| E diele, 11.10.2009, 06:58 PM |
NDARJA E OSKARIT SIPAS VITEVE
KRYESISHT PËR MUZIKËN DHE KËNGËN FILMORE
Nga Halit Bogaj
Deri në vitin 1998 ishin ndarë gjithsejt: 2.242 statua
të Oskarit – për realizimet më të mira filmore.Tani po e japim numrin komplet
të oskarëve, sipas kategorive të cilat janë ndarë në 69 ceremoniale të
gjertanishme.Oskari ndahet në 24 kategori, por kjo nuk do të thotë se mund të
ndahen vetëm 24 statua.Deri në fund të shekullit të shkuar/viti 1998/ Oskari
ishte ndarë për herën e 7o-të, në mes tjerash edhe për muzikë dhe këngë.Ky
është një shkas i mirë që t` i përkujtojmë disa realizime të bukura
muzikore ,si dhe hitet e paharruara filmore.Koha e artë e filmit amerikan
-Oskari për muzikën dhe këngën më të mirë të filmit, ndahet në vitin 1934, kur
nuk ishte e rëndësishme se a ishte kënga apo muzika speciale e komponuar për
një film.Nga viti tjetër/1935/, u plotësuan titujt e kategorive muzikore me
ndajshtimin”origjinale”dhe prej atëherë, ndahen nga dy oskarë muzikorë/për
muzikën dhe këngën/, duke konkuruar vetëm ato që ishin të komponuara
në mënyrë speciale për filmin i cili kandidohej.Si laureat i parë për
muzikën origjinale filmore ,konsiderohet kompozitori austriak – Maks
Shtajner për filmin”Dënoncuesi”.Ky vienez ishte edhe njëri ndër kompozitorët
më produktivë të filmave holivudian , i cili kishte komponuar muzikën
origjinale për gjithsejt:306 filma.Shtajner e fitoi Oskarin edhe dy herë
të tjera, për filmin”Kryqëzimi”/1942/dhe”Prej kur ke shkuar”/1944/.Viti
1939 nuk do të kujtohet vetëm me filmin”Shkoi me furtunën”/Gone with
the wind/, por edhe me “Magjistarin e Ozit”, i cili triumfoi në atë
vit, duke fituar Oskarin për këngën “Rreth ylberit”, të Harold Allenit
dhe për muzikën e Herbert Stothartit.Gjatë viteve të luftës”./Në vitin
1941 /Oskarin për muzikën e filmit”Qytetari Kejn” e fiton Bernard Herman
dhe për filmat e Alfred Hiçkokut “Marramendja”,”Psiko:dhe”Veri-Veriperëndim”,
kurse Alfred Njuman triumfon në kategorinë e muzikës, duke e fituar dy herë
çmimin Oskar për mjuzikllet e tij.Njuman – si njëri ndër kompozitorët më të
shquar filmorë-kishte punuar në 200 filma, duke qenë i nominuar 45 herë dhe duke
e fituar 9 herë çmimin Oskar.Kulmi i karierës së tij ishte muzika
për filmat”Majat e Uraganit”,”Frytet e hidhërimit”,”Siç ishte e gjelbër
lëndina ime”dhe filma të tjerë impozantë.Disa këngë – laureate të çmimit
Oskar – kanë mbetur të paharruara deri në ditët e sotme, siç është ajo”Gjersa
koha kalon”nga filmi”Kazabllanka. Ka mbetur e paharruar edhe kënga”Krishtlindjet
e bardha” e Driving Berlinit të cilën e këndonte Bing Krozbi madhështor,
duke u shumëzuar në miliona ekzemplarë dhe duke u bërë kënga më e popullarizuar
e të gjitha kohrave. Kthimi kah realizmi ,në fillim të viteve 50-ta ,dy
oskarë të njëpasnjëshëm – në kategorinë e muzikës më të mirë filmore për
dramë – i fiton Franc Vaksman/195o/ për filmat”Bulevardi i muzgut”dhe”Vendi
nën diell” në të cilët shkelqejnë:Viliam Holden, Gloria
Svanson dhe Erih Von Shjtrohajm/në Bulevardin muzgut’’, kurse:Elizabet
Tejllor dhe Montgomeri Klift në/Vendin nën diell/, sipas veprës
homonime të Teodor Drajzerit të shquar dhe në regjinë e Xhorxh Stivensit
legjendar. Është e paharruar edhe muzika nga filmi”Njeriu i
tretë”/me Orson Uellsin dhe Xhozef Kotenin/në rolet kryesore, por e cila as
që ishte e nominuar për çmimin Oskar, duke fituar muzika e filmit”Amerikani
në Paris”/1951/, me Xhin Kelin – në rolin kryesor/.Në vitin
tjetër/1952/, Oskarin për muzikë e fiton kompozitori virtuoz -Dimitri
Tiomkin për filmin”Pikërisht në mesditë”/në të cilin
luajnë:Gari Kuper, Grejs Keli dhe Keti Jurado/.Ky kompozitor fenomenal është i
njohur edhe me muzikën e filmave”Dyluftimi në Okej Koral”,”Rio Grande”dhe”Alamo”,
të cilët i ka parë edhe shikuesi ynë në vitet e më hershme.Alfred
Njuman, për të cilin folëm edhe më herët, i fiton edhe 4 çmime oskarë
– të fundit në vitin 1956 për filmin”Mbreti dhe unë” me aktorët:Jul
Bryner dhe Debora Ker në rolet kryesore, kurse Andre Preven për
filmin”Zhizhi”/1958/dhe”Porgi dhe Bes”/1959/, por “Zhizhi”
ishte laureat i 9 çmimeve oskarë, me aktorët:Lesli Karon dhe
Luj Zhurdan – në rolet kryesore.Dy çmime oskarë,”Për kategorinë kënga
më e mire”,i fiton – Xhejms Von Hosen për filmat”Njeriu i
egër”dhe”Vrima në kokë”/1957/.
