Hasan Qyqalla: Reprizë Dekadash
| E enjte, 29.10.2009, 01:10 PM |
Hasan Qyqalla
Reprizë Dekadash
Tik-taket e orës ç'më rrëmbejnë ditën
thurje, shthurje; stërvit prore politikën!
Ditë pas dite, qëndisen javë e muaj
ulë pran TV-së, sy e tru zgurdulluar!
Herë me premtime, herë-herë me shamata
fryhen të fortët, vota kontrat me pallata!
Bie një parti, çahet, "vdes" një tjetër
si në "rokadë shahu",vie një pijs pa mjekërr!
Ndahen pushtetet, të të vazhdojë tradita
varfnjakun, bonjakun, nuk i "zë" dot drita.
"Qeveria s'hap punë",-e tha një pushtetarë
një i famshëm pati thënë: "populli im ha barë"!
Troq gërshetohen epokat, vazhdon historia
O më vë "kokrrën", ndryshe ik nga shtëpia!
Ikën n'gjum buzë vaj, zgjohen prap me lot
kush dij le të thot:_ A thua ka sot Zot...!?
Kërtë tablo reprizë, ditë, muaj,vite e dekada
tri mosha më ikën, n'pluhur, baltë e shamata!!!
Tash s'vdesim për atdhe, s'vuajm as për Liri
për një kore buke, lumi përbin fëmijë...!!!
Prap lumi Tisa, çmendur zgërdhihet në heshtje
një telegram nushllimi, nga kolltuku "përshëndetje"!
Brohl,22.10.09.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.