Cikël poetik nga Gentjan Banaj
| E hene, 12.10.2009, 07:01 PM |
Gentjan BanajLindur ne 10.06.1974, ne Fier.Kryen studimet e larta per Letersi ne 1994-1998, ne Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkoder.
Kryen studimet per Bio-Kimi ne vitet 2003-2007, ne Universitetin Eqerem Cabej, Gjirokaster.
Punon si mesues ne shkollen e mesme.Aktualisht, Drejtues i Radio Jug, dhe drejtues i emisionit "Nje mengjes ne Radio-Jug" dhe "Fjala Poetike".Merr pjese si aktor ne Show Tv, ne Tv lokale dhe trupen e Teatrit Bylis.Boton ne 1998 vellimin e pare poetik, "Parajse Ne....."Ne 2008 vellimin poetik "Ikona te thyera".Aktualisht, punon per prozen, tregime dhe skica, si dhe romanin "I Humburi".______________Kritika letrare, per vellimin poetik "Ikona te thyera"PËRPJEKJE SIZIFIANE PËR DALJE NGA NATA
Duke u nisur nga fakti se gjithçka çka shkruhet në vargje nuk është poezi, sidomos tash kur shijet dhe kërkesat për të bukurën janë të atij niveli sa nuk mund t’i kënaq gjithkush e me gjithçka, jam tejet i lumtur që nëpër duar kam një dorëshkrim të Gentjan Banajt.Duhet thënë, që në fillim, se ajo që e veçon poezinë e Gentjan Banajt, përveç tjerash, është mbizotërimi i mendimit mbi ndjenjën, prandaj poezinë e tij, me disa përjashtime, do ta quaja poezi filozofike. Pra, thënë ndryshe, në këtë përmbledhje me poezi hetohet një përpjekje sizifiane e autorit për të dalë nga nata dhe për t’u futur hullive të pafundme të dritës. Prandaj, i zhytur në ankthin e ëndrrës së agimtë, që përpëlitet diku labirinteve të thella të natës, Gentjan Banaj, me maturinë e një urtaku, rrugëton andej nga duhet të jetë drita, si një Krisht i kohëve tona, gjithherë me ndjenjën e vetëflijimit në shpirt, për t’i shpëtuar të gjithë ata që përherë e më shumë po i përpin terri, sado që është plotësisht i vetëdijshëm se kjo rrugë nuk është aspak e lehtë, për shkak se:Koka është veshur me mbrëmjeMetafora të frikshmePushtojnë trojet pa tapi të truritMesnata, si thellësia më fatale e territ, sado që zbardh agimi, ende e mban në ankth poetin.Zbardhi mëngjesiMesnata më ka ngecur në fytSi një lëmsh trishtimiNgase: ...dhe nata varros diçka.Herë – herë, duket sikur poeti bie në fatalizëm dhe sikur jetën e sheh me pesimizëm të skajshëm.Është ag, por prapë errësirëApo; Si në shtratin e kuq të netëve pa ag.Mirëpo, nuk është ashtu. Përballë ndrydhjeve, thinjave, territ, perëndimit, fletëve të verdha, vyshkjeve, shkretëtirave, vajeve, klithmave, vdekjeve, varreve, zhgënjimeve, lotëve, dhembjeve, urisë, lypësve, lakut.... poeti e vë kurban veten e tij, ngase tabani ku e ndërton ai jetën e ëndërrtë për të gjithë njerëzit është dashuria, është lumturia, është e njerëzishmja...Përndryshe, ky edhe është misioni i vërtetë i krijuesit, kështu që:Me kupa metaforashDehen poetëtMe kupën e drunjtë të gjakutMe kupën e qelqtë të lotitNë këtë kohë të pakohë, kur, fatkeqësisht, mbi gërmadhat e të njerëzishmes po i ngre ngadalë e pahetueshëm muret përditshmëria çorientuese dhe po rëndon me krejt peshën e vet mospërfillëse mbi vlerat shpirtërore, ky zë i ëmbël e melankolik njëkohësisht, që më vjen andej nga Myzeqeja e Muzave, më duket si një klithmë në shkretëtirë, që kërkon një pikë ujë kthjellimi për t’i ujitur ëndrrat e veta që po i vdesin diku xhunglave të harresës.Sabit IDRIZI_____________Aspak i lehtë rrugëtimi nëpër këtë përditshmëri