Sevdije Rexhepi: Simfoni e Heshtur (Cikël poetik)
| E merkure, 14.10.2009, 07:08 PM |
Sevdije Rexhepi (22 shkurt 1972), është lindur dhe rritur në Gjilan të Kosovës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në qytetin e lindjes, kurse studimet për Gjuhë dhe Letërsi Frënge i kreu në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1996. Për dy vite (1996 – 1998), ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës frënge në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini” në Gjilan. Nga gushti i vitit 1999 deri më 2006 ka punuar në Brown & Root Services (si përkthyes dhe këshilltare për pune administrative dhe personel), në kampin amerikan Monteith në qytetin e saj të lindjes. Kurse nga nëntori i vitit 2006 vazhdon të njëjtin mision, por tashmë në Irak me kompaninë amerikane (KBR). Sevdije Rexhepi, përveç poezisë, shkruan edhe prozë dhe merret edhe me gazetari kryesisht shkruan reportazhe dhe udhëpërshkrime. Ka bashkëpunuar me shumicën e shtypit shqiptar që botohet në Kosovë dhe mërgim. Kjo poete, përveç gjuhës shqipe zotëron mirë edhe anglishten e frëngjishten, kurse poezi shkruan në gjuhën amtare dhe në anglisht.Si natyrë; Sevdije Rexhepi është një poete sensitive, e ndjeshme ndaj dukurive jetësore, mbron me dashuri jetën e të tjerëve, adhuron lirinë njerëzore dhe përherë poezinë e saj e përcjell një mesazh kuptimplotë përplot melankoli e vlera letrare.Është prezantuar në këto antologji: 1. “Mozaik të një portreti”, Tirane, 2004.2. “Gjuha e dashurisë poetike”, Tirane, 2006. 3. “Nënës”, Tirane 2007. Veprat letrare: 1. “Simfoni e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003. 2. “Orët e mungesës”, poezi, Gjilan, 2004. 3. “The Sounds of Waterfalls – (Tinguj ujëvarash)”, poezi, Gjilan, 2004. Sevdije Rexhepi, jeton në Gjilan, kurse momentalisht punon në Kopshtin e Edenit, në Irakun Qendror. E-Mail: sevdije_r@yahoo.com(Shefqet Dibrani)SEVDIJE REXHEPI
Nga libri: “SIMFONI E HESHTUR”, botoi “URA”, Gjilan 2003.SIMFONI E HESHTURDitë vjeshte...Bie shi i ftohtë ngadalëNuk dëgjohet tjetër veçse ushtimë dhe ritëmTë shndërruar në melodi që përsëritetMe nota nostalgjikeDeri në mbarimin e kësaj simfonieMendoj, Kujtoj, Dhe pyes mendjen:Pse diçka të qetë s’më lë?...Nuk e di pse shpirti im nuk pushon,Pse nuk fle?! TË LODHUR NGA PRITJAKjo erë e ftohtë dimri Shprish pa mëshirë flokët e mia E më mbyll sytë si për inat Me pluhurin e qytetit tim,Por edhe me një sy shohTurmë njerëzish me fytyra enigmatikeTë lodhur nga pritjaSe ndoshta orët e kësaj dite do t’i shesinDhe do të blejnë pak shpresë,Vrapojnë pas atijQë ka grushtin plotDhe ndalen,Presin... A thua, cili do ta triumfojë dëshpërimin?Zbrapsen zemërthyer Në heshtje lexojnë vuajtjet e njëri-tjetrit,E ditët ecin me hapa të rëndëSi duket edhe nesër do të shfaqet falasKy film i shkurtër metrikMe personazhe të tjerë, njëjtë të uritur Për një ditë të ngrohtë, pa erë. ME MALL(Gjyshit-Babokit)Kujtoj me mallNjë lis plak që kurrë nuk u tundAs pas stuhive të përgjakuraMe degët që nëpër stinë lulëzuanI fortë qëndroi ndër viteMe vullnetin e jetësNga ky trung i rrahur çdoherëLindën fidanët e rejaRipërtërinë shpresat e brezave,Por habitem me kohënDhe me shtigjet që ai kaloiE kurrë s’u lodhPor nguli