Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Për me e ba Shqipninë-Shqipni!

| E shtune, 10.10.2009, 07:58 PM |


Agim Gashi
 
Për me e ba Shqipninë-Shqipni!

Tanë Arbnija u ngrit në kambë
Nga Tirana e nga Prishtina,
Kanë marrë rrugë në ato kodrina
Kanë marrë rrugë n´tunel me hy
E me e ba Shqipninë-Shqipni!

Karvaneve mirë u prinë
Prej Tirane Sali Berisha,
Kaluen male, kaluen pisha,
E përcjell Jozefina Topalli
Se sa shumë na ka marrë malli,
N´Kalimash me hapë tunelin
Me ja ba Shqipnisë nderin.

Gjëmoi deti, fusha e lumi,
Arbënija u zgjue nga gjumi
U zgjue nga gjumi me hov e rrëmujë,
N´Kalimash kanë marrë nji udhë
Sali Berisha atdhetari
Në tunel po hyn i pari,
Me shumë ministra e deputetë
Sa shumë populli përshëndetë
Atë tunnel me hapë përjetë
Vllai me vlla me u përpjekë!

Në eskavator hypi Sali Berisha
Marrin zjarrë ato makina,
I jep zjarr dhe shpon tunelin
Si me ja veshë nuses velin!
E çka të shohësh në anën tjetër
Shqiptarë të Dardanisë së vjetër
Tanë elita e Dardanisë
Trimin Salë tuj e pritë,
N´përqafim me mallë janë rrokë
Lot´ gëzimi t´gjithë po lëshojnë,
Na u ba Shqipnija e vërtetë
Mjaft kemë pritë qe tremijë vjet!

Gazetarët raportojnë
Dhe mediat emitojnë
Për këtë akt të jashtëzakonshëm
T´këtij bashkimi të përmallshëm,
Miliona njerëz, shqiptarë t´vërtetë
N´vajë gëzimi se ç´janë zhgrehë
Ngjarje e madhe në histori
Se u ba Shqipnija-Shqipni!

31 maj 2009,
Spitali i Bierkesdorfit-Düren