të përhirtë, e cila ia thith ngjyrën çdo gjëje të bukur. Është me fat ai i cili bart “mallkimin” e muzave dhe rrugëton me dashurinë. Pa dyshim, në këtë rrugëtim Genti nuk është nga udhëtarët fatkëqij që bredhin përditshmërisht rrugëve të vetëkënaqësisë boshe.Gani Baliu_____________Poezia e Gentjan Banaj është ehograma tipike e një shpirti të thellë e të ndjerë poetik, kulmet e së cilës godasin me revoltë vlerat e civilizimeve absurde .Vetë esenca kuptimore e kësaj poezie, vjen si fluks i vrullshëm mediativ, plot versione dramatike dhe intuitë të moderuar.Kontraste të mugëta dhe befasuese, iluzione rinore dhe amshim. Përmes artit dhe kulturës së vet të kthjellët dëshmon edhe stadin e dhimbshëm të transformimit të këtyre vlerave në ikona të thyera.Nuri PLAKU_____________Poezia e Gentjanit është piskama e trishtuar rebele eseninianeprej nivelit më të thellë e të vërtetë shpirtëror që konteston realitetin e vrazhdë, por pranverohet para dashurisë.Vladimir MARKU____________KITARANjë tel këputetKitaristi shpohet në syNota vdes, gjysmë kitaristGjysmë varr kitara.KOHAQëndroj ballë pergamenit të kalburNjë molë e bluan pa të keq me tik-tak.Hieroglifet heshtin nën gri harrimi…,Në lëkurën time mbijnë nga pakKoha shkel mbi kufoma dhe eshtraDuke thënë me vete një postulat modern.Qëndroj ballë testamentit si kohë që shkojRrotullimi rreth boshtit shkon dhe vjen.Avujt e frymës vizatojnë një ëndërrDeri sa bie si gërmë mbi pergamen .Mola kompozon në tretjen e tik-takutGërmat rriten si bimë të përflakura.Koha na përdor, apo ne kohën tonëHarxhojmë me kupa uji të përgjakura!?VITE DHE ËNDRRANë kohën e tij të pakohëIm atë si kollë e thatë.Koha luan me fije vitesh,Rudhave të thella bëhet plakë.Silueta laget me vishnje qielliNë sfond të kuq, skuq si prush,Në sy digjen vite dhe ëndrraRinia që s`u jetua me vdekje e mbush.FËMIJË TË LAGJES SIMELuanin të qeshur ata fëmijëVraponinNë rrugicën e ngushtë të shtëpisë time të vjetër.Ishte më e gjerë kjo rrugicë dheS`kishte kufij me mure të larta sa ditët e fëmijërisë time.Këta fëmijë vrapojnë mbi një karrocë bebesh.Atje është dhe buzëqeshja jote e dlirë dashuria imedhe s`kishte kufij dhe muretë gjerë sa humbja dhe ndarja jonë.Ç`kam një dëshirë ti shtyj të gjithë këta djemMe një klithmë trumcaku mbi këtë lojëTë mbetur si relike e fjalëve të tuaKur unë me pantallona të shkurtra pasditeshDëgjoja qeshjen dhe thirrjen tënde..”shoku im, shoku im”,Por kam frikë se do ta vras lojënMe shpatullat prej burriE duart e mbushura me lot nga malli për ty.S`kishte gardhe dhe kufij midis shtëpive.Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetërMe një gurëz pragu e kam gdhendur emrin tëndDhe aromën tënde në këtë kopsht të vogël ëndrrashE kam ruajturDhe përqafimin tëndKur ti rrije si një verore në qafën time.Dhe s`kishte mure fëmijëria....Të larta sa ky shtat i trishtë burri.Ja dhe dera ku është shkruajtur dita e fundit.Tani është harruar, bashkë me fjalët e gjyshes“mos e hap atë derë bir…të ikën fëmijëria, birooo”.Por ika unë prej asaj dere dhe sërish nuk guxoj ta prek…se ikin këta fëmijë që vrapojnëikën dhe tidhe fjalët e tua“shoku im....shoku im”e bëhem sërish ky trishtim,I gjerë sa mungesa jote,I lartë sa ky mur që nuk më lë të të shoh .Po kalbet kjo derë,Ndoshta nga lotëtDhe ca nga flokët e tu të verdhëKanë mbetur si ditët tonaNë të çarat e saj.Dhe e shkruaj përsëri emrin tënd dhe emrin timNë një gur të djegur......