Cikël poetik nga Milazim Kadriu
| E shtune, 31.10.2009, 07:57 PM |
Milazim F. KADRIU
TRIMAT KOSOVAR
Lirinë e Kosovës
Të gjithë duhet ta mbrojmë
Dhe gjakun e derdhur
Kurrë s’do ta harrojmë.
Trimat kosovarë të UÇK-së
Na sollën lirinë
Luftuan kurrë pa ndal
Me guxim e trimëri.
Zhvilluan lufta të shumta
S’e kursyen as jetën
Qëndruan si shkëmb graniti
Botën e bindën me të vërtetën.
Nuk u dhimbsej jeta
Që popullit t’i sjellin liri
Vetëm e vetëm nga këtu
Ta largojnë shkaun e zi.
Shumë nga ata
U flijuan në rini
Popullit të Kosovës
Ia sollën të shtrenjtën liri.
DITA E DËSHMORËVE TË UÇK–së
Për dheun e të parëve
Bënë sakrificën sublime
Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës
ishte ëndërr e veçantë e tyre.
Ishin nga Llapi, Drenica,
Shala, Karadaku, Dukagjini…
Ishin bijtë e këtij vendi
Të gjithë Kosova i lindi.
Të gjithë ranë në beteja
Me pushkë në dorë
Në luftë kundër shkaut
Që liri të ketë në Kosovë.
Vargu i tyre është i gjatë
Dikush më herët e dikush më vonë
Ranë si themelues e pjesëtarë
Të UÇK – së, ushtrisë sonë.
Në mesin e tyre
Edhe shumë komandant
Ranë edhe Ademi e Zahiri
Prijësit legjendarë.
Andaj sot duhet
Ashtu si kanë ra për një ideal
Edhe një ditë të jetë
Dita e kujtimit të përbashkët.
EPOPE E LAVDISHME
Në Rrafshnaltën mbi Gegaj
Përmendorja si Shqiponjë qëndron
Ke hapur krahët në të dy anët
Trimat në gjirin e vetë i bashkon.
Në krahët e saj
Sa hije u ka qëndresa
Me shikim të thellë drejtuar
Andej nga u zhvillua beteja.
Epope e lavdishme
Mbeti në histori
Lufta e Kaqanollit
UÇK-së dha krenari.
KËNDONI, KËNDONI
Nga thellësia e kësaj toke
Kënga kudo jehon
Edhe ylli në qiell
Përmendoreve rreze u lëshon.
Këngë për dëshmorët
Dëgjohet breg më breg
Rreze të arta kudo
Në tokë, qielli e det.
Shqiponja ka hapur krahët
Përqafon çdo fëmijë
Edhe zogu në fluturim
Ia thotë këngës për liri.
Qeshuni të gëzuar
Mbi krahë Shqiponje të ngritur
Këndoni pa ndal
Për këtë ditë të ndritur.
DITË E GËZUAR
Ditë e bardhë
Ditë e gëzuar
Brohoritnin gjithë fëmija
Atë ditë kur erdhi liria.
Ditë e lumtur
Rreze të ngrohta lëshon dielli
Ditë e gëzuar
Atë ditë u hap qielli.
Vraponin fëmija
Nga çdo anë
Ushtarët e UÇK – së i përqafuan
Lirinë njëri tjetrit ia uruan.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.