Cikël poetik nga Nexhat Çoçaj
	| E premte, 30.10.2009, 07:09 PM |
	 Nexhat Çoçaj u lind më 2 shkurt 1964 në Gjonaj të Hasit. Shkollimin fillor e filloi në vendlindje dhe e përfundoi në Ferizaj, ku kreu dhe shkollën e mesme. Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës, ku I ndoqi edhe studimet pasuniversitare. Me krijime letrare ka filluar të merret qënë shkollën fillore, një kohë ka punuar gazetar, merret edhe me studime në lëmin e kulturës dhe traditës popullore. Është bashkpunëtor I jashtëm I Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës.Gjat kohës së luftës (1998-1999) qe I angazhuar në UçK, në shtabin “Njëmishi” e pastaj në brigadën 126 “Hasi”-përgjegjës për informim - (Leka).Punon në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, paralelja në Gjonaj, dhe është drejtor I ndërmarrjes botuese “Pjetër Bogdani”.(Këto të dhëna I takojnë vitit 2000), të nxjerra nga libri;Bartësit e lirisë.Tani punon në Ministrin e Arsimit në Prizren. Jeton në Prizren.
Nexhat Çoçaj u lind më 2 shkurt 1964 në Gjonaj të Hasit. Shkollimin fillor e filloi në vendlindje dhe e përfundoi në Ferizaj, ku kreu dhe shkollën e mesme. Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës, ku I ndoqi edhe studimet pasuniversitare. Me krijime letrare ka filluar të merret qënë shkollën fillore, një kohë ka punuar gazetar, merret edhe me studime në lëmin e kulturës dhe traditës popullore. Është bashkpunëtor I jashtëm I Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës.Gjat kohës së luftës (1998-1999) qe I angazhuar në UçK, në shtabin “Njëmishi” e pastaj në brigadën 126 “Hasi”-përgjegjës për informim - (Leka).Punon në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, paralelja në Gjonaj, dhe është drejtor I ndërmarrjes botuese “Pjetër Bogdani”.(Këto të dhëna I takojnë vitit 2000), të nxjerra nga libri;Bartësit e lirisë.Tani punon në Ministrin e Arsimit në Prizren. Jeton në Prizren.
Ka botuar disa libra:KLONI (roman), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.NUIP-I (roman), “Rilindja, 1999, BARTËSIT E LIRISË (biografi e letrarizuar për dëshmorin e kombit Haxhi Hotin), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.SHPRESA (roman), “Gjon Buzuku”, 2001SHTIGJEVE TË LIRISË, (Nga kuizi I diturisë në nderim për Remzi Ademajn dhe dëshmorët tjerë të Kombit), - tri ribotime, Prizren, 2009.RRUGËTIMI. (poezi), LSHK, në Prizren, 2009Ka dy romane tjera në botim, në Tiranë.Jeton në Prizren.(Ka të botuara edhe disa libra dhe fletushka, për të cilat na mungojnë të dhënat, G.A. - Zvicër, tetor 2009)Shkëputëm disa poezi nga libri: Rrugëtimi, I botuar më 1999, në Prizren.Nexhat ÇoçajRRUGËTIMI ËSHTË  TERR   APO DRITË?!Zgjohem në mëngjesMbështillem me terrin e ditësPërpiqem të vjellGjellën helm të servuar në shtyp.Në vend të  kafesëPi një apaurin Që të mos verbohemQë të mos shurdhohemQë të bëhem  imunNdaj atyre që do t’i takojMe gojën e stërmbushurMe sharjePër ata që lindën për nePër ata që u flijuan për ne.Por, terri është terrDhe me te do të shkojnë në ferrTë gjithë ata  që vjellin helm Për gjakunPër bajrakunËshtë terr apo dritëKëtë do të na tregojnë fëmijëtSot apo një tjetër ditë.VOTA Kush është  për?               Faleminderit!Kush është  kundër?               Faleminderit!Kush  abstenon?               Faleminderit!Merrni tash shamitëDhe vajtoni me lot Për këtë që votuat!POLITIKA Shekujt prej lindjesDeri në PerëndimMrizuan nën ombrellën e PolitikësDhe kurrë s’ia arritën ta zbërthejnë ateSa e sa ushtri  i shkriu deri në një Sa e sa lumenj ua turbulloi ujin me gjakSa e sa fusha dhe  male  mbolli me koka njerëzishDhe kurrë s’ia gjetën fijen  për t’ia gurëzuar fuqinë Egërsirës politikëEdhe sot  si gjithmonë  të gjithë vrapojnë Pas politikës  si toka pas diellitAta  që rrahin gjoksSe janë të drejtë  dhe të përpiktëPër drekë e darkë  kanë të shtruar politikë dhe vetëm politikë Dhe a e dini pse Sepse “Politika  është  lufta e masës dhe e rasësQë zhvillohet rreth kasës”Mjerë ata që me sytë e tyre Shohin