rrënjët në neDhe në ata që këtupari kaluanE ia patën ziliPor e deshën se aromë u faliSa herë lëshuan sytë tek ai.MOMENTI...Në këtë ditë të pakohëNë pikën e njëjtë qëndroj Mbi valët e momentit mundohem të fluturoj Bashkë me kohën që nuk pretDhe me tingujt e ndezur të një këngeQë vargjet nuk i diPor melodia e saj më përkund ngadalëE më ngjallë një ndjenjë të pastër fëmijeQë mundohetTë ecë...Të flasë...Dhe ushqehemMe fjalët që rrjedhinNga fundi i një fillimi të pafund! PRES Pres,Çfarëdo thirrje...Thirrje të parëndësishmeMe fjalë boshe e pa kuptimPër çdo ditëDhe kot të pres tyTë dëgjoj zërinE pastaj të lind ylberiNë qiellin e syve të miMe fjalë të ëmbla:-Mirëmëngjesi e dashur! STUHIAFluturoj si një pulëbardhëMbi oqeanin e mendimeve të miaTë gjej ishullinPastaj të ndalemTë pushojDhe të vazhdoj prapë rrugëtimin timNëpër shtigjet e panjohura Që kurrë më parë shkelur s’i kam Por erdhi stuhia E mori gjithçka me veteFurishëm më rrëmbeu,Trupin tim rrahuMë humbiMë largoi nga kaltërsiaPor prapëNë një moment tjetërDo të kthehem bashkë me diellin!TRIOVeshët më ushtojnëNga qetësia e kësaj nateVetëm tik-takun e orës përcjellSe gjithçka tjetër ka rënë në gjumëJemi vetëm, Unë dhe TerriQë bisedojmë nën dritën e Qiriut!SHOKU IM BESNIKKy shi që bie e nuk ndalet dotGëlltit pa mëshirë orët e kësaj diteDhe e mbështjell me monotoninë e saj E nuk e kthen më,Por unë pres mbrëmjenQë të gjej shtratin timTrupin dhe mendjen t’i pushojE me duart e ftohtaTë pushtoj jastëkunShokun tim besnikPastaj fort ta përqafoj, shtrëngojE të tretem në botën timeDhe të fluturoj diku largShpirtin tim ta shëtisNdoshta gjumi do të më vijëNë sytë e mi të mërzitur...PIKAT E SHIUTSa shumë pika Në dritaren timeNuk mund t’i numërojDhe as që mundohem fareBien shumë ngadalë Dhe qetë-qetë rrëshqasinDeri në pakufiNgase fundin e këtij udhëtimi nuk e di,Sodis me kureshtjeHumbëm në thellësinë e imagjinatës sime Papritur ylberi shfaqetDhe në dritaren time troket GJUHA E ZEMRËSErë e ftohtë fryn Ditë e marrë marsi Më mërdhin zemrën Ngase nuk e di ku jeTë të kërkojDhe të themSe i takon një ëndrre të mirëEdhe pse zemra çdoherë flet një gjuhëPa dallim,Se kur shikimet ndeshenSytë flasin bashkë me zemrën.YLBERI I JETËSShikoj nga brendaShiun e furishëmQë bie pareshturNë tokën e eturDhe më shpie në nostalgjiPër një ylberMe ngjyrat e jetësPSE SOT... KËSHTU?Ndoshta pse diell nuk jamE të lëshojë rrezetPse s’mund të shndërrohem në re, në shiTë shpërndaj freskiApo pse jam dikush tjetërSe gjithçka që ndiej vë në letërApo pse jam shumë e marrëQë pëlqeva në shikim të parëNdoshta pse i besoj çdo fjalë që shkruan mikuQë rrjedhin nga brendësia apo kotësiaNuk e di Por e di se sot ndihem si fëmijë.VALËT E LUMTURISËMundohem të shëtis lirshëmNë hapësirën ku imagjinata jetonSepse sa herë që bëj hapin e parë Takoj edhe udhëkryqet e saj Pastaj merr frymë thellëDhe forcë gjithashtuKthehem nga fillimiNgase rrugën nuk e di Zotohem që prapë të vazhdojDerisa përballë të jemMe valët e lumturisëQë të më përkundin ngadalëSi nëna fëmijën e sajPastaj dielli do të shfaqetE do të ngrohë me rrezet e arta.MBUROJË SHPIRTISa bukur do të ndiheshaPo të isha gjethe në degëE degët përreth do të ishin miqE trungu zemra e miqësisëDhe era do të më përkundte për