Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Çmitizimi i Nënë Terezës në një libër voluminoz nga skllopi “mysliman”

| E premte, 30.10.2009, 08:37 PM |


Çmitizimi i Nënë Terezës në një libër voluminoz nga skllopi “mysliman” të pa fe e  të paatdhe!

Nga Kadri Mani

Autor i librit paraqitet njëri me emër e mbiemër i dyshimtë- Aroup Chatterjee:
“Nënë Tereza
Vendim Final”

Botuar për herë të parë në shqip:

Jehona Study Center

Kombinat, Tiranë

Përkthyer nga: Anonim

Edituar nga: Anonim

Në fjalën hyrëse nga Olsi Jazexhi: “Disa fjalë për lexuesin”, del sikur Nënë Tereza na paskësh ardhur në Shqipëri për ta përkëdhelur komunizmin! Ajo nuk ju paskësh ndihmuar të varfërve shqiptarë, por të varfërve Indianë! Se qenka mitizuar tepër, duke u emruar me emrin e saj rrugë e sheshe, institucione...
Berisha i dha Nënë Terezës, misionares katolike statusin e Shkurte Pal Vatës! Kundërshtohet lumturimi i Nënë Terezës nga Papa Pali II-të!
Libri voluminoz ka 441 faqe!
Dhe kur dihet se Olsi Jazexhi është sivëlla i Abdi Baletës, edhe ai tip mund të ketë gisht?- kur kemi parasysh se as denjonte ta quante “Nëna Terezë”, por- Tereza shpiune!! Duke i dhënë të drejtë Enver Hoxhës që po e quante spiune të Vatikanit!

Verbëria e Bardhë apo Murtaja e Zezë e “Rimëkëmbjes”, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo sëmundje, duhet të shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse nuk është si ata, përse është e veçantë nga ata!?!