vetëm çelësa. SHTIGJEVE TE  PASHTRIKUTShtigjet e  Pashtrikut Hekurosin rrudhat e padrejtësiveJetës për t’i dhënë ngjyrëShtigjet e PashtrikutVullkan i trazuarMbështjellë me eshtra Që pikojnë gjakNëpër stinët e ferritShtigjet e PashtrikutGurët  e djegur Dëshmitarë të betejave Ku u shurdhuan Ninullat e foshnjave në djepKu u verbuan krushqitNë prag të shtëpisëDhe mbetën të pagojë Shtigjet e PashtrikutMe  prush të ndezur flakëHekurosin rrudhat e padrejtësisëMe plagë të prushtaE  eshtra  që kullojnë ende gjak Nëpër të cilët po piqet liria.qershor  1998SHIKIMI  I VERBËR I ARDHMËRISËNë sytë tanë – e lavdishmja verbohetNë mendjet tona – mashtrimi bën garaNë veshët tanë – fyerjet lëshojnë rrënjëNë qafët tona – mashtrimi mund të kaluarënNë  gjuhët tona – turpi bëhet kryefjalëNë gjokset tona - përplasen  ethet e trishtimitNë krahët tanë – mbështetet dredhiaNë duart tona –   shtrydhet drejtësiaNë gishtat tanë -  numërohen arnat e gjeografisëNë gjakun tonë – zë vend  urrejtjaNë barkun tonë – uria  bën grevaNë këmbët tona –  udhët s’kanë të ndalur Pjesët e t(r)urpit  tonëDeformohen  për  secilën ditë Mjerë ne  nëse s’këndellemiDhe pranverave të lavdisë Vazhdojmë t’ua ndryshojmë Armoën dhe ngjyrat.NISJA U nisët një happara koheNë cakarritët një happara koheMjerë ne që mbetëmnë rrugëdhe s’dimëse edhe  sa hapaduhet t’i bëjmërrugëve pa cak  BARTËSVE TË  ZJARRITKur e thanë - bartësve të zjarritPse po bartin zjarrin  në shpinë Ata njësoj si Prometheun thanë:Për ta filluar jetën njerëzimiKur u thanë – bartësve të zjarritSe mund  të digjen në flakë,Ata thanë :Ari merr shkëlqimin vetëm në zjarrKur u thanë - bartësve të zjarritZjarri mund t’i lë pa sy,Ata thanë:Zjarri i shkrinë kufijtëKur u thanë - bartësve të zjarritSe zjarri  ua servon arratinëAta thanë:Zjarri e përflakë lirinë lirinë.Kur u thanë - bartësve të zjarritTë pendohen për përhapjen e flakësAta thanë:“Jo” edhe sikur të digjeshim në të.DËSHMORËVENga reshjet e motit të ligë  nuk ikëtVdekjes ju gëzuatNë gurëthemel të bashkimitPër brezat u shndërruatIshit të plagosur Bashkë me atdheun e copëtuarVdiqët me armë në dorëCopat e ndarjes për t’i arnuarDo të qëndroni përherë në shesheNë mes të turmësDuke dhënë kushtrimPër rrugën e bashkimit Që  s’pyet për çmim.PARA  BUSTIT Shtatçelikosja jotee then zemërimin e çdo kalimtariqoftë edhe atëherë kur aiështë para dilemës për jetëështë i papunë dhe sorollatet kotpor, është i ndërgjegjshëm dhe bindet se jeta ka çmim Shtatlartësia jotei zbret në tokë të gjithë ata që njerëzit u duken mizaqë mund t’ua shtyp shpën ku e kur të dojëi lidhë për tokën të gjithë ata  që janë mësuarjetën ta jetojnë në gjithësipa zbritur kurrë në tokëShtatkrenarija jotei ngroh ëndrrat e fëmijëveduke ua pushtuar zemratnëpër secilën faqë të libritnëpër secilën pjesë të atdheut (Komandant  Petritit)I lindur në votrën e staneve të ZhuritI rritur në frymën e kuvendeveSa shumë i ngjason KosovësI maltretuar deri në palcë të ashtit Bashkëudhëtar nëpër golgotën e dhembjesI ndjekur nga i njëjti armikThikën e përçarjes e pe me zytë e zemrësTek po protestoje bulevardeve të EvropësMe vëllain Jusuf GërvallënPër ta denoncuar elaboratin E gjuetarëve të shtrigave në KosovëTi  Petrit i shkrepave – nuk mungove as kundTi ishe me Fehmiun e Bacën Ku nisi të rishkruhej historia e KosovësKur u ktheve nga qelitë Perëndimi s’të bëri më për veteKohrat kishin ndryshuarSa do të doja të më përgjigjeshe Zotëri komandant në pyetjen:Cilën bukë e ke ngrënë më me shijeAtë të kurbetit                kur të ndiçnin si hije Atë të burgjeve                kur grishje për grevëAtë të pajtimit të gjaçeve                kur fjala jote ngrohi zemrat e lumjanëveAtë të luftës                kur grishje për t’i shtuar radhëtDYERTËKur u hapën dyert Kujtimeve të errta  u ra perdjaDhe aktorët  vigjilentëSi gjithmonë në histori HESHTJAPara jush që vdiqët për neE lindët për liriTë gjithë bëhemi një Me heshtje u nderojmëKur dalim në foltoreThua se u harrojmëKërkojmë njëri- tjetritKokat t’ua shkurtojmëPse