çdo natëE shiu do të më rrihte nganjëherëDo të isha mesi i botësKu lumturia mbretëronMe këngën e zogjveDo të kënaqesha me pipthat në pranverëE në verë me luletNë vjeshtë shoqet do të iknin bashkëPor dimri i ftohtëMe mua, me ty!PA TITULLMë këshillove njëherëJo moti, miku imTë mos kërkoj ylberin vetëm me syPranova dhe ndryshova...Nisa të kërkoj me fjalë e zemërPërgjigja jote sillej vërdallëBashkë me erënI ngjante natës pa yjeE errëtE shkretë...LOJTARITopi ishte në anën tënde Më propozove të luaj Edhe pse rregullat e lojës Nuk i dija Kur fillova të mësohem Të luaj më mirë Godite aq fortSa lojën e mallkova...MIQTËThuhet:Ndjenja më e ëmbël ështëTë kesh miq të sinqertëE fortë është kjo ndjenjëSi një themel shtëpieApo si dashuriaPër shpirtrat e vegjëlTë lumtur dhe plotë jetëNdihen mes vetiMiqtë e vërtetëTë vërtetë si vetvetjaNËNANjë fjalë pa halëE ëmbël si mjaltiE çmuar si diamantiE dashur si fëmijaE freskët si puhiaE hareshme si ditaE ndritur si dritaE gjallë si lumenjtëA thuaKa fjalë më të shtrenjtë?ME SHIUNDua të jem shoqe me shiunTë fillojmë rrugën së bashku me retëDhe të shpejtojmë teposhtëDeri në pikën ku etja pretPastaj dhe të më përpijëE të udhëtoj drejt lumenjve të gjatëDeri në pafundësinë e deteveDhe prapë nga e paraJetën të nis.MALLINuk të shoh me ditë të tëraAs zërin s’mund ta dëgjojTë më shërojë shpirtinQë pyet për ty.Nuk e di si gjete rrugënDeri në thellësinë e zemrës sime.Tash si t’i mbys ditët që nuk kalojnëDeri në përqafimin e ri...?TË VAZHDOJ...?Bie shi tërë natënSi lotët nga shpirti im i vrarëMendoj në tyDua të të shoh...Nuk e di a më do?Zëri yt më vjen nga largSi një ushtimë...Ç’thua ti? Të pres dashurinë tënde O të nis kërkim të ri?!PIKËQËNDRIMIMundohem të numëroj flluskat e borësNuk arrij dotTretem shpejtSikur ditë që ikinDhe falin lindjen e një të nesërmeje të reNuk e diPse shtegtimi është aq i ngadalshëmNëpër valët e jetësJo!Nga ndrojtja nuk zbehem/Vetëm dua Nëpër gjurmët e mia të arrish Në pikëqëndrimin ku unë pres...!NATË ME YJENë barin e njomë të kësaj stineTë shtrirë jemi të dyTi lehtë më shprish flokunMë përqafon dhe më puth ballinE unë ndiej aromën tëndeTë quajtur dashuriAshtu të qetë qëndrojmëJemi mysafirë të kësaj nate me yjeSonteFjalët hedhin valle në vargjeDhe treten në qiellin e pafundNë heshtjeSytë e tu dhe sytë e mi flasinLuten të vazhdojë ëndrra!TI MË FALE STINËN(Babait)Me lulet e para të pranverësDhe rrezet e ngrohta të diellitTi më fale stinën dhe krahëtBashkë me zogjtë tjerëPërballuam sfidatFluturuam tej horizonteveNga ti mësova këngënKëngë që nuk i ngjan vajitErërat e dimrave me acarNa rrahën nëpër moteSa herë u rrëzuamTi na dhe dorën të ngritemiSi engjëll na shoqërove nëpër shtigjeNë piedestal kur erdhëmDiçka ndristeZgjova yllin që më pristeDhe mora dritën prej tij... JAM KËTUNëpër agimet e paraKur rrezet ballin tim lëmoninE më zgjoninEca ngadalë nëpër viteDhe thura vargjeTë mbështjella me ëndrrat e miaKur qielli ishte i ngrysurRetë pa mëshirë luftoninE sillnin shiun rrebeshPas këtij rrugëtimi me shtrëngataBashkudhëtare me ylberin u bëraIa fala ngjyrat e artaDhe ngrohtësinë e diellit...Sot sërish jam këtuNë këtë TokëMe Ty...Zgjodhi dhe përgatiti: Sh. Dibrani
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.