| E hene, 12.10.2009, 09:36 PM |
BIOGRAFIA
Senator
Noël A. Kinsella
u emërua kryetar i Senatit të Kanadasë më 8 shkurt, të vitit 2006 nga
kryeministri Stephen Harper.
Detyrat e Kryetarit përfshijnë shumë
aspekte. Ai është zëri dhe drejtuesi i Senatit. Sipas rregullave të Senatit ai
mbikqyr, udhëzon dhe u jep drejtim punëve që lidhen me ruajtjen e rendit dhe
etikën në mbledhjet e tij. Në përmbushje
të funksionit ai kryen detyra të shumta diplomatike brenda dhe jashtë vendit,
duke ju përshtatur pozicionit të senatorit në procedurat e të drejtës
parlamentare. Kryetari i Senatit është personi i katërt në rangun e përgjithshëm
të hierarkisë shtetërore të Kanadasë.
Shërbimin
parlamentar e filloi me emërimin e tij në Senat nga
kryeministri Mulroney Brian më 12 shtator, 1990, ndërsa shërbente si Nën-Sekretar
Shteti i Kanadasë. Ai u bë kryetar i opozitës në Senat në vitin 1994 dhe
nënkryetari i opozitës në 1999. Senator Kinsella u zgjodh kreu i opozitës në
Senat në tetor 2004.
Punën akademike e filloi me
shkollimin fillor dhe të mesëm në Saint John, New Brunswick, ndërsa studimet
universitare i kreu në disa universitete europiane si: University College,
Dublin, Irlandë (B.A); St Thomas Aquinas University, Rome, Itali (L.Ph. , dhe
Ph.D.), Pontifical Lateran University, Romë, Itali (S.T.L, S.T.D). Ai është
anëtar i Kolegjit të Psikologëve të New Brunswick-ut.
Dr Kinsella ka qenë për 41 vjet anëtar i
Universitetit St Thomas, Fredericton, NB,
ku ka dhënë lëndët e psikologjisë, filozofisë dhe të drejtat e njeriut, dhe
është aktualisht anëtar i Bordit të Guvernatorëve. Ai është Kalorës i Sovereign
Military and Hospitaller Order of Saint John of Jerusalem, Rhodes and Malta, komandant i Most Venerable Order of the
Hospital of St. Saint John of Jerusalem, si dhe një Kapiten Nderi në Flotën
ushtarake detare (Navy) në Forcat kanadeze. Kryetari Kinsella ka marrë një gradë
nderi në doktoraturë në Filozofi nga Kolegji i Universitetit Domenikan, Ottawa,
ku gjithashtu ka marrë një grade tjetë si doktor nderi në Ligj nga St Thomas
University në Fredericton, NB
Të Drejtat e Njeriut është një fushë
tjetër në të cilën Kryetari, Kinsella
shkëlqen, duke qenë vizionar dhe aktiv.
Ai ka shërbyer si kryetar i Komisionit të Drejtave të Njeriut në New Brunswick
për 22 vjet, duke filluar në vitin 1967; si President i Fondacionit Kanadez të
Drejtave të Njeriut, ai është i njohur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare
si një avokat i të drejtave të njeriut dhe akademik, duke përfshirë rastet e
tilla si Malcolm Ross, dhe Lovelace v. Canada në Komitetin e të Drejtave të
Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ai
është aktualisht anëtar i Këshillit Konsultativ të Muzeut kanadez për të
Drejtat e Njeriut.
Ka
lindur në
Kryetari i Senatit të Kanadasë Sh. T. Noël Kinsella,
një vizitë historike në Tiranë
Nga Kastriot FRASHËRI*
Me ftesë të
kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, ka mbërritur dje në
Tiranë për një vizitë zyrtare, Shkëlqesia e Tij, Noël Kinsella, Kryetar i
Senatit të Kanadasë, një nga personalitet kryesore të politikës në Kanada. Kjo është vizita e parë e një drejtuesi të
lartë të shtetit kanadez në Shqipëri. Është hera e dytë që pista e aeroportit
ndërkombëtar “Nënë Tereza” preket nga personalitete të larta të Kanadasë. Fillimisht
në vitin 2001, ishte Hon. Art Eggelton, ministrër i Mbrojtjes Kombëtare të
Kanadasë, personi që inaguroi punimet në sheshin e këtij aeroporti me një vlerë
prej 2.4 milion dollarë si pjesë e investimeve kanadeze.
Kryetari i
Senatit të Kanadasë shoqërohet në këtë vizitë historike nga senatorët: Hon. Marcel
Prud’homme, Hon. Elizabeth M. Hubley, Hon. David Tkachuk dhe zyrtarë të tjerë të
kabinetit, si dhe nga ambasadori i ri dhe diplomatë të tjerë të ambasadës
Kanadeze në Romë. Në axhendën e vizitës
së tij përfshihen takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues
të komunitetit të biznesit, etj., si dhe një vizitë në Portin e Durrësit.