vallë nuk mbajmë heshtjeEdhe në shtypTë mos ushqehemi me sharjePor t’bëhemi unikHeshtje për përçarjet Botërisht kërkojSe partitë vijnë e shkojnëE  kombi  do të qëndrojëPJETËR  BOGDANIT Në kishëza të HasitM’u bë se e pashë Bogdanin“Të veshur me diellTë mbathur me hënë”Duke i kërkuar hasjanëtE përflakur nëpër botëMe gunë të gjatë krahëveShtrëngonte hartën e guritKur u bind se kot lexonteVendet s’i gjenteAshtu si ia donte zemraFilloi të villte vnerë të zi futëDhe ashtu i sëmurëU nis për në PrishtinëMe hartën e guritMbështjellur nën gu(r)në Tash pas treqind viteTë dëshmojë për qelbjenE gurit  të megjës në PashtrikPRITJAI numëroj buzëqeshjetMë kujtohet loja me gurëI kryqëzoj shikimetMë kujtohen gëzimet e paraShfletoj ditërrëfejsinDasma është ende largI kërcas gishtërinjtëGjatë gjithë kohësNë shtegun e pafund të pritjesMblodhi pezmin për darkëNë kapërcim të pritjesPres t’i çirret maska territ.KOHË E VERBËRNëse e flakë dashurinëDo të plotësohet dëshiraNëse  e hesht këngënDo të këndojnë për tyNëse  e hesht etjenDo të bekoheshNëse falesh t’xhumaveDo ta fitosh selametinNëse pështyn gjakunDo të hapen rrugëtNëse kërkon dritëDo të verboheshNëse u beson hajnaveKurrë s’do të varfëroheshNëse gënjeshtrës i ngjet emërDo të mallkojnë pasardhësitNëse vendit do t’i vësh adresëPër mot e jetë do t’jesh i pabesëDhe nëse një ditë Do të mbushesh mendDo të bindesh Se vërtetë je në terr UDHËKRYQ NË PASHTRIKA ka gjë më të shëmtuarQë në të njëjtin vendTë lind dhe të perëndoi dielliCili  gjeograf  do ta arnonte hartënMe një pikë lindjen dhe perëndiminCili gjak  do ta duronte këtë ndarjeKu lindja  dhe perëndimi  Kanë thikën e ndarjes në tokëCili s’do të ngjitej në Olimpin shqiptarPër ta definuar këtë padrejtësi gjeografikePashtriku s’është  as lindje as perëndimPor udhëkryq  i fatit  Ku shënohet lindja e rilindur USHTRIA  ÇLIRIMTARE E KOSOVËSUdhëve të dhembjes more forcëShpatijeve të rrahura me shpirt Tokës me zemrën plot varreRoje i bëre shpresave të zjarrataInjoranxca të përcolli si hijeAtëherë kur  ti u paraqiteÇfarë trashëgove nga historiaLavdinë dhe guximinI zgjodhe nga të gjitha Ritëm të jetës t’i keshImazhin e ushtris  ta forcosh Miqtë t’i bësh për vete me vepërTash bashkarisht me ta ta bësh luftënArmët të drejtohen në një cakRetë të mbulohen me të njëjtin qëllimEtjet e tokës për gjak si të shkruhenErdhi koha me ty ushtri e gjakut timKosovë e djegur deri në ashtOra e lirisë numëroi hapat me tySa herë dëgjove për masakraOrganizove radhët dhe t’u tregosh se:Vdekjet e bardha janë mësim si të jetohetËndrrat të lundrojnë padiktueshëmStrehim nga egërsirat të mos kërkojmë HASIflakanë zemër të Prushnikutqë s’mungoi mbi kokëta  shaloi  guximinta shndërroi terrin në dritë jetëvdekjaroje në shtigjet e përgjakurakaliti  gatimet e barutite përhapi kushtrimindjersa e botësderdhej shpatijeve tuapër të gjetur shtegune plagëve për shërimHas i thatëtë quan ata që s’ta panëthikën në kurrizin tëndtë larë me gjakgjatë  gjithë  kohëssa ishte roje  flakee bjeshkëve të DukagjinitQAFA E PRUSHITshëët shëëtdëgjohej  shushurimae gjarpërit – kolonëqë shponte gurin medalojn të varurnë Qafë Prushnë  ty o prush i motitpinë  flakë armëtedhe atëherë kur fushatu përkulënnë gacat e prushit tëndu farkuan armëttë  thyera  çykëe lartësuan  trimërinë të ta mbjellur lirinëS’KA MË SHITash pas shiut  gjakpushuan bubullimatvetëtimat s’dëgjohen mëbëhu gati të nisemi për udhëT’i  masim  dhembjetPas shiut  dalin mjegullatmotit s’i dihet mund ta humbasim rrugënEja lum miku të dalim nga guacase ujqit nëpër mjegullbëjnë ugar dhe mbjellin farën e dreqitTë hiqen mjegullat njëherëshohim e bëjmëMjegullat as mos prit të hiqen kurrëpo eja t’ia vejmë mexhët arësdhe ta rrethojmë  se nesër bëhet vonënesër as nëpër diell s’i shohim vijats’do të ketë më shi gjakuPLAGAKur e fola fjalën e parëe thash të plagosurdhe i plagosur u rritaKur i mësova shkronjat i lexova të plagosuradhe për plagë shkrovaKur u rritae mësova diagnozën e plagëvedhe me plagë u ushqevaKur  flas për plagënajo merr