NGA MJUZIKLLI NË SPEKTAKËL
Vitet gjashtëdhjeta janë frytdhënëse edhe për
kompozitorin – Henri Mancini, i cili i fitoi 3 çmime oskarë, për filmat”Kaftjalli
në Tifani”/për muzikë dhe për këngë/, e në të cilin aktronin:Xhorxh Piperd
dhe Odri Hepbern dhe për muzikën e filmit”Ditët e verës dhe trëndafilit”/është
fjala këtu për verën si pije/.Kariera e tij ishte e lidhur edhe me regjisorin –
Blejk Edvards/me të cilin bashkëpunonte në të gjithë filmat e tij/, siç ishte
edhe seriali për Pink Panterin, por me regjisorin në fjalë në vitet 60-ta dhe
70-ta ishte bërë i popullarizuar edhe një kompozitor tjetër i madh-,me emrin –
Moris Zhar, i cili, mes tjerash, shkëlqen edhe me filmat:”Lorensi
nga Arabia”dhe”Doktor Zhivago”/1965/, në të cilët luajnë aktorët
Omar Sharif dhe – Piter O` Tul, në filmin e parë dhe Omar Sharif dhe
Xhuli Kristi në filmin e dytë.Oskarët për këngën më të mirë u takuan edhe
filmave”Meri Popins”dhe”Buç Kasidi dhe Sandans Kidi”, në
të parin luajnë :Xhuli Endrjus dhe Reks Harison ,kurse në të dytin – Pol Njumen
dhe Robert Redford.
HOLIVUDI I RI
Dhjetëvjetëshin e ri të viteve `70-ta e paralajmëruan
filmat”I diplomuari”/me Dastin Hofmanin/,”Boni dhe Klajdi” me
Voren Bitin dhe Fej Donavejin dhe”Kalorësi i ngadalësuar” me
Piter Fondën, Denis Huperin dhe Xhek Nikollsonin në rolet kryesore, kurse në
skenën muzikore del kompozitori – Xhon Viliams.Muzika e tij përcillte disa hite
më të mëdha filmore në historinë e kinematografisë amerikane, siç ishin:”Peshkaqeni”/1975/,
”Lufta e yjeve”/1977/dhe”E.T.”/1982/, duke i fituar 5 çmime
oskarë për muzikën filmore.Në vitet ` 7o-ta Oskarin e fiton edhe katërshi i
shquar i grupit”Bitëllsat” për filmin”Le të jetë”, duke
ndodhur edhe pajtimi mes Çarli Çaplinit dhe Holivudit, të cilit në vitin 1972
iu nda edhe Çmimi Oskar për filmin”Dritat e Teatrit”- por i cili
ishte realizuar në vitin 1952 dhe ishte i ndaluar të shfaqej në
Amerikë-nga disa shkaqe objektive, por në atë kohë shperblehet edhe kompozitori
– Nino Roti për filmin Antologjik”Kumbara II”/1974/, në të cilin
luajnë:Robert De Niro, Al Paçino, Robert Dyvall dhe Diana Kiton.Lëvizjet e reja
filmore sollën edhe disa “mjuziklla”të tjerë të cilët e begatuan këtë
zhanër me atmosferë shumë më të errët dramatike.Edhepse filmi”Kabare”/me
Lajza Minelin/- laureat i 8 çmimeve oskarë-nuk është shpallur filmi më i mirë i
vitit 1972, por është bërë fitues edhe për muzikën më të mirë, kompozitori –
Rasel Berns, përveç me këtë Oskar, është shpërblyer edhe për muzikën e filmit”I
tërë ai xhaz”, të cilin, ashtu si edhe “Kabarenë”, e kishte
realizuar regjisori – Bob Fos.”Neshvili” i Robert Altmanit, i cili edhe
sot konsiderohet kryevepër, nuk kishte marrë asnjë Oskar, përveç për këngën më
të mirë”Unë jam i lehtë”.Vitin tjetër/1976/, Barbra Strejsend e fiton
Oskarin për këngën e saj në filmin”Ylli lindi”, ku luan bashkë me
tinejxherin e asaj kohe – aktorin e njohur – Kris Kristoferson, i cili e kishte
realizuar edhe nga një version të një filmi për Bili Kidin e
paharruar, të cilin e luan edhe Pol Njumeni në filmin”Revolversiti dorëmajtë”.Muzika
më e mirë origjinale i ka kurorëzuar me lavdi edhe shumë kompozitorë të tjerëtë
njohur, me ç` rast titullin përkdhelës e morën edhe kompozitori Vangelis për
filmin”Karroca e zjarrtë”/1981/, Bil Konti për filmin”Çështja
adekuate”/1983/, Xhon Barri”Afrika ime”/1985/ dhe Riçi Sako Moto dhe
Dejvid Byrn për filmin”Perandori i fundit kinez”/1987/.Për këngën
më të mirë filmore – laureatë ishin edhe :Xhorxh Morder, Stivi Vonder dhe
Lajonel Riçi për filmat”Flesh Dens”, ”Top Gan”, ”Gruaja në të kuqe”, ”Netët
e bardha”dhe”Vallëzimi i ndyer”,.Për këngën dhe muzikën më të mirë ishin
shpërblyer edhe filmat:”Nimfa e vogël”, ”Bukuroshja dhe bisha”,
”Aladini”, ”Pikahantas”, ”Filadelfia”, ”Lista e Shendlerit”, ”Mbreti i luajve”,
”Evita”, ”Ema”dhe”Pacienti anglez”.