Zanafilla e marrëdhënieve miqësore midis
dy vendeve tona, filloi rreth një shekull më parë, kur Hon. Mr. N. W. Rowell, delegat i
Kanadasë në Lidhjen e Kombeve (League of Nations) në Gjenevë, më 1920, me oratorinë,
përkushtimin dhe qëndrimin e tij historik
në këtë asamble, bëri të mundur sigurimin e mbështetjes së nevojshme për
pranimin e shtetit të sapokrijuar të Shqipërisë në familjen e madhe të Kombeve.
Më tej në vijim, mund të konstatohet se zhvillimi i këtyre marrëdhënieve është luhatur
midis minimumit dhe maksimumit të depërtimit ekonomiko-politik, deri në fund të
viteve ’90. Megjithëse sot, niveli i
përfaqësimit të këtyre marrëdhënieve mund të kishte qenë më tregues, ndihma dhe asistenca e
qeverisë kanadeze për Shqipërinë nuk ka munguar. Siç shihet nga projektet e
përfunduara, ajo ka përfshirë pothuajse të gjitha fushat e zhvillimit në
Shqipëri dhe ky fond për vitet 1999-2009 ka arritur në shumën mbi 30 milion
dollarë. Duke vlerësuar përvojën e mirë të bashkëpunimit me Kanadanë në
fushën e mbrojtjes, gjykojmë se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha nga
qeveria për intesifikimin sa më të shpejtë të bashkëpunimit dypalësh. Ne duhet
të jemi krenarë për asistencën që Kanadaja dhe Forcat
e saj të Armatosura kanë dhënë dhe japin për Forcat e Armatosura Shqiptare, pa
harruar ndihmesën e saj të çmuar në kuadër të NATO-s gjatë ndërhyrjes në
Kosovë, si për përgatitjen dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptarë dhe
veçanërisht për mbështetjen dhe partneritetin që dha ky vend për anëtarësimin e
Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.
Po t’u referohesh statistikave, do të shikosh se asistenca e qeverisë
kanadeze për Shqipërinë në këto vite ka qenë e gjithanshme nëpërmjet programeve
të insiativës lokale, Fondit Kanadez për inisiativa lokale, inisiativa të
brendshme dhe multilaterale, asistenca teknike dypalëshe, etj. Kjo ndihmë ka rezultuar e sukseshme, ndaj është koha që
qeveria shqiptare të tregojë se është e zonja për të përfituar nga këto
projekte në fusha dhe sektorë të tjerë, ku avantazhet kanadeze janë të njohura
botërisht.Senati i Kanadasë
Shqipëria, është një vend i pasur në burime natyrore, si: nafta, gazi,
bakri, kromi, zotëron potenciale hidroenergjitike të konsiderueshme etj. Ky
fakt ka bërë që disa nga kompanitë e njohura kanadeze si: “Bankers Petroleum”,
“Tirex Resorses”, “Petro Canada”, “Balkan Resorses”, “Tescult Alcom”,
“Jameson”, “Gominex”, “Simmons Cabo- Inch”, “Feedbee Canada”, “Alb Farma” etj., të jenë sot prezente me investimet e
tyre në tregun shqiptar, por kjo nuk do të thotë që ne të mos kërkojmë më shumë
mbështetje nga Kanadaja për shfrytëzimin, pasurimin dhe perfeksionimin e tyre,
nëpërmjet thithjes jo vetëm të asistencës teknike, por edhe ofrimit të këtyre
kompanive apo investitorëve, privatizime të sektorit strategjik, etj., me qëllim
që këto investime të mos mbeten brenda rajonit, por me largpamësi duhet të gjenden
partnerë të besueshëm strategjikë dhe njëri nga këta, padyshim, është Kanadaja.
Përpos mesazheve të qarta dhe miqësore që zoti Kinsella, përcolli sot nëpërmjet
kësaj vizite për klasën politike shqiptare nuk mund të mos kuptohet ndihma
dashamirëse e këtij vendi të begatë ndaj shqiptarëve në sfidat e Shqipërisë për
konsolidimin e demokracisë dhe proceseve integruese europiane. Është përgjegjësi
e qeverisë të bëjë të gjitha përpjekjet për të tërhequr sa më shumë investime
nga Kanadaja. Nënshkrimi dje i marrëveshjes për bashkëpunim parlamentar,
ekonomik dhe arsimor do të inkurajojë qeveritë respektive për thellimin e
bashkëpunimit në fushën e telekomunikacionit, arsimit dhe sporteve. Vizita në
Tiranë, e delegacionit të nivelit të lartë kanadez, do të shërbejë si një mundësi
më shumë për rritjen e volumit të marrëdhënieve politike dhe tregtare midis dy
vendeve tona, me qëllim që idetë dhe projektet e përbashkëta të transformohen
në nisma konkrete. Kjo u bë e qartë në parlamentin shqiptar nga vetë senatori
Kinsella, i cili deklaroj se “Do rritim
marrëdhëniet parlamentare dhe do të inkurajojmë programet mes universiteteve”.
