| E diele, 11.10.2009, 07:03 PM |
Xhemë
Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Shkollën fillore
e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, kurse fakultetin në Prishtinë.
Është
prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë, të përpiluar nga shkrimtari
i njohur Odhise Grillo.
Në
konkurse të ndryshme letrare është fitues i shumë shpërblimeve për poezi,
tregime dhe humoreska.
Është
editor i Shtëpisë Botuese “URA”.
Është
anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Botoi:
1. Legjendë e re, 1992
2. Natë mbi mua, 1994
3. Gjej e qesh, 1994
4. Pse iu kall
mjekra gjyshit, 1995
5. Zvarranikët, 1995
6. Trimi më i madh në botë, 1999
7. Kalikuse kalikuse a ma gjen një nuse,
2000
8. Ëndërr me ëndrra, 2000
9. Feniksi nuk është ndryshe, 2000
10. Lavjerrësi i kohës, 2002
11. Histori për një dashuri, 2003
12. Lojë në Trojë, 2003
13.
Nipi i Don Kishotit, 2005
14. Fuqia Hyjnore, 2009
U harruan fjalët
Besa e dhënë mbeti peng
Nga zemra ime
Një zemërkeq
Me djajt kënaqet në
aheng
Vetëm dy zemra
mbeten jetime
Zogjtë heshtin
Nuk janë memecë e
di
Të Bukurën e Dheut
E panë atë natë me
hënë
Livadhit të blertë
nuk u kthye
Orë e keqe
Diku mund ta ketë
zënë
Natë mbi mua
Gjelat
Rrejshëm kakarisin
Në drita neonësh
Qentë
Në ëndrra kuisin
Për kulla babilonësh
E t(m)err i vdekjes
Bie natë mbi mua
Udhëtim monoton
Nga
shtëpia posa
E
kupton se nuk i ke punët mirë
Rruga
i ngjan kurvës plakë
Dredh
vithet herë në të majtë
Herë
në të djathtë
Kot
kërkon alenë shpëtimtare
Anëve
të saj të ndjekin gurë
Rrënjë
lisash e therrash
Bërllog
i hedhur nga veturat
Shishe
birrash nga pijanecët
Reklama
gjithfare nga kasnecët...
Udhëtim
monoton
Të
ndjek në jetë
Mbushur
me vuajtje standarde
Kot
kërkon alenë shpëtimtare
Ndoshta
e gjen... në botën tjetër?
Pro (test) A
Protestoj
rreptë
Me
grushtin lart
Me sy
të hapur
Me
kokën ngritur
Me
trup të zharritur
Protestë...
pa cak
Për besë
Nuk ka
asnjë adresë
Janë
bërë pikë e pesë
Edhe
ti proteston si unë
Me
shpirtin furtunë
E di,
sot e kemi kot
Nesër?
Nesër
këndohet këngë tjetër.
Portrete lugetërish
Këto
faca shkërdhata
Bëjnë
politikë perverse
E
shkërdhejnë ndërgjegjën
Pa prezervativë
E lënë
me barrë vetveten
Përskaj
varreve kurrë s’kalojnë
Ëndërrojnë
pavdekshmërinë
E nuk
e dinë se kanë vdekur
Portreti
i tyre: lugat !
Buzëqeshjen
e rrospive
E
morën plagjiat
Ku
mbeti e drejta e autorit?
Ndëshkim
Tri
herë ndëshkim...
Për
këta hajna modernë
A ka
ligje, a ka shtet, a ka vesh?
