Agim Vuniqi: Ora e lirisë
| E marte, 27.10.2009, 03:48 PM |
Agim Vuniqi
Ora e lirisë
Rrugë e gjatë
përbuzje, lodhje, dhimbje, jetë pa shpresë,
njerëz pa koka, pa gjymtyrë, plagë, shumë lotë
zemra të gjakosura, kufoma të gjalla,
Bllaca, llaq i gjallë,
Stankoveci I, II.., kampe strehimi, shtëpitë në zjarrë
Lokomotiva ne vaj fishkllon, shpresa te thyera
Lindi dielli,
Fluturake përplot qielli
Amerika vështron, Kosova rënkon
Reçaku në gjak, Walkeri akuzon
Shpirtërat e Jasharajve lirinë hymnizojnë
Nuk ka më njerëzi, vetëm egërsi, kjo është çmenduri
Dielli po lind në perëndim, jeta ka kuptim
Atje ku lindi demokracia, nga atje buron liria
Kosova u ngrit në lartësi, për të krijuar histori
U shpall pavaresia, demokracia në vepër,
Kosova festoi, Amerika e pranoi
Jeta fitoi kuptim, zemrat plot gëzim
O ju dëshmorë,
Kosovës i vut kurorë,
fëmijtë ju thurrin lavdi, për trimëri
pavarësia nuk është melodi
gjaku juaj Kosovës i dha jetë
ringjalljen e pash vet
Flamuri pa këthetra e pa kokë
me pasaport të Kosovës do të shkoj në Amerikë e në Evropë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.