Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Një Poet që nuk njeh plakje

| E diele, 11.10.2009, 06:59 PM |


Një Poet që nuk njeh plakje

Miqësisht, Vangjush Zikos

Nga Përparim Hysi

Sado po mbush 8-dekada
Mezalla,s'e ndjen plakje
Sikur vjen që nga balada
Nuk shteron e tija magje.

Herë në prozë e herë në vargje
Me të,shihemi,thuaj çdo ditë
Ndaj,them unë,që nuk njeh plakje
E rinojnë atë poezitë.

Herë krijime,herë përkthime
Pse më duket gjallë Lasgushi?!
Se i ngjetë në varg e shkrime
Se i ngjetë,o miq,Vangjushi.

Pa shikoheni mirë në sy
A nuk ngjetë me një Prelat?
Një lirik që sy ay
Varg e fjalë seç m'i ka mjaltë.

Është i urtë dhe është i ditur
Dhe kur s'flet,ke seç mëson
Ai ballë i tij,i ndritur
Sa paqësor!Me kë ngjason?

Më ngjason me një Urtak
Që bashkëshokët ka të rrallë
Të kënaq me fjalë e varg
Dua t'ia puth të bardhin ballë.

Atë ballë aq të ndritur
Atë ballë aq të bardhë
Që aq vargje ka selitur
Si lirik:shokët të rrallë.

Reshperon si pa u ndjerë
Sikur hiç nuk është për rreth
Vargu i tij mjaltë e sheqer
Në  përkthime  veç mjaltë derdh.

Kjo e bën dhe më të dashur
Del portreti në reliev
Falma vargun tim të varfër
Se i ri mbete vërtet.

Tash të falem mik i dashur
(ne veç njihemi në distancë?!)
Po për kë vallë nuk je afër
Ti,Poeti,gurelmaz?

Të uroj të mbushshë një shekull
Prapë dhe kaq:urimi pak!
O Vangjush,i ri ke mbetur
Na kënaq me vargun-mjaltë.

10 tetor 2009