Aka Larencia
Mirë i njoh
Endrrat tua të egra
Oh ti nuk je grua
Ti je vetë shtriga
Në tokën e grurit je egjra
Në mëngjeset e lyera me gjak
Fëmijët të thërrasin nënë
Aka larencia
Ulur rri në prag
Kërthizën ta xigëlon xhelozia
Oborrit trupon
Duart pas shpine
Flokët jela
Të binë mbi vetulla
Aka larencia
Ti nuk je grua, ti je bushtër
Kot i ndreq vetes në ujë petulla
Nga
ironia po vdes
Më flet me buzëqeshje
E më shanë me vete
Rrugës më shtron
Lule me erë
Me to mbulon një humnerë
Në mesditë
Në mbrëmje
Në mëngjes
Nga ironia po vdes
Mashtrim
apo lojë e djallit
Krrokama të shumta
Gjumin ma prishën
Në lojën e zezë
Në mesnatë më grishën
Të bëhem nënë e shtrigave
Nënë e të ligave
Në lojën e zezë të djallit
Djersë të ftohta ballit
Rrëke gjaku fytyrës
Rrodhën
Detit të mëkateve
Dashurinë hodhën
Pykë ngela në mes të drurit
Në lojën e fëlliqur
Rrethit të ferrit
Mejdani i ngjiste
Lodhem
nga kotësia
E
përrallës
Terri
mbuloi
Bardhësinë
e syrit
Loti
sumbull
Doli
në cep të qepallës
Cilin
çelës magjik
T'ia
vë dryrit
Lodhem
nga kotësia
E
antipërrallës
Fjalët
si gurë
Rrugëve
shpërndahen
A
jam leckë
A
jam zjarr
A
jam ujë
Zjarr
e ujë
Në
leckë a mbahen
Nga
kotësia
E
përrallës antipërrallës
Erë
e rëndë tmerri
I
ra krejt mëhallës
Në
kulmin e shtëpive
Dolën
kakureka
A
do të vijë jeta
A
do të vijë vdekja
Në heshtjen time ngjallem
Për zjarr zemre përmallem
Tek përmallem për sytë tu
Ti saharë unë nili këtu
Kaq kodra mes nesh
Dhe dielli sipër resh
Oh zemra ime ku më je
Unë nili ti saharë atje
Një pikë ujë ke mallë
Shpirtin ta mbash gjallë
Loja e nisur nën një hije
Kërkon lumë dashurie
I humbur do të dukem
Nga dheu një çast zhdukem
Rrugëve të nëntokës
Rrënjën e bimës ta ujis
Kot kërkoj fëmijërinë
Në legjenda nuk e gjej
Është tretur në gurë
Në lule
Në kroje e lumenj
Në një skaj të livadhit
Një pjesë të saj rastis
Me ashklat e shkopinjëve
Që i gdhendja atëbotë
Me brisk
Kahdo kërkoj
Gjymtyrët e saj
Kokën plis
Duart lule
Shtatin arë
Zemrën lojë të pare…
U
lodhëm
Duke
pritur ylberin
Me
gisht të vogël
Ta
prekim
Për
një ylber
Shi e
Diell
U
dashkan përnjëherë
Kur
shfaqet
Kalojmë
kodrat
Me një
hap
Dora
kund s'e kap
Është
mashtrim optik
Apo
Frikë mos ka
Nga
kjo prekje e vockël
Disi
rri
Me
veshë në krah
Një zë
pres
Të
vijë dikah
I butë
I
ëmbël
I qetë
Flokët
përpjetë
I tëri
rri në pritje
Dhe
shpirtin
Mbaj
në gatitje
Pres
një zë
Një
sinjal
Të ma
bëjë zemrën mal
Rruga e lirisë
I
shqetësuar jam
Në
qetësinë time
I
qetë
Në
zjarrin që djeg
Ditët
i bëj net
Netët
ditë
Nga
dhembja
Nga
poshtërsitë
Në
shtegun e lirisë
Me
gjak
Të
patharë ende
Yjet
më përcjellin
Me
udha mbarë
Hëna
më pret
Me
mirë se erdhe
Kurbeti
Dergjet
malli në zemër
Nga
sëmundja e sëmurë
Larg
vetvetes
E larg
tjetrit
Paravane
në mes
Lumenj
të tharë
Kodra
të zhveshura
Ara të
djerra
Deri
në Itakë
Dergjet
malli në zemër
Lëngon
nga sëmundja
e
Tokës
(Ah)Dheu
AtDheu
Jetë qençe
Jetën
po e jetojmë qençe
Nga
sherri i qenve
Marrëzira
të kohës
Kapërdijmë
Shkaku
i të marrëve
Deri
kur
Në një
thes me djallin?
Liria
Të
gjthë Lisat
I
bashkova në Kodrinë
Ta
vras robërinë
Më ra
ndërmend Troja
Krejt
Lisave
Degët
ua bashkova
Në cep
u duk Shqiponja
Terrin
e zuri Droja
I
bashkova sythat
E
Degëve të Lisave në Pyll
Liria
ndriti si Yll
Nata
doli nga Loja...