu ku ndodhemi…
| E shtune, 31.10.2009, 07:44 PM |
Blerim RrecajKëtu ku ndodhemi…Do të mund të shkruaj e së paku të bisedoj me vetveten në këto çaste më duket. Sot lexoja diç, diç mendova, diç meditova në tërë këtë ditë ndërmjet gjërave që ndodhën e më shoqëruan.Dhe si t'i lidh, si t'i formuloj fjalitë me anë të të cilave dua të them diç, e të shprehem. Pa menduar për ndonjë titull të mundshëm të kësaj pjese shkrimi që s'di si ta emërtoj. Poema në prozë "I huaji" ishte si hyrje e romanit "Martesa e Zhozesë" të cilin jam duke e lexuar. Dhe në këtë libër që e bleva në rrugë në atë po e quaj sofër librash në afërsi të "Radio Kosovës", sot në faqen përballë e para te pjesa "I huaji" vendosa një poezi të Ezra Paundit që titullohet "Epitafe". Dhe më vonë poezinë “E bukura” të Dritëro Agollit. Më bëhet se këto ty pjesëza letrare e plotësojnë bukur njëra tjetrën, në njërën njëri parasegjithash i do retë magjepsëse, ndërsa në tjetrën ai që dashurohet në renë dhe kodrën si dhe ai që mundohet ta përqafojë hënën në lumen e verdhë vdesin nga alkoooli. Ndërsa te e treta dhe seç m'u kujtua edhe thënia e Agollit se "Për gruan dhe tokën e lë kokën"…Ka ditë që i kam lënë këta rreshta kështu dhe sikur ka filluar një pauze, një time-out-i, një pushimi të detyruar, të dhunshëm a sit ë doni quajeni për të pasur çfarë të them. Dhe fjalët zgjedhje dhe zgjidhje jo vetëm që na duken kryesoret por edhe i ngatërrojmë shpesh. Dhe bredhëritjet nëpër qytet vazhdojnë. Duke folur e duke dëgjuar me a pa vëmendje njëri-tjetrin. Të flas për vete më mirë se të flas për të tjerët. Po duke folur për veten sigurisht do të përmend dashtë a padashtë edhe gjëra tjera që kanë të bëjnë direkt a indirekt për e me mua. Sot si zakonisht u takova me shokun e kolegun tim te Bibloteka Kombëtare e Universitare dhe pasi që na dështoi plani për të cilin dolëm ia filluan një bredhëritje nëpër qytet. Fillimisht ia mësyem parkut të qytetit ku në kafiterinë e tij pijmë nga një shweps duke biseduar gati si duke shfaqur mendime të thella, në verandën e tij ndonëse ishte mjaft ftohtë. Derisa bisedonim herë-herë vështronim edhe gjethet e rëna përreth, drunjtë me gjethe të verdha në të artë, derisa ndonjë gjethe vazhdonte të binte pishat gjethmbajtëse sikur ndjenin një lloj krenarie…Lamë kafenenë dhe shkuam te druri ku është vendosur një çezmë për t’i larë dy molla të pjekura e të lëngshme që I kishte sjellur shoku im nga shtëpia e tij. I lamë ato dhe zumë vend në një ulëse gati në kufi të parkut dhe vazhduam t’i hamë e të bisedojmë si zakonisht. Ndonëse bënte mjaft ftohtë vështronim ambientin përreth dhe herë-herë sikur na rrëmbente qetësia e kësaj dite. Dukej edhe ndonjë fëmijë duke luajtur, ndonjë i moshuar, a dikush tjetër duke kaluar andejpari. Po vështroja dhe mendjen pothuajse se kisha gjëkundi, sikur kisha harruar për pak çaste gjithçka. Derisa thashë se këta njerëz po shëtisnin si për qejf, shoku tha po, por pak më tutje po zhvillohet një fushatë dhe sapo të dalim nga këtu do të ndesheshim me atmosferën dhe shenjat e saj. E lamë edhe parkun dhe zbritëm në qytet. U endëm kah u endëm dhe derisa prisnim njërin nga shokët për të siguruar një numër telefoni qëndronim mbi platonë e pallatit të rinisë, hyjmë brenda tij, njëri që punonte në recepcion na tregoi ku kishte ujë për t’I larë edhe dy molla që na kishin mbetur. I lamë dhe dolëm jashtë. Përsëri duke I ngrënë dhe duke biseduar, ecur dhe vështruar…Më vonë shkuam edhe në shkollën ku i kreva katër klasë të fillores. Sa i madh më dukej ky oborr kur isha fëmijë thashë, të mëdha duken gjërat në atë moshë tha bashkudhëtari. Flisnim për fëmijërinë tonë dhe na dukej se intervistonim njëri-tjetrin e grupe fëmijësh luanin në oborrin e kësaj shkolle...Dolëm përsëri qytetit derisa u ndamë. A kemi kaqik për të ndryshuar diç po them, ndërsa po zhvillohet një bisedë për probleme Kosove, këtu ku ndodhemi…Ditët pasojnë njëra tjetrën, nganjëherë atop o më duken fort të rënda dhe ka kohë që po më duket se po shkruaj nga burgu, ose po shkruaj një ditar lufte…
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.