….e nuk rritem kurrë për ty,Moj shtëpiza ime e vjetër !FJALORI PA ËNGJËLL……..Një fëmijë qan buzë një rrugeManteli i një hijeje e mbulon me gri,pa zë, ë-ja e fëminore i fshihet buzëvenë fjalorin e heshtur të lotëve të tij.Krahët e njomë me asgjë ka veshurKryqëzon në shpirt fëmijërinë e ëmbëlTek ë-ja të nesërmen kyç parreshturMe çelësin e ri të fjalës zhgjëndërr.Një fëmijë qan si Ëngjëll pa Ëndërr.PERSE?FoshnjatTë çdo kombësieQajnë të gjithë njësoj.Loti alfabet i njëjtëTë qeshurat pandryshim…Përse, praKufij, luftraPuthim si gjarpërinj!?LAKU I KARAFILTËNënaTespijet kalon një nga një.Lexon në to ditëtDhe në lak i zëNë xhufkën e karafiltë.Një ylber psherëtimeMe lak karafili lë.I shikon sërish vitetNë rrudha shikimi humb.I peshon rënkimi në duart e rreshkuraE më të rënda i bënPlumb.Ajo heshtZemra në lak të thinjaveKarafil dhimbjeje e pagëzonMe lot nëneVarur në nyje, në pritje gjithmonë.UnëPyes thinjat e heshturaNë tik-takun e kokrrave brënda këtij laku të rëndë;Ajo dhemb,Dhemb...Sa dhimbje ndjen një nënë ?VITE DHE ËNDRRANë kohën e tij të pakohëIm atë si kollë e thatë.Koha luan me fije vitesh,Rudhave të thella bëhet plakë.Silueta laget me vishnje qielliNë sfond të kuq, skuq si prush,Në sy digjen vite dhe ëndrraRinia që s`u jetua me vdekje e mbush.SHPIRT I GRISURVinte vala me rënkimeTokës, diç` i thoshte detiKëmisha si fat i grisurrënkonte në breg qyteti.Humbur.Trupi i’u zhvesh jetësMurgon syri në sterrhonTherë, grin kafshatë e bukësValëve vdekja nusëron.-“Do vij ndryshe”, i tha pragutedhe skamjes dritëvrarë“Rast i mbramë” si varkë e thirriFatgremisurit iu bë varr.Tash këmisha shpirturiturVrapon, të puth shtëpineLëpin vdekja sofërlotinDy herë vdes, dhe zia nxin.SI KORBË, KORBA NË TË ZEZANjë plakë shkon në varreza;si korbë, korba në të zeza.Të shkuarën mbështet mbi shkopSi lotë gjiri e troket mbi tokë.Mermerët ua lanë ajo përditë,Tjetër shërbim s`mundet për bijtë.Trokitja e shkopit, rënkim që s`u preh,Ah ! bijtë e nënës, mu plakët nën dhe`FJALORI PA ËNGJËLL……..Një fëmijë qan buzë një rrugeManteli i një hijeje e mbulon me gri,pa zë, ë-ja e fëminore i fshihet buzëvenë fjalorin e heshtur të lotëve të tij.Krahët e njomë me asgjë ka veshurKryqëzon në shpirt fëmijërinë e ëmbëlTek ë-ja të nesërmen kyç parreshturMe çelësin e ri të fjalës zhgjëndërr.Një fëmijë qan si Ëngjëll pa Ëndërr.VAJE ME TRE KOHËLamtumirat janë të idhëta.LargimetmosparjetTë hidhura.Sytë puthin gjysëm mbyllurMe ndonjë gurëz lotiSi stoli në gushën e largimit.Gjithë helm këto ndarje,së gjalli me mosparje.Tek e shkuara e tejskajshme e vdekurËshtë e gjalla e epërme e kujtesës.Lamtumirat e rinisë më të hidhura.Ikin një nga njëVrulli, qeshja, mundësia...Dhe mendon mbi një rrashtë guriKohën e ardhme të përjetmeMbeturTek një lamtumirë e parëNë kohën që s`të kujtohet.ABSURD MBIJETESËNjë kafaz pa zog,Kryqëzuar në gozhdë.Burgu i stolisurNë lirinë e zogut varet.Kafazi i vdekurNë kryqMërmëronGolgotën e zogut.Murg i pashenjtëruarKush e pa shpirtinDhe këngën në kangjella kyçur?Kush e diNë fitoi një varrMe vajinE vdekjesA ngordhjes së tij!SOS MBI VALEKëngë me kuje klithi detiFlokët gurëve duke shkulur,Shkëmbit puthjen ia përplasiMe vaj i gjori, në të lutur.Thirrja e birit, anije lotiSi një Sos mbi valë thërret,Tallazoi alarme shkundiE nga sytë e humb përjetë…,…, mu në fund të