Dolores Alipirgu (Dhimo): Miq " turiste " shqiptare ne qytetin buze Jonit
| E shtune, 10.10.2009, 07:37 PM |

|
Petrit Kico Idrizi |
Miq " turiste " shqiptare ne qytetin buze JonitNga Dolores Alipirgu (DHIMO)Kur ndjehemi te lodhura nga punet e shumta te dites,apo javes,kemi arritur tashme te gjejme guximin te shmangim takimet me njerez te lodhshem qe na acarojne me ndryshimet e shpeshta te humorit te tyre dhe preferojme te flasim me njerez qe na i mbushin castet e pakta te lira me gezim.Pervoja e fituar nga puna ime si shoqeruese grupesh turistike,me kishte mesuar te zgjidhja miqte e mi dhe ti konsideroja si turistet qe shoqeroja.Ata vinin nga vende te largeta,ne kohe pushimesh kur njeriu gjendet ne humorin e vet me te mire,larg andrallave te punes,qofte edhe larg njerezve te papelqyeshem te vendit te vet.Me ta biseda rridhte lirshem,pa drojen se c’ka bisedoje ti mund te perflitej me njerezit qe ti njihje, e keshtu ndjeje lirine te flisje per endrrat dhe per ambiciet e tua pa u trembur nga perqeshja apo pertallje.Edhe keta turiste,gjithkush me historine e vet,me dhembjen e vet,me endrat e veta shpalosnin para teje si shoqeruese,ate qe nuk mund ta thoshin ne vendin e tyre,nga e njejta frike njerezore se dikush qe do ti degjonte do ti pergojonte ne vendin e vet.Krijohej midis teje si shoqeruese dhe atyre si turiste nje lidhje “terapie”ku te dy palet ishin terapiste te njeri-tjetrit dhe historite e thena me ciltersi e ne liri beheshin me interesante,sikurse eshte interesant sinqeriteti dhe deshira per t’ju hapur dikujt.Pasi permendnim gjithe llojet e filozofive e pasi flisnim per gjuhet tona ,per historite e vendeve tona ,per historite tona personale,ndaheshim me dhimbje qe nuk do te takoheshim me ,por te lehtesuar, se kishim larguar nga trupi yne rendesen e halleve dhe ankthet qe na gerryenin gezimin.Ata do te largoheshin nga vendi im,biseda e tyre do te mbetej diku ne Butrint,apo ne majen e Llogarase,apo ne muzeun e Onufrit.Ne do te mbeteshim si nje kasaforte ku secili do te mbante mendimet e tjetrit,dhe secila pale do te merrte me vete misterin e pales tjeter.Koha kalonte dhe une fillova te shijoj gjithmone e me teper takimin me njerez te tille te rralle dhe fillova te perzgjedh midis te njohurve ne vendin tim ,miqte “turiste” shqiptare,miq te rralle,elite ne shpirt dhe ne sjellje,ku vetem disa caste bisede do te ktheheshin ne nje ambrozi te perjetshme.I kam gjetur keta miq dhe i takoj sa me rralle ,si nje ushqim festash qe na pergatiste gjyshja,ushqim qe nuk na merzitej kurre se perpos te qenit te vecante na servirej rralle. “Sa mire ndjehem kur te takoj” me thote nje mikja ime,personalitet ne fushewn e letrave shqiptare. “ Dhe a e di, pse”-I them “ sepse une ty te kam perzgjedhur ne rrethin e miqve te mi ‘turiste”,sepse ti rrezaton miresi,nuk ke luhatje ne humor,dhe ne largohemi nga njera –tjetra kur biseda nuk eshte ngopur ende,duke i thene bisedes sone , “vijon ne numrin e ardhshem”.Mendimi i kahershem per te ruajtur miqte “turiste’shqiptare me lindi eshe nga nje bisede me nje kolegen time finlandeze,shoqeruese grupesh turistike.Ne ishim te dyja ne nje moshe , te dyja ne nje trup,dhe ndjenim kenaqesi te shkembenim mendime me njera-tjetren.Ajo ishte aq e lirshme ne bisede dhe friken time per tu shprehur lirshem e quante “lodhje’ nga punet e shumta te dites.Nuk mund ti thosha haptazi se sa e etur isha te degjoja mendimet e saj,te verteten per vendin e saj te cilin ne e kritikonim, aq shume ne faqen e 4, te “Zerit te Popullit”Ne