Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, profesorin Muhamed Aliu (Bokseri)
| E shtune, 31.10.2009, 08:03 PM |
Në BesianëAkademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, profesorin Muhamed Aliu (Bokseri)Nga Milazim KADRIUNë Besianë, është mbajtur një akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, profesorin Muhamed Aliu, Bokseri. Për jetën dhe veprimtarinë e tij një fjalë rasti e mbajti Behram Duriqi ku si tha ai Muhamedi si student mori pjesë në të gjitha protestat e organizuara aso kohe kundër okupatorit serb .Duke mos u pajtuar me padrejtësitë që i bëheshin popullit ai në vitin 1998 ndërpreu studimet dhe u radhit në radhët e UÇK-së për t’ia kthyer pushkën gjakatarit serb. Ishte pjesëmarrës në Betejën e 15 shtatorit të vitit 1998 e njohur si Beteja e Kaqanollit për të vazhduar më pas në të gjitha betejat e zhvilluara në ZOLL deri në përfundimin e luftës çlirimtare.>>>Pas luftës Muhamedi u kthehet studimeve dhe në vitin 2006 filloi punën në SHMT "Fan S. Noli" në Besianë deri në vdekjen tragjike të tij më 2008. Në emër të shkollës foli zëvendësdrejtori Ibrahim Ademi i cili vlerësoi lartë punën e Muhamedit si mësimdhënës që si tha ai ishte simbol në procesin edukativo arsimor,i afërt me të gjithë dhe shumë i dashur nga nxënësit. Ndërsa kolegu i punës Fatmir Emini tha se për dy vite sa punoi në këtë shkollë krijoi raporte të shkëlqyeshme si me kolegët ashtu edhe me nxënësit duke përdorur metodat më të avancuara në sferën e komunikacionit rrugor. Në emër të bashkëluftëtarëve për veprimtarin e tij si prestarë i UÇK-së në njësitin “Ulpiana 39” të Brigadës “Zahir Pajaziti” foli Ali Potera, ndërsa në emër të familjes foli dhe falënderoi vëllai i Muhamedit, Mirsad Aliu. Më pas ish nxënësit e tij recituan poezi kushtuar kujdestarit të tyre si dhe në emër të klasës së XIII-10 familjes iu dha një mirënjohje për gjitha at që bëri për këta nxënës të nënshkruar me emrat e nxënësve të kësaj klase.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.