ndëshkimdhe zbehet para syve të mie jo si në mote-si në fëmijëriajo sot kurohet me dinjitetmë nuk është plagë se tani është shtetKOHË E VRARË Lojrave u humbi gëzimiFloriut ia vodhën shkëlqiminDashurisë ia thyen krahëtDhunës ia mihën rrënjëtThirrjes ia kthyen shpinënKrismat i shurdhuanVarreve u kënduanPërjetësisë ia truan tokënPlagëve ua hoqën dregzatNë kohën e vrarëKu jetën e bënë jetë Vetëm po të jesh i palarëNOTI  Si ta kaloi  lumin lum vëllauSe duhet të arrij atje ku jam nisur?Pas këtyre vërshime  s’ka vaPor, më mirë kthehu Pasi të qetësohen vërshimetVazhdo për atje ku je nisur!Si të kthehem  prapa  kur rruga më ndjekVërshimet veç sa kanë filluar të shtohen?Atëherë bjeri not  dhe kaloje luminPo deshe  të  arrish atje ku je nisur!Rrugë tjetër s’ka  veç të notoj Nëpër  vërshime siç kanë notuar Para meje edhe shumë  udhtarë të kësaj aneO të pres kohen e faljesVa pas këtyre vërshime  as mos pritlum vëllau se moti i ka brerë eruzioniNëse mbledhen spekatorëPër t’I parë vërshimetTek po përballem unë me teU thuaj se noti i mund vërshimetSe noti i bashkon brigjetDhe krijon vaun edhe aty ku s’ka QELBI I KOHËS Përsëri krimbat dalin nga ndërgjegjja e   qelbur  e së kaluarësDhe lëvizin trup e tërthorëDuke brejtur ajrin dhe tokën e përgjakurNën plafin e tavolinës Pikturojnë zikzaket e jetësTë  quajturit mbrojtës të  vatrësMe  hapësira të  prera I ndezin reflektorët  e  enigmavePër  ta  zbehur dritën e gjakutPër ta  vazhduar  tunelin errësirësDuke ua kthyer shpinën të ndjerëveKasnecët zgërdhihen për dvarjen tonëTë mbështjellë me vorbullën e  pësimitTë  bindur  se jem larg limanit të paqesPër deri sa jazin e lumit gjak  E kthejmë  në  funksion të mashtrimitMaja e lapsit në vend të ngjyrësVjell  fjalë  helmuesePër  t’i shqyer krimbat Pas  vërshimeve  të  lumit gjakNë  hapësirat e gurëzuaraEdhe pas shembjes së mureve O zot edhe për  sa kohë  Reflektorët e enigmave Do t’ia marrin pamjen syve  Të Iliridës për ta shijuar dritën e diellitDhe për t’i parë Pikturat e krimbave në  qelbin e kohësA do të ketë dritë të mjaftueshmeNga reflektorët enigmëQë do të  përcjellet si senzacion Akti i shpërthimitTë qelbit të kohës Mu në ditën kur do të shpallenTë gjitha  ata që lindën në luftëTë pavdekshëmKur sakrifica e tyreDo të shpallet  triumfMESAZHI I TË PAVDEKSHMVE Nga  thellësia e tokësNë shenjë proteste Shumë kërkesa burojnë:Rrezet e prushit të gjakutTë mos mbulohen Me  fyerje e sharjeSe  lindin përqarje të rejaNë vend që të rriten shpresat!Rrezet e lirisë Të mos përthehen Me emra të përveçëmSe s’ka ulëse për të gjithëNë krye të jazit! Rrezet e lirisë Mos ua zini djepave Se  që nga dita e parë Duhet  të mësojnë Çfarë ngjyre ka liria Çfarë shije  ka liriaÇfarë  çmimi ka liria!SYTË Liqe  që brigjeve Që s’u dihet fundiLiqe  me ujë të kripurSi loti i nënaveSi loti i jetimëveLiqe me thellësi të pafundmeSi  dëshirat e të pavdekshmveSi amaneti i të parëveSytë – liqe Mbi të  cilinNotojnë  ëndrrat tona.DARKA E  DREQIT Kush ulet në  sofërPa derdhur  djersë e mundAi  ka  ose syrin e keq    Ose shpirtin e untë!Prandaj ju filizaQë  sapo u hodhët në shtegtimKujdes  nga darka e DreqitSe mund të ju ‚sos’ që në fillimDarka e Dreqit Besë nuk ka Ulesh në sofër për të ngrënëE papritur bëhesh Darkë për të ftuaritDREGËZAKur sheh  se mbjelljet janë të mbaraNisë e mbyllet Për të qenë më  e  fuqishmeKur  sheh se dikush Ngrohet  me zjarrin e dhembjevePlasaritet  edhe më keqKur  të tjerët dregzësS’i japin kohë të përthahetPlaga  thellohet edhe më shumëKur të tjerët dregzënE ngacmojnë tinëzishtDhembja  merr krahE shërimi trembet përgjithmonë!FJALA Nuk është fjalë Ajo  që shkeletAjo që çirret Për secilën ditë nga pakSi  çamçakëzin fëmijëtNuk është fjalë Ajo që nuk ka peshëAjo që  s’mbrohetAjo që  s’përjetohetDhe  s’vdiste për teFjala  është betimFjala  është qëndrimFjala fuqizohet  dhe lahet Vetëm me gjak.KLONI                Kur  u ngroh motiKloni u shkriSi të mos kishte  qenë kurrëKur  u ftoh koha Kloni dëftoi shtegunQë të mos i zë nataShtegtarët