te dyja ishimj shoqeruese grupesh turistike,te dyja kishim shenimet tona tek te cilat mbeshteteshim kur flisnim me mikrofon ne autobus para turisteve,por nuk kishim te njejtat blloqe.Ajo vinte nga vendi ku mjetet shkollore ishin aq te bollshme dhe une nga nje vend skamjeje dhe ne krize ku as qe mund te behej fjale per blloqe te bukur dhe “ luksoze” do ti quaja une per shenime.Blloku im ishte nje fletore e trashe 60 lekeshe e quanim,me katrore dhe me kapak kartoni te trashe e te shemtuar, blloku i saj me kopertine te lemuar e te ndritshme dhe me flete e leter te mire ku kishe qejf te shkruaje tere diten.Prefeset e saj ishin prej metali,ne nuk kishim prefese te tilla ne vendin tone(brezit te kohes se pasmonizmit keto mund tju duken te pabesueshme) dhe prefeset e mia ishin prej kaucuku.Aroma e parfumit te saj ishte e lehte,e embel,ndersa parfumiim ishte sapuni i tualetit 15 lekesh.E merrnim mikrofonin me radhe ne vendine shoqeruesit prane shoferit.Aty blloqet,prefeset,parfumet,nuk kishin me dallim.Ajo ishte spikere ne radio Helsinki,une kisha vellane spiker ne radio Tirana.Zerat tane tingellonin bukur,une flisja per Shqiperine ne anglisht dhe ajo e kthente ne finlandisht per grupin e turisteve finlandeze.Here pas here gjate shpjegimeve qe jepja per vendin tim do te flisja edhe per origjinen e gjuhes sone,turistet kishin kaq kersheri ta degjonin gjuhen dhe une do te filloja t’u recitoja vargje te Naimit dhe poete te huaj te perkthyer ne shqip. Nje heshtje e madhe zoteronte autobuzin turistik kur recitoja ne shqip dhe me pas grupi do te me thoshte me ngazellimse sa shume ju kishte pelqyer gjuha jone,sa shume i rrembente bukuria e gjuhes shqipe, melodia e saj ,si nje kenge e bukur e padegjuar ndonjehere,ashtu e ‘embel dhe e lire’Mikrofoni ne duart tona si shoqeruese me pas ja linte vendin bisedes se lirshme midis dy grash te vendeve te ndryshme, te sistemeve te ndryshme.Midis te tjerave ajo me thote:-A e di cfare ,Dolorez!Sa me shume qe i dua miqte ,aq me te rralla e me te kursyera i kam takimet me ta.Me njeren nga mikeshat e mia takohem vetem nje here ne vit.Rezervojme nje dhome ne nje hotel per nje dite ,hame nje dreke se bashku dhe ndajme me njera -tjetren te rejat e gjithe vitit-me thote mikja ime,shoqeruesja finlandeze gjate nje prej bisedave tona interesante.- Po si duron pa e takuar gjithe vitin? –e pyes.-Kjo ide me mban gjalle , me ben te ndihem mire,se pas nje viti do te takoj nje mike qe i kam rezistuar tundimit per ta takuar, me qellim qe takimi te behet me i kendshem dhe kanaqesia e takimit me e madhe. Kjo eshte mikja ime me e mire dhe kete e ruaj per ta takuar me rralle.Ky eshte nje ritual qe une e bej prej 20 vjetesh”Me pelqeu ideja e mikes finlandeze ,te cilen nuk e kam takuar me ,dhe vendosa te zgjedh miq dhe mikesha qe te m und ti takoja sa me rralle per te ndjere me fort vleren e tyre,mungesen e tyre dhe per ti bere bisedat tona sa me pikante.Dhe ashtu sikurse flisja me miqte e mi turiste te huaj,,vendosa qe midis te njohurve te mi,se kush do te ishte miku apo mikja “turiste” nga Shqiperia, me te cilet sit e takohesha rralle,sa me rralle,per te ndjere shijen e mallit dhe per te groposur biseda ,endrra,ambicie qe per te tjeret me te cilet takohesha shpesh ,mund te dukeshin paksa te cuditshme.Jam e lumtur qe ne miqesite e mi ate pakta kam disa miq te vyer “turiste “ shqiptare por ne kete perzgjedhje qe kam bere nuk me kishte shkuar kurre ndermend se do te vinte nje dite,qe keta njerez te cilet une i ruaja per ti takuar si