Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
	| E diele, 11.10.2009, 05:30 PM |
	 Ismet TAHIRAJ
Ismet TAHIRAJ
ORË  E SAJ
Dhe çapkenia kur e pa
Mysheteriun e ri me taze vezë,
Mes dallgëve u fanit,
Humnerave te pallimit.
Kur erdhi orë e saj ,erdhi
Më buzqeshje vaji
Ferlikun e saj derdhi
Nga kupë e harrimit.
Dhe myshteriu hyri
Jo ,tek ajo
Buzëqeshur te berberi.
Dhe idhshëm kafshoi
Në midën e tij,
Krateri.
 
Dua djersë fshatari,
Dua qime  teli
Kreshpëruar të më therin
Dhe rrëkëllyerë shkallëve
E përzuri
Humnerave të tmerrit
Kur erdhi orë saj, erdhi...
JETA
Unë princi  në kalë të bardhë
E ti princesha mes yjve kokë e ball,
Vjen e ngrira borë mërdhacake
Dhe sërish behari i bardhë.
Shkëlqen qielli
Shkëlqen  farë,
Del sërish – fidan i mbarë....
E jeta shkallë-shkallë
Nisë e sosë- s’ka të ndal’...
Ti priceshë e thinjosurë
Unë çalaman e i përdal’...
HAMENDSHËM
Hamendshëm  të mos  rysem
               Kreshtave,
Fjalëvevreshtash
Se iriqët gjithçka  përlajnë
Dhe fundërrinë e  pafundërrinë –s’e ndanë.
Mos te rysem honeve
Hemendshëm,
Se gëlojë zog iriqi
Që cijatë më ninulat e përdala
Se s’ka  skaje ,as përfundim
Fjala e dalë nga fjalët...
HIDHËTINË
Baca Kadri Mani, ju më dhatë
Më shumë të drejt,
Ti njohë hidhëtinë e jetës
I shoh në lym , te fund i kënetës
Shpifur soj e sorollop
Si në katran të xhehnemit,
 Të ngjeshur
Cifilitur nga te qeshurit.
Dhe s’ ka fjalë padyshim
I ngritur ishte ,e është i ngriturë ai lym
Dhe si hidra nga ane e tyre ,mbase hedhin-tym
Ne savanën e katranit
Lëngë i breshkës si  shkim...
     
S’ MBETËN ATA  QE S’ISHIN
Ti Bashkim Gollaku
Dosjet cinike,
I shpove më ushtë
Dhe rrahe udhët
Që s’pritnin  më kohë
E ishin përngutë.
Flamuri i juaj
Kurrë nuk ka ra.
Dhe udhët u ndritën
Në terrin që kishte sevda,
Dhe s’mbetën ata që s’ishin
Se kurthë e tyre,
Vetë i ka vra...
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.