e lirisëKur  doli pranvera Kloni iu bashkua  zjarritPër ta flakëruar lirinëS’di pse  u ngrit S’di pse  u quajt klonKur  atë  kurrë zemra se diktoi!LAKIMI I EMRAVENëpër  shpatijet e PashtrikutLakohen emrat e bartësve të lirisëSa herë që  zbresin  maleve Të ngarkuar me zjarrE ruajnë  të paprekshmeMbaresën  - tarëPas  kushtrimitEmri kurbet(ç)arëU shndërrua  në luftëtarëNga  qytetarë në atdhetarëNga luftëtarë në çlirimtarë Nën tingujt  e krismaveLakimi i emrave i then rregullatDhe na jep emra të rinjë Me kuptim  pavdeksije Nga  emrat  dashuri  (për) atdheDel emri  dëshmorNga  emri robëri Lind emri liriQë për ta lakuar edhe mëtejDuhet përgjegjësi!~STANET U ngritën dhe jetuan Me shikimet thikëDimrit vazhdimisht U pikon çatia deri në zemërPranverës gjelbërimi e blerimiUa kthejnë gjallërinëVerës bulmetit  i japin shijeDhe aromë bjeshke rrezet e diellitVjeshtës  disi si me ngutëE braktisin çdo frymëDhe e lënë të vetmuarTë përballet me bardhësinë e dimritNë të katër stinëtStrehë e të përndjekurveSofër e të pakënaqurveDyshek i krushqëve të lirisëTE STANET E VLAHNESTe stanet e VlahnesKarshi Qafës së MullarëveNën burimin e DragoitMëkojnë  shpirtin nën çatiTë gjithë  ata  që zgjodhënRrugën e zjarrit për jetesëNë stanet e Vlahnes Natën ei thonin territMirëmëngjes  lavdisë Ku shtoheshin radhët e UÇK-sëNën këto çati prej kashteTe stanet e Vlahnes Numërohej armatimiSkicohej hyrja anë flakëPër t’i thënë lamutumirë robërisëTe  stanet e VlahnesKorridoret e PashtrikutUleshin këmbëkryqDhe jepnin mesazhin e funditPër  Shigjetën që ia shpoiAnë e përtej zemrënE ushtrisë  zullumçarePër një shekull me radhëTE STANET E ZHURITTe  stanet e  ZhuritFillimi dhe mbarimi i shekullitMe të njejtën zeje I ngrysi duke u marrë  lumjanëtTe  stanete Zhurit U mblodhën të gjithë luftëtarëtQë s’u pajtuan me gurët e kufiritDhe nisën të gatuajnë barutTe  stanet e Zhurit Asllan Rexha e Hasan PrishtinaHartuan strategjinë e Betejës së ZhuritDhe numëruan kokat e armiqve të vrarëNë luftën e Kullës së LumësTe  stanet e ZhuritBaruti për UÇK-në Mori bekimin për fitoreNga  Remzi Ademaj Që stanet e Zhurit Ia kishin gatuar shpirtin atdhedashuriTE VARRI I DELMESSecila legjendë nga largësia Përthahet  në shkëlqimin E gurëve të varritKu në  secilin gurëNga një gjarpër bën rojePër  çdo ndërrim të motmotitGjarpërinjtë  i ndërrojnë këmishëtTë vjetrat  i palojnë për hajmeliTë rejave u ruhen  që të mos i afrohen vegshitGjarpri nëpër legjenda  Hyn dhe del  me këmishë e pa këmishëPor te varri i  delmesPushojnë viktimat  e tijTë  cilave  Delmja U mbajti  vdekjetDelmja ua  ngriti varretPër t’u varrosur  edhe vetNë varrin prej guri Të ruajtur prej gjarpërinjve.MUSHNIKOVAGurgullima e  LumëbardhitQë  ndanë fshatin në dysh Pandërprerë  i shpërlanëFjalët e  shqipes  së vjetërNga  ndryshku i kohësNë  shtratin e Mushnikovës Toponimet e shqipesDorë për dore hedhin vallenE historisë ia mëkojnë plagëtE një shekulli të plotëMushnikova  gati një shekullMbi kokë mbajti saçin  asimiluesDhe nuk mundi ta shkëpus Nga  djepi i shqiptarisë Bashkë me fshatrat  përrethMushnikovë,  7 mars  2007MALLKIMI Ai që flet kundër gjakut të vetDhe mohon sakrificën e të rënëveJu thaftë goja e foltë veç me gishtaDhe ata mos i bëfshin punëAi që e sheh ardhmërinëTë ngritur me  shpifje Ju shterrtë syri i djathtë e me të majtinMos e paftë kurrë pjellën e vetAi që i shton jatak të pabesitQë ia zë pritën gjakut të vetMos i leftë  as djalë as qikë në votërE ju mbushtë oborri me therraAi që nënshkruan marrëveshje Me sunduesin e gjakut të vetJu thaftë ajo dorë E tjetra mos i bëftë punë as ujë me piAi që hedhë  valle  me diallinPër ta ushqyer unin e injorancësMos e bëftë asnjë hap për gëzimeVeç për kob marrtë udhëURIMI Kosovë lule gjakuUro lindjet e pavdekshmeQë pinë ujë nga shiu i zjarrtëQë të mos shuhet flaka në oxhaqet tuaI lehtë u qoftë dheu Atyre TENDERIDashurinë dhe besnikërinë, Nuk i kam në shitje Andaj, mos më pritniQë të marr pjesë në tenderin e turpitE nëse më line të zgjedhMë lehtë do ta pranojaVdekjen