miqte e mi me te mire,.ishin qenie njerezore,nuk ishin te pavdekshem,mund te largoheshin krejt papritur duke mos me dhene mundesine per ti takuar dhe per te zbrazur biseda e mbledhura ,per ti treguar me endje. Ndaj ndjeva nje boshllek te madh ,kur ne fund te bisedes me nje miken time albanologe te pasionuar ,ajo me tha se Petrit Idrizi nderroi jete.Dicka u keput brenda meje teksa mora kete lajm. Kisha vite pa e takuar ate njeri aq te gjere ne shpirt,mikun tim te rralle”turist”,me te cilin ne kohe te rrezikshme kisha patur guximin te ndaja mendime te rrezikshme. M’u kujtua serish biseda me miken time finlandeze,per takimet e saj nje here ne vit me miken e saj te rralle.Teksa perfundoi biseden ajo me tha:”Pas ketij takimi nje here ne vit me kete shoqe,une ndjehem e lehtesuar nga hallet e jetes dhe rifilloj punen e lehte si nje pende”Ndaj ndjeva aq dhembje kur mora lajmin qe Petriti nuk ishte me ,sepse ashtu ndihesha kur flisja me te, e lehte si nje pende dhe me nje deshire dhe me pasion me te madh per pune.Kur njerezit e dashur na largohen nga kjo bote ndjejme nje lloj pendese qe nuk kemi folur aq sa duhet per miresite e tyre ne gjallje te tyre.Nuk e ndjeva kete brerje ne ndergjegje per mikun tim te rralle Petritin,sepse gjithmone kam folur per ate njeri ashtu sic e mendoja,sikurse e kisha njohur dhe sikurse ishte ai ne te vertete : njeriu i urte ,njeriu i mencur,njeriu i perulur ne dijen e vet,demokrati i kohes se monizmit ne ate qytet te vogel bregdetar ,ku gjithkush njihte gjithkend,ku i ligu tregohej me gisht dhe i miri njihej nga te gjithe.Petriti ishte shef i seksionit te arsimit kur une e sapo diplomuar do te lija Tiranen time te bukur,Tiranen ku isha rritur dhe shkolluar per te punuar dhe jetuar ne Sarande,nje qytet qe nuk e kisha pare kurre ne jeten time.Kisha degjuar qe ishte nje qytet shume i bukur,por ende nuk e kisha marre vesh se sa larg Tiranes do te ishte.Tani Saranda duket afer Tiranes, por ne ate kohe duhej te zije radhe per jave te tera per te prere bileten e autobuzit Ballsh-Sarande te cilin do ta merrje pas nje udhetimi te lodhshem disa oresh me trenat e mbingarkuar me udhetare. Ne udhetimin tim te pare drejt atij qyteti do te shoqerohesha nga nje bashkstudente,do te shihja per here te pare se ku jetonte i fejuari im,ku me pas edhe une do te jetoja per me shume se 20 vjet.Asokohe ende nuk e dija se une do te rrija aq gjate ne ate qytet,fluturoja me endrrat e Shekspirit dhe te Heminguejt,mendoja te vazhdoja studimet per Shekspirin dhe te mbaja leksione per letersine angleze dhe amerikane diku ne Tirane ,por keto mbeten vecse endrra qe perseriteshin per njezet vjet ne shetitoren e vetme te asaj kohe ne qytetin e Sarandes. Udhetimi im i pare nga Tirana ne Sarande s’kishte te sosur dhe une po e lodhja bashkstudenten time me pyetjen-“erdhem?”, qe kur mberritem ne  |
Saranda |
Tepelene.Une nuk kisha udhetuar kurre andej dhe kur mberritem me te vertete ne Sarande isha teper e lodhur per te shijuar bukurine e detit qe na u shpalos.Deti mu duk ogurzi,sikur me tha se une po syrgjynosesha ne nje vend ku nuk do te kisha asnje nga njerezit e mi te cilet do te mund ti takoja vetem nje here ne vit,ne kohen e pushimeve.Tani takimet e rralla midis njerezve te afert jane bere aq te zakonshme,por ne ate kohe rralle njerezit takoheshin rralle. Nuk e di pse nuk po e shikoja me optimizem ate qytet aq te bukur.Rruget ishin te paasfaltuara ndryshe nga rruget e qytetit tim te lindjes Korces ku mund te ecje me elegance maje takave te