Albert Zholi: Lotët e mirënjohjes në sytë e poetit Xhevahir Spahiu
| E enjte, 29.10.2009, 06:38 PM |
Lotët e mirënjohjes në sytë e poetit Xhevahir SpahiuNga Albert ZholiNjë telefonatë tek familja Spahiu bëri të marr me vete përgjigjen “Xhevahiri ka dalë”. Pra poeti është ngritur në këmbë. Kisha ditë pa e vizituar dhe kjo më bëri të mendoj se poeti i madh, Akademiku Xhevahir Spahiu është përmirësuar me shëndet. Tashmë që ish ngritur dhe kish dalë e dija se ku ta gjeja. Aty ku i kasha marrë intervistën e fundit disa ditë para se të sëmurej. Atë intervistë s’do ta harroj kurrë. .. Jo vetëm se u muar disa ditë para se të sëmurej, por u botua disa ditë më pas dhe nga të kater anët e botës ku ka emigrantë shqiptarë mora mesazhe përëshëndetjeje për thënien e tij brilante “Jashtë bëjmë famë, brenda hamë njeri-tjetrin”…Kur e bëra të intervistë ai, sapo ishte kthyer nga Berati ku ishte zhvilluar një Sipozium “Berati dhe Qyprilinjtë” . Më mori në telefon sic më merrte gjithmonë kur kishte gjëra të rëndësuishme për të më thënë “Albert o djëlë, hajde të këndojmë dicka”. Kur thoshte kështu, e dija se kishte dicka me rëndësi….Dhe më foli për Qyprilinjtë e Beratit që drejtuan për 70 vjet Perandornë e pa anë osmane në ditët e saj më të vështira. Dhe ajo intervistë i dha frytet e veta. Ndoshta është një ndër intervistat më të lexuara në intrenet dhe tek gazeta Shekulli. Kjo lidhje me poetin e madh e ka zanafilën në vitin 2000 kur i bëra intervistën e parë dhe ai ngeli i kënaqur. Pas atij momneti ai fliste pa teklif dhe nuk mi kërkonte ti shihte më intervistat. Dhe momenti i sëmundjes erdhi papritur..Kur ja, sot ai kish dalë. U nisa aty tek lokali “Evropa” . E dija se aty do ta gjeja. Afrohem. Kur isha reth 7-8 metra larg ai ngre kokën. Më sheh. Mi ngul fort ata sytë e tij të bukur. Do më njohë, pyesja veten duke pasur parasysh se e kishte lëmnë kujtesa! Afrohem dhe pak. Ndoshta mikja ime e pandarë nga krahu, canta që më rëndon për mëse 14 vjet në krah, e ndihmoi memorjen e tij. Kur isha 3 metër, ai ngrihet në këmbë dhe më hidhet në qafë: “Albert, po ku je mo djalë”, dhe më përqafon. Sa mirë u ndjeva. Sa i ngrohtë ai përqafim. Sa i ëmbël ai shikim. Shikim poeti. i poetit rrebel Spahiu që ka kritikuar ashpër politikën shqiptare këto 29 vjet. Sa u gëzova. Sa e kish marrë veten. U ula dhe nga canta nxora dhjetra e dhjetra shkrime, përshëndetje, urime, kërkesa, peticione që shkrimtarë, poetë, qytetarë të thjeshtë i kishin përhapur në lista apo forume virtuale për shërimin e shpejtë të tij. Ishin kërkesa drejtuar dhe Presidentit dhe Kryeministrit që të angazhoheshin për shërimin e tij. Megjithatë politika u tregua indiferente. Ishin njerëzit e thjeshtë ata që morën përsipër shërimin e tij. Kur pa atë mori letrash ai u emocionua. Se besova. Lotët filluan ti rridhnin curk.-Mos mi vër re Albert. Burri qan nga gëzimi jo nga hidhërimi-më tha dhe u ngrit në këmbë. Më kapi më përqafoi dhe më puthi në ballë. Lotët e tij të nxehtë rrodhën nga balli dhe më ranë në faqe. Sa të nxehtë ishin ato lotë. Sa të bukur. Lotë poeti. Lotë që formonin vargje. Të lutem për dicka më tha: Përshëndeti dhe falënderoi të gjithë ata që janë intersuar për mua. Nuk i gjej dot fjalët sot për ta. Të lutem gjeji ti. Por dhe unë s’di ti gjej… Fjalë si të atij, rrallë poet i kanë në botë. Unë di të them se poet si ai janë të pavdekshëm. Politika ndaj shëndetit të tij u tregua indiferente, por populli është me vargjet e tij kudo me të. Lotët e tij ishin më shumë se një përshëndetje, për ju të dashur bashkatdhetarë anembanë globit që u interesuat ato ditë për shëndetin e tij. Xhevahiri është tashmë mes nesh…Në faqe ende ndjej lotët e tij të mirënjohjes. Ja si qan poeti për mirënjohjen, për atë virtyt që është zbehur tek shumë shqiptar, dhe që është larg zemrës së shumë politikanëve. Poeti mbetet POET. No coment!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.