e bardhëSe sa jetën e zezëTë tymosur me helm Për t’u bërë keq të tjerëve!Edhe sikur vdekja të më trokasNjëmijë herë në ndërgjegjen time Të njëmijë herët do t’i përgjigjem Me gatshmëri për ta mbrojtur Dashurinë dhe besnikërinë Për fitoren e gjakut timPër atdheun timSepse nuk ka vdekje më të ëmbël Se sa të bëhesh i pavdekshëm ËSHTË TERR APO DRITË?!Zgjohem në mëngjesMbështillem me terrin e ditësPërpiqem të vjellGjellën helm të servuar në shtyp.Në vend të  kafesëPi një apaurin Që të mos verbohemQë të mos shurdhohemQë të bëhem  imunNdaj atyre që do t’i takojMe gojën e stërmbushurMe sharjePër ata që lindën për nePër ata që u flijuan për ne.Por , terri është terrDhe me te do të shkojnë në ferrTë gjithë ata  që vjellin helm Për gjakunPër bajrakunËshtë terr apo dritëKëtë do të na tregojnë fëmijtë.Zgatar, 9 qershor  2005KRUMASi në legjenda  tingëlloi historia jotePara se të lidhej për guri Lundra e ëndrrave të KosovësPrefektura e Kosovës –djep i trimërisëPër konviktorët e përndjekurPër planet  e përhapjes së dritësPër  shoqërinë  “Shkelzeni”Që  dhembjet dhe plagët shëroheshinMe tinguj të melodive malësorqePër  drrasat e teatrit të Krumës Që kosova nisi marshutën në tyPër pesë vite  prefekturëTi Krumë  Kosovës  sa i shërbeveNë secuilën ditë  Vetëm fitoret i numërovePas  77 vitesh jetë me gur në shpinëVaji i Kosovës sërish Ta gjeti  derën Krmë Dhe ta mbushi shtëpinë Dhe ti as pas kaq shumë kohe Nuk kishe ndryshuarBujarinë dhe mikpritjenTrashëgim  nga  Prefektuar Prap u sakrifikove Baraz me Kosovës Dhe ti u bombardoveDhe arat tua u mboll me minaDhe varret tua u mbushën me trimaPara 77 vitesh ti Kosovën e përfaqësoveNë  çdo skaj të ShqipërisëTash në fund të shekullitjatak i Shtabit të UÇK-sëTi Krumë e trimave Që e  shoqërove  KosovënNë  çdo hapërim Ti do të mbetesh për mua Prefektuara e parë e vendit tim KALENDARISa herë  që kalojnë muajtBëj turr ta grisi fletën në kalendarPor  kur e shtri dorënDatat nisin grevën  dhe më kundërshtojnëDuke u fshehur mes gishtaveDisa  duan të rrinë të varura Që të mbesin për kohë të gjatë në kujtesëDisa duan të ikin që të mos kthehen kurrëDisa të tjera  të turbullta fareSi koha që po jetojmë Kanë humbur ritmin Për sa muaj që grisi  fletëtAq  zhgënjime i murosiAq  zbrazëti  mbesin në muaDhe në fund të vitit bindemSe përsecilin muak Kam ngrisur nga një fletë jetëPORTRET  I  NJË  JETIMIBuzëqeshjebn e ngrirë në fytyrëSa herë që kujton ligqësitë e botës përrethLotët  fytyrës  ia vizatojnë Dhembjen që ia shkaktojnë fyerjetQë dikush pa i matur fjalëtIa lëndon shpirtinSa herë ndrrohen stinëtBuzët i shkojnë në vajSa herë afrohen festatShpresat i gufojnë nga zemraPor, ende pa përfunduarMarrin thua dhe mbesin rrugësAtëherë fytyra e tij merr pamjenE portretit të jetimit  me sy nga deraMËRGIMTARIVetmisë dhe mallit I dorëzohesh pa i shpallur luftë I bëhesh shtrat Ku të shtohet lodhja dhe mërziaSa ndihesh me fat Mëngjeseve të bardhaKur naten e ke kaluar në vendlindjeDhe ke shëtitur fushave që ke lozur si fëmijëDhe ke biseduar  me farefisinMe gjuhën më të ëmbëlSa do të doje që ëndrraTë kishte zgjatur vetëm edhe pakDhe ta kishe parë gëzimin e bujkut Pas shiut që ra në mes të verësGjatë gjithë ditës se heton lodhjenDhe lutesh për natën që vjenQë sërish ta vizitosh vendlindjenSi mbrëmë në ëndërrËndrrat lum i bëhen Zjarrminë e mallit ia shuanMe urimet më të përzemërtaE ndrydh  zemërimin e netëve Që buzëqeshja e vendlindjes I mungon në ëndrraMërgimtari pa ëndrrat e vendlindjesNdihet i humbur për jetëI ndarë nga njerëzit e gjakut të vetAndaj natë me fat e quanNatën që ëndërronNjësoj  si të ardhuratQë me djersë  i fitonHeilbronn, dhjetor  2007 IKJA NGA TERRINga të  gjitha anëtMë  përcjell  gënjeshtraHerë  e maskuarHerë lakuriqe  Herë  duarthatëHerë e ngarkuarMe shpresa shterpeMë  këdo  që  flisjaMë  rrihte shpinënDuke  më ngushëlluar me oratoriKa  kush  kujdeset  për ne Ka  kush  flet   për  neKa kush na  grishDimri s’është sallatë                                                                                                                          