larta edhe ne debore.Perpos rrugeve te paasfaltuara dhe rrugicave me guricka,ketu cdo rruge nuk do te ishte e drejte por e pjerret dhe drejt kodrave ,qe per nje vajze te ritur ne Tirane serish perbente veshtiresi .Qyteti per mua do te behej me pak terheqes kur do te hapja radion dhe nuk do te mund te degjoja stacionet italiane qe i kapja aq lirshem ne Tirane ,apo radio Pragen dhe Heat Parade te saj qe ne e kapnim aq lirshem ne Korce.Oh sa do me merrte malli te degjoja “Akua axura,akua kiara” dhe “Liza dagli oshi blu”. U zgjata kaq shume ne pershkrimin e qytett te Sarandes sipas pershtypjes sime te pare,per te treguar se sa te rendesishem do te beheshin per mua miqte e rralle”turiste” ne kete qytet. Me kujtohet kur ra debora e pare ne ate qytet bregdetar,nje debore qe njerezit nuk e kishin pare per me shume se njezet vjet.Shume prej nxenesve te mi nuk kishin pare kurre debore me sy.I shihja te rendnin te dehur nga gezimi duke luajtur me deboren dhe une qe e dija se c’do te behej me pas me ta ,rendja si e marre per te mos i lejuar te preknin deboren. Lindur ne Korce i kisha mesuar dhe pesuar hilet e debores se bardhe dhe te bukur qe eshte aq tinzare sa te vret dalengadale kur te gjen te papregatitur.Nxenesit e mi bregdetare nuk ishin te pergatitur ne veshje per kohe debore sikurse na pergatisnin nenat apo gjyshet ne Korce,qe ti rezistonim dimrit te eger me dy pale corape leshi veshur dhe me bluza leshi e me pallto. Shumica e nxenesve te mi nuk mbanin pallto e as qe behej fjale per gjera te leshta veshur ne trup te tyre.Ngazellimi nga debora nuk zgjati gjate dhe une pashe ate qe prisja,duar te mavijosora,klithma dhe te qara nga dhimbja e nga te ftohtit dhe asnje mundesi per ti ngrohur ata nxenes ne klasat e medha dhe te akullta qe kurre nuk kishin pare ngrohje,fale regjimit te rrepte te kursimit ne ate kohe.Megjithese nuk lejohej te sillje ngrohese me korent,porosis nje femije qe e kishte shtepine prane te na sillte nje ngrohese.E kush do te ngrohej me pare me ate ngrohese vetem me nje tel,teli tjeter nuk funksiononte.Atehere mendoj ti ve te kendojne ne vend qe te qajne ,dhe kenga e pare qe me vjen nder mend tu mesoj ishte kenga e ndaluar per kohen”Xhingel Bell”.Eshte kenga aq e njohur tashme per femijet qe kendohet per Krishtlindje.Ne ate kohe as qe behej fjale tu mesoje nxenesve kenge me permbajtje fetare,por ajo kenge ka nje melodi aq te gezueshme,mesohet aq lehte nga femijet dhe u jep aq gjalleri.Do ta mundnim deboren duke mesuar fjalet e kenges , e cila flet per femijet qe ngasin nje slite ne debore duke qeshur e duke kenduar.Femijet filluan te kendojne e kercejne,kishin shume qejf kur ju mesoja kenge te huaja e xhingel bell ushtoi ne te gjithe shkollen e me pas ne rruget e Sarandes. Dihet qe femijet vazhdojne te kendojne kengen e tyre te porsamesuar edhe ne rruge ,edhe ne shtepi. E dehur sic isha qe i shpetova femijet nga te ftohtit me “nxemjen ‘ nga kenga,pak kohe kisha te mendoja se ata po kendonin nje kenge te ndaluar. Pas kesaj kenge do ta takoja Shefin tim Petrit Idrizin ne nje seminar ku une do te mbaja nje kumtese per romanet mbi Bethovenin nga Romen Rolan dhe Fan Noli. Ai me pergezon per kumtesen dhe me te qeshur me thote te kufizohem pak ne kenget qe ju mesoj femijeve dhe me ze te ulet me thote”megjithese mua ajo kenge me pelqeu shume”. Sa madheshtor mu duk ai njeri,cfare engjelli mbrojtes ne ate qytet te vogel ku sektarizmi behej shume i rrezikshem dhe po aq i gjere solidariteti i intelektualeve sarandiote kunder tij.Pas