gjirit të vetë.POEMTH E PAQENËZbardhi mëngjesi.Mesnata më ka ngecur në fytSi një lëmsh trishtimi.Në terr rrezëllin si xixëllonjëMendimi i ëndërrt.Vrapoj të kap fashën e parë të dritësNjë puthje të nis në fluturim.Mes qiellit dhe tokës shoh një fluturak,…, nxiton për tek strehëza e tij;Bindem për pozicionin timPër qiellin që është tepër largDhe mallëngjehem për fatin e çarturLarg yllit miklues;……………………..Gatitem midis terragutteksa tik-taku i fatit si lëmsh më mblidhetpas atij të mesnatës, në fyt.………………Rrekem me flladin ende pa gdhirëti spjegoj arsyet prej njeriu,që nata vlen për një ëndërr,dita, për ta përkundur atë në djepe të krahëve.Arsyet nga koka e trashur së arsyetuariMë lëmshohen në fytPas atyre të mesnatës e të fatit.…….Ende s`po zbardh,Agimet në pritje peshojnë tonelata.Puthja në pritje përqafon si ankthËndrrën, fatin, arsyet.Eci.Në gjoksin e ankthtë të udhëtaritMërmëroj një këngë që i pëlqen asajDuke e mbyllur në çark të buzëve.Kuturisem me hapat,Fllad i ftohtëAgim i tejzgjaturMendime të ankthuaraNgërçe dhe terrSkuta e kthinaNjë dorë që më thith në errësirrëDhe…,Kama e tij vezullon si ëndërrKërcënimi për kuletënSi përrallë;Është portofoli ai që ndriçon çështjet e mishit.Unë mund t`i jap vetëm pak mishPër kamën e tij.Uri prej ujku s`kamPor instikti “rutinë”në errësirrë vërsulet.Klithma në pëshpërimë kthehetNga lëmshenjtë e radhitur në fyt.Në vesh i rënkoj;Doja vetëm të nisja një puthje,Me fashën e parë të dritësCopëzën e qiellit të ledhatoja.Ai më rrokullis me llërët e gjakosuraNë një gropë të gatitur atyPër të mbjellë një ulli..Puthje dheu nis prej aty, i përmbysurMe shpirt të prangosur nën veteMe dashurinë e paaguar kurrë.Unë…, jam jeta - tha therësi,ShpirtlirëTi je i rrezikshëm.TERRGREMISURRreth syve flatrojnë flutura errësirre,Një valëz drite i etë me gazmend.Kjo fashëz thyen këtë koncept terrësieNga vezullimi i shpirtit fosforeshent.Si kandil, belbëzon kjo pak njerëzishteRrëfen udhën me hapa shpresërimiNëse kandili i shpritit s`është terrëriPse dreqin humnerave gremisemi !?Poezi te shkeputura nga cikli, "Laku i karafilte" dhe "Absurd Mbijetese"......vellimi "Ikona te thyera", Globus R, 120 faqe, Tirane , Shkurt 2008.MËKATINjë yll këputet.Dhe ti kapërdin dëshirënSi një shkronjë në mermerin e eshtrave.Në kraharorNjë gjurmë ylli fle…................nga një mëkat në fytbota nisi të flasë.KUR JAM ME TYTi puth sytë e humb i tëriE të zbres ngadalë në shpirt,Nën qepallë shoh me tyE jam rob, frymë, flirt.Ti m`a zgjon trupin e humburS`di se ku mbi trupin tënd,thua-ëndrra ka një fundthem vdekja-s`është e rëndë.Ëndërr e bukur pas syve të tyMë thotë ik, më lodhe, mjaftE prej sysh të rrjedh si lotEdhe ëndrra bëhet ankth.UNË DHE TRËNDAFILIUnëDhe trëndafili për tyQëndrojmë të heshturNë kryqëzimin e pritjes sonë.Një letër e shtyn eraDhe imazhi i një gjetheje të këputurMë bie mbi qepallë.Vjeshtë e parë.Ti ndoshta ke ikurPor mua më ngacmon e kuqja e trëndafilitQë i ka rrënjët tek unë.Që prej ikjes tëndeMësova t`i prish trëndafilat.14.10.2007ËSHTË AGNë heshtjeMë tingëllon zëri yt i qeshur,dhe vetulla e hënës(dhe)syri i shkruar(dhe) buza e qershisë..........(dhe) gusha e bardhë...