As paragjellë e ftohtë !Për  secilën  ditë                                   Bëhesha  gati për  rrëfimIkja  më  shfaqej  si hije Pemët  s’piqen  para koheGripi  shërohet me fallUdha  bëhet me fjalëDerisa sa u bindaSe klloçka  është  e mërdhirëFjalëve dhe  premtimeveMë në fund u ra  gripiI pashë  me  sytë  e miSi u shtrine për dhe Por, prapë dikushE nxiste gënjeshtrënE lëmonte  qelbësirënE ushqente egozminTë villte  për ushtrinë e maleveDuke mbillur urrejtjenPër  të  lindur ikjaSi fryt i mbarsisë së mbrabshtTrupi i lodhur nga gënjeshtrat I mbetur  shtatëzënë me  diallinNisi  t’i  shpërndajë  dhuratatNë qiellin e trazuarNga krimet  e lindjeveMe fytyrë te përloturMe shpirtë te thyerMe  zemër në  torbë Të  bërë  gati  për  ikje Pritjes ia  kheva  shpinën Duke rënë  në  dashuri  me  vdekje Që  me  percillte ne  qdo hapKu  hana  me  bënte  driteDushku ma  bënte shtratin gati Shtigjet thyheshin me lotët  e fëmijëveIkjes ia thurnim pajënKush me lot e kush me  zemër të thyerDhe  e varnin ikjen majë  bajrakutTamam si  dikur  në dasma mollën e fatitDhe  kështu ikja  e zuri peng  shpresën E mijëra syve  të  përloturE mijëra oxhaqeve që kurorëzuaArsyen  e ikjes  për  t’u ofruarSa më afër  fatit  që u mbarsuar       Me  shpresën në  rrugën e ikjes Rruga  e  ikjes  I ngjante karvanitTë  gjarpërinjve  që ikin Nga  flaka Nga  vdekja Drejt  rilindjesDasma e ikjes U bë pa krushq Të cilët  qëndruan Për ta ruajtur gurinDhe  oxhakun  e  rrënuar Që shpresën – nuseTë  kemi ku ta palojmëTë kemi ku ta këndojmë Të kemi ku t’ia  hedhim  vallenTë kemi ku t’ia mësojmeAbc-enë kthimitKoha  e ikjes Vazhdonte të  ecteMe  kokën në torbëDrejte lindjes Qe kish  hapur  krahët Për  t’ia pritur  krushqitQë premtonin se do t’ia sjellin  nusen E  pagëzuar  para qindra  viteveQë  e kishin  stolisurMe ngjyrat  e flamurit Me  emrin e fisit ( i) liriIkja  nga  burgu i vjetërNga  shoqëria e maskave Nga sëmundja  e shekullitU shndërrua në dritë – neoniBulevardeve të botës Që e panë  me sytë e tyreShtrembërimin e kohësMe gjinjtë e  laviresQe  vidhte  me syVdekjen  e mijëra  të pafajshmeveE bindur  se me  shpikjenE dëbimit  po e realizonteDashurinë e ëndërruarBushtra  lavire Kur pa kolonënQe u nisë  drejt  ikjesU kënaq dhe e nxori  Gjuhën  jashtëMe të cilën ia lidhi Këmbët  ëndrrave  të  vetaDuke i gënjyer- epshet Duke i varrosur – iluzionetSe do t’ia hapte  vegëtNë  shtratin  prushQe  e  la kolona  e  ikjesLavirja  qe pështyuMbi zotatMbi  gjuhënE pasardhëseve të  miErrësirën  e burgutDhe prangat e dhunës Medaljoni i varri Në qafëAtëherë  kur gjaku U bë  roje  ikjesQë u nisën krushqTë nuses (i) liri.VARGJE  DJALËRIEKASOLLET  TONA Kasollet tona të ndertuara prej eshtraveKasollet tona të ndertuara prej qëndreseKasollet tona të ndertuara prej djerseKasollet tona të ndertuara prej eshtraveKasollet tona të lyera  me gjakKasollet tona të mbrojtura  me besëqenë  roje dhanë bukëgatuan barut“Zëri i Malësorit” Nr.1 – 1985PËR KËND  FLET KËNGA IMEPër kënd flet  kënga ime që e mbaj të fshehur në gjiflet për  eshtraflet për dritëflet për rreze flet për  diellflet për yjet që shndrisin në  qiellPër kënd vajton  kënga ime që ma djeg  zemrën në pushvajton për pritat vajton për  pabesinëqë iu bënë krushqëveqë ende s’e sollën nusenani pse prej shumë moteshështë duke ecur rrugësGjonaj, 1985MALËSORIQuditshëm flet malësoripër gurët e kalavepër rrugët dhiarepër vuajtjet e të parëvepër burimet e krojeveqë i digjen në shpirtMe gjuhën  e brezavepërmes melodisë së fletës së dushkutflet malësori për lindjet dhe rritjet e reja“Zëri i Malësorit” Nr.1 – 1985AMANETINata  s’ikën vetpa e shkerluur në fytpa e ndrydhur deri në vdekjeNata  s’ikën vetsepse pa e bërë  hapin vrapmos thuaj se arritaNëse e harron pamjen e vendlindjesKërko që varrin ta kesh atjeSepse ndryshe nata  s’ikën vet“Zëri i Malësorit” Nr.3 – 1989PAJTIMI I GJAÇEVE Si rrufe   qielli jehoi në hapësirën e Kosovësfjala e rinisë studentoretë shtrihet dora e pajtimittë