Petritit afrohet nje intelektual i shquar sarandiot,qe Petriti e kishte ne ekipin e tij.Quhej AgimXhiku.Kerkon nga une me shume edukate te beja nje kumtese per menyren e trajtimit te nxenesve te veshtire. Duke takuar njerez te tille si Petriti dhe Agim Xhiku ,dalengadale vleresimi per veten si nxenese e shkelqyer e ardhur nga Tirana po me binte dhe vendin ketij vleresimi po ja zinte admirimi per keto intelektuale sarandiote dhe per erudicionin e tyre te cuditshem.Keta njerez me dhane force te mos bija ne deshperim qe kisha lene kryeqytetin,nga forca e ketyre njerezve une mora guxim te mbahem e te mos bie intelektualisht pasi do kisha fatin te punoja me nje berthame te tille njerezish te urte qe politika e asaj kohe zor se do ti zhbente. E teksa vazhdoja jeten ne ate qytet te vogel dhe te larget , e qemtoja njerezit e ditur dhe te mire ,sa me shume kalonte koha,aq me shume ai qytet so te behej i imi. Vertet me mungonte zeri i Celentanos,i Albanos,Rita Pavones,Mines, por une nuk do te jetoja ne boshllek muzikor.Keta njerez te dashur per mua do te zevendesoheshin nga sksofoni i grekut te njohur Kacaroi,nga zeri i Marineles,i Dalares,Janis Parios,Haris Aleksiu,qe do ti degjoja me endje dhe fshehurazi. Kenget e tyre me benin qe deti te me dukej i bukur edhe ne dimrin e vetmuar te Sarandes. Une merresha me gjuhet dhe gjuha greke dalengadale do me bente per vete e shprehur ne kenget greke ku dhimbja del nga cdo tingull dhe shpresa eshte aq e gjere. Ne momente trishtimi do te kendoja: “ I kardhiamu fila fila…..Zemra ime si petale te keputura nga nje trendafil…..” E me pas do te vijoja me “ Dashuria nuk njeh kufi…….sa te dua…..sa te dua….” Ne ate qytet do te shihja burra qe i donin shume grate e tyre dhe kur vdisnin u vinin ne varr librin e tyre te preferuar. Nuk do ta harroj diten kur nje miku im sarandiot percolli gruan e vet per ne banesen e fundit dhe mbi arkivol i vuri librin “ Zekthi” te cilin ajo e preferonte aq shume.Ja keshtu do te doja ate qytet ,ata njerez te mire sarandiote qe me ngrohen ne vetmine time dhe keshtu do ta takoja serish shefin tim Petrit Idrizi,kete here per dicka serish te pabesueshme per kohen e tanishme.Ishte koha e shpalljes se armiqve te popullit dhe bashke me te publikimi i liste librash te ndaluar dhe emra njerezish te ndaluar. Ne listen e emrave qe nuk duheshin mbajtur me ishte dhe emri im Dolores. Me therrasin ne drejtori te shkolles per te nderruar emrin tim,pasi emri Dolores nuk do te lejohej te mbahej me .E dija qe po te kundershtoja,do te quhesha se kundershtoja vijen e Partise,por une nuk munde te jetoja pa emrin tim.Po me dukej sikur po me shkulnin se bashku me lekuren time feminine,te kaluaren,dashurine per prinderit qe me kishin vene ate emer.Ju them se nuk mund ta nderoj emrin pasi emri me lidh me kujtimin e prinderve te mi.Nuk mund te them se nuk me kapi frika njerezore pas kesaj deklarate.Ashtu e tmerruar sic isha per ate qe mund te me ndodhte ,kerkoj takim me Petritin si shef seksioni.Petriti te priste ngrohte ne zyre,aty largohej cdo barriere midis vartesit dhe shefit dhe te krijohej nje mirebesim per te folur lirshem.Petriti ishte i pajisur me nje dhunti te tille.I them se nuk gjej force te ndahem nga emri im dhe ai me pergjigjet –“ Mbroji kujtimet Dolores,jeto me emrin tend, packa se eshte i ndaluar per kohen !” Dal nga zyra e tij duke ndjere deshiren te perqafoja gjithkend dhe ti thosha se c’fjale kurajuese me tha shefi,te ruaja emrin tim packa se ishte e ndaluar per kohen,por jo kete kuraje