Vizita e planifikuar në Portin e Durrësit për të parë mundësinë e një
bashkëpunimi të mundshëm me Portin e Halifax (Nova Scotia) në Kanada është një
rast i mirë për zhvillimin dhe modernizimin perspektiv të këtij porti .
Prezenca e investimeve kanadeze në Shqipëri, jo vetëm që do të bëjnë të
mundur promovimin e imazhit të vendit në
tregun ndërkombëtar, por ajo që është më e rëndësishme në zhvillimin e
potencialeve të vendit dhe ekspasionin e tyre drejt hapësirave të reja rajonale.
Departamenti i Çështjeve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare (DFAIT) është
një portë e hapur dhe rëndësishme, ku mund të trokitet me oferta dhe projekte
për realizimin e këtyre objektivave. Serioziteti i qeverisë kanadeze është një
garanci reale dhe një shkollë për të mësuar për përballimin e sfidave të këtij
mijvjeçari drejt globalizmit. Flamuri i Kanadasë
Për këdo, sot, në Shqipëri, është zgjuar interesi ndaj Kanadasë, gjithnjë e
më shumë kërkohet një prezencë më të madhe e saj në përfaqësimin diplomatik,
kulturor, marrëdhënieve tregtare, etj. Rritja e investimeve kanadeze në Shqipëri,
organizimi i kontakteve politike, ekonomike, ushtarake, kulturore, diplomatike,
shtron si impenjim të domosdoshëm aktivizimin e
strukturave të qeverisë, shoqërisë civile, të biznesit për të patur një
prezencë më të madhe kanadeze. Komuniteti i shqiptarëve në Kanada është një tjetër
faktor i rëndësishëm, që kërkon më shumë vëmendje nga të dyja vendet, për t’u
dhënë më shumë frymëmarrje urave të miqësisë, prezencës, bashkëpunimit dhe
investimeve kanadeze në Shqipëri. Në këtë frymë edhe Instituti i Çështjeve
Kombëtare ka ofruar kontributin dhe asistencën e tij për konkretizimin sa më
shpejt të kësaj prezence dhe shkurtimin e “largësisë” gjeografike që ndan dy
vendet tona.
Por, duke u njohur me këto realitete, nuk mund të mos na tërheqin vëmendjen
disa çështje që preokupojnë këtë
komunitet, që ata të mund të shfrytëzojnë të gjitha mundësinë që u ka ofruar
qeveria e Kanadasë për arsimimin dhe mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të tyre,
një problem shqetësues ky që po shoqërohet me braktisjen e këtyre klasave, çka
do të sjellë shumë shpejt mbylljen e tyre nga qeveria, për mosplotësim të
numrit të nxënësve etj. Për të gjitha
këto, sigurisht që vizita e kryesenatorit Kinsella në Tiranë, do të sjellë me
vete edhe vlerësimin pozitiv të mijra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe
punojnë atje, se ata janë shumë të kënaqur nga trajtimi që u ka bërë dhe iu bën
qeveria kanadeze dhe shprehin pa rezerva mirënjohjen dhe respektin e tyre për Kanadanë
si atdheun e tyre të dytë. Është rasti që kjo vizitë e këtij personaliteti të
lartë kanadez të shndërohet në një projekt konkret në fusha të ndryshme, të
cilat të marrin udhë e të bëhen realitet, duke zgjeruar gamën e marrëdhënieve
që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Nënëshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit Parlamentar,
Ekonomik dhe arsimor midis dy parlamenteve tona, gjatë kësaj vizite synon ti hapë rrugë zhvillimit të
mëtejshëm të miqësisë dhe të bashkëpunimit dy palësh.
Kjo vizitë do të shërbejë si vazhdim i përpjekjeve të qeverisë kanadeze për
rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, që shqiptarët të përfitojnë
frytet e këtij bashkëpunimi shumëplanësh, që rrjedh nga fuqia kanadeze në botë.
Ky
realitet dhe mjedis konkret, ku sendërtohen marrëdhëniet historike dhe aktuale
shqiptaro-kanadeze të nxit të mendosh se kërkohet një angazhim më i madh jo
vetëm i lobit shqiptar në Kanada, por dhe i shtetit e subjekteve të tjera të
Tiranës zyrtare, i shoqërisë civile dhe individëve, ku vizita e kryetarit të
Senatit Kinsella, ashtu siç dhe theksoi kryeministri kanadez, Stephen Harper, në mesazhin e tij drejtuar shefit të
qeverisë shqiptare: synon t’i shërbejë inkurajimit të dy qeverive për thellimin e mëtejshëm dhe
ecjes përpara të këtyre marrëdhënieve.
*Drejtor i Institutit të
Çështjeve Kombëtare