Është ag, por prap errësirrë.Ti shfaqesh nazikeDhe sfumohesh vetmi.Një lotBie si pikëE merr vlerë të egërrJo si dhimbjePor si fund.14.10.2007IKONA TË THYERATë pash në blicin e një krisme,Diku midis humbjes dhe rëniesAnuar si rënkim i zemëruarNë instiktin e epërm të qënies.Të pashë në blicin e një koheDhe ti më pe si bust të anuarTek zgjasnim duart marramendshSi arna të kohës sonë të arnuar.E sërish në drita krismashZeusi na ndiqte në harresë,Të ikur, të anuar, vajtueshëmDiku midis humbjes dhe rënies.IMAZHE NGA RRUGA E QUMËSHTITU ndamë kur yjet të binin mbi syDhe mua fjalët më binin përdhe.Ëndrra jonë përgjumej në udhëTek RRuga e Qumështit, lart, atje.Pas ndarjes, ti nesër e mërziturDo të rendësh me hapa harrimiLëkura e bardhë, si nga prekja do dridhetTek magjia e purpurt e perëndimit.Tek rruga e vjetër, në kryeHapi i lotuar do të bëhet i rëndë,Flladi diçka në vesh do të pëshpërisëE do bëhet puthje në trupin tënd.Në mbrëmje, në heshtje do tretemiDhe perëndimi na merr me vete, largDhe orët çaste gjethe do hedhinSi në shtratin e kuq të netëve pa ag.Gjithë yjet do jenë coptuar pas tejeNgjyer me të kuqen e perëndimit,Kujtimet do të derdhen vetmisëSi imazhe malli nga Rruga e Qumështit.AMANETI I DASHURISENjë ditë në vdekshaDhe në varr të ziTek një fije bariShpirti do t`më rrijëDhe emrin nje ditëPo ta lexosh mbi gurDo gjallojë bari,S’do t` thahet kurrë.E nëse mbi varrDo të qash nën zëBesën ke harruar,nuk do t` mbij më.E nëse të dielaveKe punë, s’do t`vishNën mermer bariDo të vdes sërish.Poezi shkeputur nga cikli "Maria e Kalter", vellimi "Ikona te thyera", botues GlobusR, Tirane, Shkurt 2008.BIBEL URIENjeriShenjt,kryezotPara lypsitMe nënqeshje mos rri!Hidhi një monedhë të mbijetojëDështimit njerëzorParë nga sytë e tu,Mos tund biblënKur njeriu ka uri.NJË TROJË E RËNË...(triptik)Troja ra! Jo se mbrojtje nuk kishPor nderi nuk fitonNë sulm pabesish.Grekët,Fituan lavdinë gërmadhëDhe emblemën e përjetshmeTë tradhëtisë....Trokëllin një trokth kaliKalë me vrag në fytyrëI shenjtë si Pegas fluturoiI bukur, Narciz në pasqyrë.Kali, që historinë pruri në shpinëMonument fisnik meritoiTrokthi i ëmbël ngjall panik;Në bark i mbollën një Trojë.…Vrapon në pluhur një kalë revanEra dhe pluhuri e zënë murg.Në prag të dhëmbëve fjalën mbanTek Ai i drurit kapluar në burg.Suferinë statuja shekullit të vrarëVrapi i mohuar kërcet dhe fletNë prag t`derës hingëllin në të qarë…”mos më ndërtoni në çdo qytet”...ZOTI ME DY SHTËPIQytetiNdarë me GjanicënNë mes.Tempujt,Si kobure për shpresëthyeritNë brez.GJAKËSITGjakësit gjakuan nën hënë.Nderi i gjakut fle mbi gjëmëUjku rob e mbrehu vajinNën një hënë të drithëruar,Në kafaz u struk pastaj;Ujk i vrarë, i skllavëruar.Dhe në sy i vdiq një dritë;Pylli i bishës, ujk i lirë,shtegu blertë ku ra në pritënga gjahtarët që pagdhirë.Syri rob me heshtjen qauKur gjakësit e lanë fillikat!Shpirtin “ujk” më parë e vrauNga hasmëria që mprihte thikat.PËRSOSMËRINë puthjen e dritësKthetrat e hileve fshehim,Si biografinë dhe fajin një ish i burgosur.Fabula e sentenca si ëngjëj krehim…,…, dinakërisht mbetemi të përsosur!…NESËR….?Do herë mëngjesi të zgjon në mesditeDhe ti mërmëron mesnatën ëndërrbukur,Por gëzimi i çastit të agon perëndimKur ti ngjan në Maj me një flutur.Dhe e nesërmja do të vij përherë me një sotQë harrohet pas një ëndrre të ethshme.E sotmja ime plot zhgënjim dhe lot,Që ishte e nesërmja e një ëndrre të djeshme.Poezi shkeputur nga cikli, "Bibel Urie", vellimi poetik "Ikona te Thyera", Botues Globus R Tirane 2008
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.