shtrihet dora e bashkimittë hapen dyert  e mbylluratë mbyllen plagët e hapuratë arkivohen përtej harreses ndarjettë afrohen rrugët e zjarrtaqë të mos shndërrohen kullat në rrënojaqë të mos  duken varret pallateqë të mos urohet për morte të rejaqë të mos jetohet me shpinën  akullSa  fuqi treguan krushqit e pajtimitqë të ndalen rreshtat lumë                      për kryeshëndoshqë në vend të lotit nënat të pinë verëqë dhembjen ta shndërrojnë                     në gatishmëriqë të bëhen gati për luftënë pranverën e ardhshme me shiGjonaj, 2 maj 1990ETJAKur “koha e krimbave hyri në gjak e në fjalë”(s)di  kush (s)di kurnë asht të ujkut e pikturoi ETJENdhe ia vari në qafë Shullanit medaljonGërmo  nëpër tumat e Domeshtiçnitetja e bërë shkrumbfryej e pi ujë të hajmalivenga tre herë në ditëetja prap e gjallë në Rudinënëse digjet Pashtriku nga etjatë mbetet gjallë duke pshty vrerëmos ta shpallim të ndjerë(S)di kur u kall heshtja në flakën e etjesna piu mendjen pa filxhanShullani u shituaDuke u përcëlluar në flakën e etjesdhembja shkrumb e Shukkanitmallkon lemeritshëmkush të solli oj korbëqë shumë kufoma i lave e vet ende s’po vdes“Etja” nr. 5 1993UDHË  NËPËR NATË telegram të enjten me njëzet tetorm’u desh ta këpus një copë të lëkurës simepër një telegramt’i them nënës  dy fjalëdy  fjalë – që e thajnë gjelbëriminderi në zemër  të lulesprej sot kot lind dielli  për muaas i gjallë  e as i vdekurdo të udhëtoj nëpër natë abstenimi i vdekjesnënë sot pas katër muajvevdekja  abstenoi nga unëtë mjafton  natata bartësh mbi supe – më thadhe iku e frikësuarnga bardhësia e katit  13ëndrra për ditën –I-Mbrëmë të gjithëve u ftovapër njëzet vjetorin e lindjes tentova t’i mbush shportat e ëndrravepërplot me kajramfila të kuqpor  ëndrra më tradhtoivetëm zërin ua dëgjojaMë paska marrë malli – nënëQë vetëm zërin ta dëgjojTa mbështes kokën në prehrin tëndE ti as në ëndërr s’do t’më afroheshMë përshpërit se gjoja je veshurMe teshat më të  reja që ke në kutiPor ec e binde terrin  për këtë gëzimSa mshirshëm t’i vjedh ëndrrat – terriNë mos më trathtoftë briskuQë e ftova në ndihmë Në betejë me terrinTa jap besën nënë  se do të mësojSe me çfarë veshje ke qenë Prezente në ëndrrat e mia Për ditlindjen timeDhe do të shoh se sa janë plakur ato tesha Në qyshe të kutisëëndrra për ditën –II-të faleminderit vëllaletrën tënde e morama lexuan fjalë për fjalëbile edhe ëndërrënmjekut kujdestar kur i tregova për ëndrrën që e kish parë nënai erdhi shumë mirë edhe  ai po shpreson në shërimin tim“Gjaku sjell dritë”tha dhe shtoisë shpejti do ta ndezësh semaforin e kuqpër udhën e natës pasha sytë e ballitSot nuk di pse qajkur duhet të këndojpas një viti udhë nëpër natënënë – pasha sytë e ballitditën që do të përshëndetem me terrindhe kur të kthehemvetëm vëllait të vogël ushtarmos më  detyroi t’i shkruajgëzimi për dritëe ndava një pjesë të gëzimitvertikalisht - dritëhorizontalisht – dritëe hodha kalendarin e natës  në shportëardhmëria e vari në murjeta është e gjatëduhet shikuar si një pasqyrë “Bota e re”  mars 1989N’AUBLIE  PASTemishfar vjeshtë e vitit ‘88Një vajzë  ëmbël më flet\Ju lutem një çokoladëDhe lehtas në zemër trokitiKam ardhur nga BukureshtiTë takohem me shoqen e shkollësNdoshta s’prish punë që u poça në tyMua më thërrasin Silvina Mazia Di të flas rumanisht, frëngjisht, rusishtDhe pak fjalë të gjuhës së gjyshitHaki Mazrreku quhej i ndjeriN’aublie pas më pat thënëDukagjinin vend të parëve e kemiJu lutem një çokoladë- shqipFoli Selvija e fisit  të DukagjinitDhe buzëgas  ma ktheu sërishpse më shikoni me habigjuha e gjyshit  për mua ështëgjuhë e parëqë kërkoj për ushqim dhe diçka kur dua të marre mori çokoladën dhe me buzën në gaz tha:n’aublie pas dukagjinase jame kërkova gjithë ditën në Temishfarpor ajo kishte shkuar në Bukureshpër t’i treguar familjarëve së është takuar me njerëzit e gjakut të vetdhe se  ka mësuar se ku i bie  DukagjiniTemishfar , tetor 1989  Përgatiti: Gëzim Ajgeraj
	
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.