
|
Këto pamje të Bill Clintonit janë vendosur anembanë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës |
Nga Hajdin ISLAMI
PRISHTINË, 12 TETOR 2009-Nesër me fillim prej orës 15:00 në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në Bulevardin Bill Klinton, do të bëhet përurimi i shtatores së mikut tonë të madh Bill Clinton, ish-President i SHBA-ve. Manifestimi zhvillohet nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Shtatorja peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra. Po ashtu bazamenti ku do të vendoset kjo shtatore është 3 metra.