te marre duhej ta mbaja te kycyr thelle sado e veshtire qe te ishte.Gjate kohes qe Petriti punoi shef i seksionit te arsimit,arsimtaret punonin me pasion,largimet dhe transferimet nga puna ishin te rralla,Petriti perpiqej te zvogelonte dramen njerezore te kohes ne pozicionin qe kishte. Ai i ndihmoi njerezit te ruajne emrin e tyre dhe punen e tyre si arsimtare edhe kur ju denohej babai,vellai apo femija si armik i popullit.Gjate kohes qe Petriti ishte shef,shume nxenes me te kaluar “ te keqe” fituan te drejtene studimit per shkolla te larta,sepse Petriti diti ta perdorte mundesine qe i jepte pozicioni per te zbutur luften e eger te klasave ,duke e ditur se kjo zbutje perbente blesfemi per kohen.Por demokrati Petrit se bashku me ekipin e tij, e me te nderuarin Agim Xhiku blasfemuan ne ate pushtet te eger duke shperndare miresi dhe duke na ngrohur me qendrimin e tyre demokratik. Petriti nuk i shihte njerezit nga biografia,por nga talenti dhe pasioni i tyre per punen. Ky ishte Petriti qe une njihja nga larg,kur une isha nje mesuese e thjeshte e ai do te ishte shefi im i madh. Me vone do te kisha rastin ta njihja Petritin nga afer,ai do te behej drejtor ne Kabinetin Pedagogjik te Sarandes dhe une do te transferohesha me pune ne ate kabinet si specialiste per lendet e gjuhes shqipe dhe te gjuheve te huaja. Mund te them pa droje se kjo ka qene periudha me e bukur e punes sime.Gjate javes punoja me ekipin tim perpos puneve te tjera eshe per mbledhjen e fjaleve te rralla te gjuhes shqipe.Ekipi qe drejtoja ishte nje “Shengen” i vogel, me specialiste me origjine shqiptare ,greke,origjine fetare ortodokse ,muslimane dhe gjithe ekipi qe drejtonte Petriti kidhte qelluar te kishte nga krahina te ndryshme te Shqiperise,nga besime te ndryshme fetare dhe me kombesi shqiptare ,greke, e njeri prej anetareve te ekipit e kishte nenen serbe. Asnje dallim kombesie apo feje nuk na pengonte te punonim aq mire dhe te ishim aq te sukseshemne punen tone. Ne kete ekip greku germonte per fjalen e rralle shqipe dhe shqiptari vizitonte shkollat ku mesohej greqishtja si gjuhe amtare e midis nesh nuk dallohej asnje lloj diskriminimi ndaj tjetrit.Gjate kohes qe punova ne Kabinetin Pedagogjik me Petritin u zhvilluan sesione shkencore shume te rendesishme,arsimtaret mbanin kumtesa serioze e shume te ngritura nga ana profesionale . Petriti ishte nje bashkshort e baba shembellor. Kur nuk ishte me shef arsimi dhe kur ndoshta e pati te veshtire per nje te drejte studimi per vajzen e tij te vogel dhe aq te mire ,shpirti i tij nuk u ligeshtua kur kjo e drejte ju refuzua.Ai vazhdoi tu flase njerezve me po ate miresi e dliresi.Punova me Petritin gjate kohes se renies se murit te Berlinit,”arratisjes” se Ismail Kadarese,themelimit te Partise Demokratike,ndava me te mendimet e mia sekrete per demokracine ,entusiazmin tim per ndryshimin qe mezi e prisja dhe kurre nuk u tradhetova nga ai. Petiti ishte per mua nje vella i madh,nje mik i rralle,nje demokrat i vertete qe i dha emer qytetit te vogel te Sarandes ,ku ai jetoi dhe punoi per shume vjet. Sa here do te vizitoj ate qytet ku rrita femijet e mi te dashur,do te kujtoj Petritin ne valvitjen e dallgeve te detit. Po qe se ne ate kohe do ti kerkohej te nderronte emrin une do te zgjidhja per Petritin emrin “ intelektuali demokrat paqesor” duke qene e vetedijshme se kam thene shume pak per kete njeri,por e kam thene thjesht dhe ashtu si ma ka ndjere zemra.
Për ZSH: Eduard Dilo
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.